Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
1 orë në zyrën e tij! Pas negociatave me Vuçiç, ambasadorët e Quint-it takim me Kurtin
5 ambasadorët e Quint-it janë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.
20 Mars 2023, 12:22Nga k.m.
Foto ilustruese
PRISHTINË- Për rreth një orë, ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin Kurti, për të mësuar nga ai se çfarë u diskutua në Ohër gjatë 12 orë negociata me presidentin rus, Aleksandër Vuçiç. 5 ambasadorët e Quint-it janë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.
Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i detyrueshëm për t'u zbatuar nga të dy palët. Pas negociatave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Por deri më tani nga ana e Vuçiç është bërë me dije se nuk është firmosur asnjë dokument.