LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-SEANCA/ Burg ‘ushtarit’, lirohet e dashura e Dumanit: S’dija kush ishte (Rrëfimet)

2 Prill 2022, 12:44 Nga DOSJA
DOSJA-SEANCA/ Burg ‘ushtarit’, lirohet e dashura e Dumanit:

ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Henrik Hoxhajn, ‘ushtarin’ e  Nuredin Dumanit, ndërsa e dsahura e 39-vjeçarit, Mirjetë Hajdini është liruar nga qelia. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Matilda Fetahu vendosi që të linte në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ 20-vjeçaren nga Kosova. Hoxhaj për “armëbajtje pa leje, prodhim i armëve luftarake, dhe përkrahje e autorit të krimit. Ndaj Hajdinit rëndonin akuzat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, por e para u rrëzua sot. Vetë e reja nga Gjilani deklaroi para truopës gjykuese se njohja e saj me Dumanin kishte nisur nga një gënjeshtër. Sipas saj, Dumani i ishte prezantuar si Arvit Spahiu, 27 vjeç me një letërnjoftim që nuk ishte i Shqipërisë dhe as i Kosovës, por i një tjetër shteti që ajo nuk kishte mundur ta dallonte dot. Të dy ishin takuar për herë të parë në një lokal në Gjilan dhe i shumëkërkuari për të paktën 7 vrasje i kishte marrë numrin e celularit 20-vjeçares.

Më pas, dyshja kishin filluar të takoheshin thuajse çdo ditë, e pas një muaji gjërat morën tjetër rrjedhë. Dumani iu drejtua shtëpisë së familjes së Hajdinit, kërkoi dorën e të resë dhe fillimisht nisën bashkëjetesë në një shtëpi në Gjilan. Me prindërit e tij, Dumani i kishte shmangur takimet me argumentin se ata jetojnë në Francë, kur nga raportimet ajo që dihet është se familjen bashkë me fëmijët i ka në Rrogozhinë. Rrëfimin e Hajdinit e konfirmoi dhe avokati i daj përmediat, i cili shtoi se klientja e tij nuk e kishte idenë për akuzat që rëndonin mbi të dashurin që nuk ishte ai që i ishte prezantuar fillimisht.  

Nga ana tjetër, për tre mjekët që kuruan Dumanin pas atentatit të ndodhur na Papër mbrëmjen e 29 marsit, Bledi Berdalli Julian Malaj dhe Ermal Gjeci, seanca është shtyrë për të dielën. Mjekët akuzohen për moskallëzim krimi, pasi nuk raportuan në polici se kishin mjekuar të shumëkërkuarin. Në rrëfimin e tyre para grupit hetimor ata janë shprehur se nuk e kishin idenë se Dumani ishte i shpallur në kërkim, ndërkohë që ligjërisht një situatë e tillë raportohet në polici për çdo person, qoftë ai i kërkuar nga autoritetet apo jo. Edhe Dumanit iu caktua një tjetër masë ‘arresti me burg’ sot, pas dy që iu dhanë një ditë më parë për akuzën e vrasjes së dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, atentatin ku mbetën të vrarë, Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia (të dyja ngjarjet e ndodhura në Durrës janë bërë një dosje) dhe vrasjen e vëllait të armikut të tij Talo Çela, taksisti Bujar Çela.

Ç’ka thënë Dumani?

Mesditën e djeshme, Nuredin Dumani ka pritur vizitat e para në shtratin e spitalit të Traumës, ku edhe po mjekohet për plagën e marrë gjatë përplasjes më armë zjarri në Papër të Elbasanit. Dosja.al raportoi ekskluzivisht se fill në momentin që ka parë hetuesin dhe gjykatësin, Dumani ka reaguar me një buzëqeshje, por nuk ka dhënë asnjë informacion. E vetmja gjë që pretendon është se disa njerëz, ndoshta 5 apo 6 persona kanë qëlluar në drejtim të tij. Por kanë arritur vetëm që ta plagosin. Megjithatë shtoi se nuk ua kishte parë fytyrat.

