Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dosja – Të pasurit dhe liderët botërorë nën kthetrat e koronavirusit të ri.
“Kjo është një Luftë Botërore, përveç një ndryshimi: Në këtë rast të gjithë jemi të barabartë”. Miliarderi Bill Gates e bëri të qartë në deklaratën e tij, që koronavirusi i ri, nuk bën dallim mes të pasurve e të varfërve.
Bilionerë, biznesmenë, udhëheqës botëror, mbretër, yje të sportit, Covid-19 nuk ka kursyer askënd. Virusi vdekjeprurës ka goditur miliona njerëz në të gjithë botën, përfshirë këtu të pasurit dhe të famshmit.
Në këtë rast paratë nuk janë një zgjidhje për t’i shpëtuar ‘kthetrave’ të armikut fantazmë. Gjithkush mund të infektohet, gjithkush mund të jetë preja e Covid-19, ‘armës bërthamore’ që është kthyer në kërcënimin më të madh për njerëzimin.
Në këtë shkrim përcillet një përmbledhje e figurave të profilit të lartë që rezultuan pozitivë me koronavirus. Disa nuk i shpëtuan dot, të tjerë fituan ‘luftën’ dhe treguan me entuziazëm rezultatin e tyre. Një gjë është e qartë, Covid-19 nuk i kursen të privilegjuari…
Me në krye kryeministrin, Boris Johnson që trazoi britanikët pas disa ditësh në terapi intensive, aktorë, shkrimtarë, futbollistë dhe këngëtarë janë përballur me Covid-19 dhe ja kanë dalë të jenë fitimtarë në këtë ‘betejë’ të frikshme, por të tjerë nuk ja dolën dot!
Të famshmit që u ndanë nga jeta si pasojë e koronavirusit (LISTA)
1.Shkrimtari kilian i mërguar, Luis Sepulveda, 70 vjeç, ka vdekur në një spital në Spanjë rreth gjashtë javë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Autori më i lexuar kilian, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në mërgim në Evropë, u dërgua në spital më 25 shkurt pasi tregoi për herë të parë simptomat e Covid-19, pas kthimit nga një festival i librit në Portugali, por nuk arriti t’i mbijetonte këtij virusi vdekjeprurës.
2.Neurokirurgu 73-vjeçar me famë botërore Dr.James T. Goodrich, i cili ndau binjakët siamezë, ka vdekur nga koronavirusi.
3.Animatorja e Disney, Anne Sullivan e cila ishte një piktore për filmat më të ndjekur vizatimorë, “Sirena e Vogël” dhe “Mbreti Luan” dhe “Pocahontas”, është ndarë nga jeta si pasojë e koronavirusit në moshën 91-vjeçare.
4.Një zyrtare e lartë humbi jetën nga koronavirusi në Iran. Deputetja konservatore 55-vjeçarja, Fatemeh Rahbar, që ishte zgjedhur së fundmi në parlament nga Teherani, u nda nga jeta për shkak të virusit Covid-19
5.Aktori britanik, Tim Brooke Taylor humbi jetën në moshën 79-vjeçare si pasojë e koronavirusit. Ai ishtë ndër aktorët më të njohur komikë në Britani, ku veçohej shfaqja e tij “The Goodies”.
6.Legjenda e xhazit amerikan, Ellis Marsalis vdiq në moshën 85-vjeçare, pasi kishte rezultuar i infektuar me koronavirus. Shkaku i vdekjes ishin komplikimet e Covid-19.
7.Pape Diouf, Senegal, 68 vjeç, ish-president i klubit francez të futbollit Olympique de Marseille, vdiq 31 Mars në Dakar, i infektuar me Covid-19.
8.Ish- presidenti i Republikës së Kongos, Zhak Joaquim Yhombi Opango vdiq në Francë në 30 Mars, në moshën 81 vjeçare si pasojë e koronavirusit.
9.Një muzikantët më të famshëm në Afrikë saksofonisti Manu Dibango, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Ylli i muzikës Jazz ndërroi jetë në spital në moshën 86-vjeçare.
10.Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz vdiq 21 Mars, në moshën 76-vjeçare. Sanz, i cili ishte president i Real Madrid midis viteve 1995 dhe 2000, nuk arriti t’i mbijetonte infektimit nga koronavirusi i ri.
Të famshmit që triumfuan ndaj Covid-19 duke mposhtur virusin vdekjeprurës (LISTA)
1.Mbretëria e Bashkuar u alarmua, pasi kryeministri i vendit, Boris Johnson rezultoi krejt papritur i infektuar me Covid-19. Lajmi ishte tronditës për britanikët, dhe sytë e veshët ishin drejtuar nga gjendja shëndetësore e liderit Johnson. Por, fati deshi që Boris Johnson të dilte fitimtar ndaj koronavirusit të ri. Edhe pse kaloi ditë shumë të vështira, në terapi intensive, kryeministri i Britanisë mposhti Covid-1-9, dhe për këtë ju shpreh mirënjohës stafit të mjekëve që asistuan në kurimin e tij. Ai po vazhdon rimëkëmbjen e tij në Checkers, pronë e kryeministrave britanikë.
2.Fituesi i çmimit Oscar, aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson rezultuan pozitivë me koronavirus. Çifti i famshëm i aktorëve u infektuan në kontinentin australian gjatë një projekti pune, dhe u futën menjëherë në karantinë. Ata ndanë me ndjekësit vazhdimisht informacione rreth gjendjes së tyre shëndetësore, dhe pas disa ditësh dhanë lajmin e mirë se e kishin fituar luftën me armikun e padukshëm.
3.Dy futbollistë e prekur nga koronavirusi, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani, fituan betejën e tyre me virusin vdekjeprurës. Rugani do të ishte edhe i pari lojtar në Serie A që infektohej me koronavirus, por pas një lufte të gjatë ai arriti të fitojë edhe ndeshjen më të madhe të jetës së tij.
4.Koronavirusi nuk kursen as familjen mbretërore në Britani. Princi Charles i Uellsit rezultoi gjithashtu pozitiv pasi u testua për Covid-19, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte këtij virusi të pabesë. Të gjithë sytë shkuan nga mbretëresha e Anglisë, Elizabeth, duke paralajmëruar rrezikun që i ishte kanosur pas këtij lajmi. Por pallati mbretëror ka raportuar deri më tani, se mbretëresha është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe është izoluar në një vend të sigurt.
5.Sophie Grégoire Trudeau, gruaja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë vetë-izoluar në shtëpinë e tyre. Por, për fat të mirë, zonja e parë e Kanadasë ka arritur të mposhtë virusin Covid-19, dhe kryeministri Trudeau nuk mbeti i infektuar.
6.Arsenali njoftoi zyrtarisht se trajneri Mikel Arteta ishte i infektuar me koronavirus. Por, trajneri i Arsenalit ja doli të fitonte betejën me Covid-19.
7.Aktori i njohur Idris Elba ka rezultuar pozitiv për Covid-19. 47-vjeçari, e ka konfirmuar vetë këtë nëpërmjet një postimi në Tëitter. Megjithatë aktori tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas disa tamponëve, ka rezultuar negativ.
8.Mes të prekurve me koronavirus ishte dhe guvernatori i Piemontes, Alberto Cirio, gjendja e të cilit u komunikua nga stafi i tij. Por, Cirio i mbijetoi pa pasoja fatale, Covid-19.
9.Aktorja e famshme që ka luajtur përkrah James Bond ka rezultuar pozitive me koronavirus. Olga Kurylenko është prekur nga Covid-19 dhe këtë e ka pohuar vetë në rrjete sociale. Por, pas ditësh të tëra kujdesi në karantinë, ajo ka sjellë lajmin e mirë të rikuperimit dhe shërimit nga virusi vdekjeprurës.
10.Këngëtarja e njohur amerikane Pink, ka rezultuar pozitive më Covid-19. Fituesja e çmimeve Grammy, është shprehur se është infektuar nga djali i saj, pasi ai kishte shfaqur simptoma dy javë përpara se këngëtarja të kryente testimin. Për fat të mirë Pink dhe i biri e kanë kaluar më të keqen dhe kanë rezultuar negativë pas javësh rikuperimi.
11.Tenori me famë botërore Placido Domingo njoftoi disa javë më parë se ishte diagnostikuar me COVID-19. Ishte vetë tenori në një mesazh në Facebook, që njoftoi fansat e tij se ishte prekur nga koronavirusi. Tenori me famë botërore, madje është shtruar në spital në Meksikë, pasi gjendja e tij është përkeqësuar. Megjithatë duket se e ka fituar betejën e vështirë me Covid-19.
Pabarazia në botë është gjithnjë prezente, në forma të ndryshme. Ka të varfër e të pasur, të shëndetshëm e të sëmurë, të fat e të pafat. Dikush udhëheq, e dikush nëpërkëmbet…Covid-19 ka arritur të gjunjëzojë globin, dhe të nënshtrojë edhe ata që mendojnë që paraja është çelësi i shpëtimit. Përballë tij të gjithë jemi të barabartë.
R.L/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Robert Berisha, ish-bashkëshori i këngëtares Nora istrefi është shprehur se asnjë nga efektivët në Prishtinë nuk e ndalon sepse e njohin dhe nuk i ...
TIRANË– Këngëtari me origjinë nga Kosova, Robert Berisha në një intervistë për revista”Story” ka folur për planet e tij për një martesë t...
TIRANË– Një ndër moderatoret më të pëlqyera të publikut shqiptar, Arbana Osmani është pyetur shpesh për periudhën e rikthimit në ekran, pas shkëputjes për ...
TIRANË– Graciano Tagani dhe Ervin Kurti ndajnë mendime të kundërta mbi emancipimin e femrës shqiptare, përsa i përket marrëdhënieve seksuale. Të pran...
TIRANË- Modelja e fitnessit, Dorina Mema ka folur për vajzat që ka trajnuar në palestrën e saj, dhe është gjendur përballë zgjedhjes, mes Lei Krajës dhe Ke...
TIRANË- Koronavirusi ka ndryshuar tashmë botën përfshirë edhe mënyrën tonë të jetesës. Këtë vit do të duhet t’i harrojmë të gjitha grumbullimet masive përf...
TIRANË- Ish-velina e Stop, Alesia Bami ka qenë pjesë e bisedës në temën ‘e nxhehtë’ të zgjedhur në rubrikën Trotuar, këtë të dielë. “Marr...
FRANCË– “Le Soir” ka botuar, të martën e 10 dhjetorit 1889, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me promovimin asokohe të romanit në gjuhën frënge të P...
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijën nga spitali i Infektivit, ku turni i tretë ka ndërruar krejtësisht atmosferë. Në videon e publikuar nga FaxNews, shihet ...