Çfarë ndodhi në Papër?

Dosja.al raportoi e para se e gjithë ngjarja e regjistruar në Papër të Elbasanit ishte një pritë që iu bë Dumanit. Ai u dërgua në Papër të Elbasanit pas një sinjali se atje ndodhej “armiku” i tij, Talo Çela. Dumani kishte në plan të ekzekutonte një tjetër person të afërt të Çelës, por pas vënies në dijeni nga të “afërmit” se Çela ishte shumë afër dhe mund të goditej, shënjestra ndryshoi. Por në fakt, e gjitha ka qenë një kurth i organizuar nga grupi i Çelës. Të dyja palët u përballën me njëri-tjetrin në aksin Elbasan-Cërrik, në vendin e njohur si Papër, ku Nuredin Dumani mori një plumb në shtyllën kurrizore, që i ka depërtuar në mushkëri. I zënë në pritë, Nuredin Dumani u largua i plagosur drejt Fierit ku dhe u mjekua në apartamentin e marrë me qira prej disa ditësh në lagjen Apolonia në Fier. Forcat RENEA shkuan me saktësi në hyrjen ku jetonte Dumani me bashkëjetuesen, ndërsa në media u fol për një telefonatë anonime që sinjalizoi Policinë se ku ndodhej një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për mbi 7 vrasje, përfshirë këtu edhe ekzekutimin e bujshëm të dy vëllezërve Haxhia në Durrës, vrasje që besohet se ka si arsye vjedhjen e milionave që u vodhën në Rinas në prill të 2019-ës. Por burimi nga grupi hetimor i tha Dosja.al se telefonata anonime erdhi nga shumë pranë Dumanit. Saktësia e vendodhjes përfshirë pallatin, numrin e apartamentit dhe katin, nuk mund të dihej nga persona të tjerë përveç atyre që ishin pranë tij. Policia e gjeti Dumanin me shpejtësi pasi informacioni i gjetur ishte i saktë. Strofkulla u zbulua, ndërsa Talo Çela ka “avulluar”. Policia dyshon se ai ishte personi që e qëlloi Dumanin në pritën e ngritur në Papër, pas spiunimit që persona të afërt me të i bënë për planin që Dumani kishte organizuar për ta vrarë.

Por si u kthyen të dy në armiq të përbetuar?

Çela dhe Dumani janë prej gati 2 vitesh në një armiqësi të përbetuar që ka nisur pas vrasjes së mikut të ngushtë të Nuredin Dumanit, Klevis Kapllanaj. Vrasja e Kapllanajt solli ndarjen e dy të fortëve të Elbasanit, dhe që nga 17 shtatori i 2020-ës kur në Elbasan u vra vëllai taksist i Talo Çelës, Bujar Çela, të dy nuk i bashkon më asgjë. Dumani akuzon Çelën si të përfshirë në vrasjen e shokut të tij dhe në shenjë armiqësie dyshohet se i vrau të vëllain. Nga këtu ka nisur një betejë mes dy ish-miqve!

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U lirua nga burgu, avokati: E dashura e Dumanit mund të kthehet në Kosovë, s’dinte asgjë

“Janë në Francë”, si e shmangu Dumani takimin mes krushqve, gënjeu prindërit e të dashurës

“Jemi për turizëm”, ‘spiuni’ tregoi pallatin, por jo katin, Dumani bënte sikur flinte

Nuredin Dumani krijoi identitet të ri! Shtirej si ‘Arvit’ në Kosovë, partnerja e zbulon

MASAT/Gjykata e Elbasanit lë në burg 40-vjeçarin, detyrim paraqitje për partneren e Dumanit

‘Do fejoheshim’/ DËSHMIA e partneres së Dumanit: Më tha jam 27 vjeç, s’ja di kështu emrin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani bledar berdalli henrik hoxhaj mirjetë hajdini nuredin dumani arrestohet nuredin dumani bledar berdalli henrik hoxhaj mirjetë hajdini nuredin dumani

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë