LIVE UPDATES
Bota

10 vjet pas tragjedisë së migrantëve në ujërat evropiane

Më shumë se 300 njerëz vdiqën më 3 tetor 2013 pasi një zjarr shpërtheu në një anije peshkimi që ishte nisur nga Libia në rrugën më vdekjeprurëse të migracionit në botë. Anija, e cila transportonte pothuajse 500 njerëz në kërkim të një jete më të mirë në Evropë, u fundos vetëm qindra metra larg bregut.

31 Janar 2023, 21:50 Nga k.m.
10 vjet pas tragjedisë së migrantëve në ujërat
Foto ilustruese

Një dekadë më parë këtë vit, kreu i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian qëndroi, dukshëm i tronditur, përpara rreshtave të arkivolëve që mbanin kufomat e emigrantëve të mbytur në ishullin italian të Lampeduzës. Disa prej arkivoleve, të vogla dhe të bardha, mbanin trupa foshnjesh dhe fëmijësh.

“Ai imazh i qindra arkivolëve nuk do të më largohet kurrë nga mendja. Është diçka që unë mendoj se nuk mund të harrohet. Arkivolet e foshnjeve, arkivolet e nënës dhe fëmijës që lindi pikërisht në atë moment", tha Jose Manuel Barroso, atëherë president i Komisionit Evropian, në 2013.

Më shumë se 300 njerëz vdiqën më 3 tetor 2013 pasi një zjarr shpërtheu në një anije peshkimi që ishte nisur nga Libia në rrugën më vdekjeprurëse të migracionit në botë. Anija, e cila transportonte pothuajse 500 njerëz në kërkim të një jete më të mirë në Evropë, u fundos vetëm qindra metra larg bregut.

"Lloji i tragjedisë që kemi dëshmuar këtu kaq afër bregdetit nuk duhet të ndodhë më kurrë”, tha Barroso. BE-ja duhet të forcojë “sistemin e mbikëqyrjes për të gjurmuar anijet, në mënyrë që të mund të nisim një operacion shpëtimi dhe t'i kthejmë njerëzit në zona të sigurta përpara se të humbasin”, shtoi ai.

Buxheti i Bashkimit Evropian për ndihmat duhet të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme për të nxitur vendet që të ndalojnë largimin e njerëzve nga ato vende, thuhet në të. Shtetet që nuk pranojnë rikthimin e shtetasve të ryre do ta kenë të vështirë të pajisen me viza evropiane. Bangladeshi, Gambia, Iraku dhe Senegali tashmë janë nën vëzhgim.

Pas një takimi javën e kaluar të ministrave të brendshëm, presidenca suedeze e BE-së tha se, “kërkohen si stimuj pozitivë, ashtu edhe masa kufizuese. Ne duhet të përdorim të gjitha politikat përkatëse në këtë drejtim, si politikat për vizat, bashkëpunimi për zhvillim, tregtia dhe marrëdhëniet diplomatike.

Në tryezën e bisedimeve janë kthyer edhe ndërtimi i vijave ndarëse me tela me gjemba në kufi, megjithëse Komisioni Evropian ka refuzuar më parë të ndihmojë financiarisht vendet anëtare, duke argumentuar mospërputhjen me “vlerat evropiane”. Disa vende të bllokut, kryesisht Hungaria, Austria dhe Sllovenia, kanë ngritur gardhe kufitare ndërsa mbi një milion migrantë hynë në Evropë gjatë vitit 2015, shumica prej të cilëve refugjatë lufte nga Siria dhe Iraku.

Një dokument që pasqyron qëndrimin e qeverisë holandeze, që qarkullon në Bruksel, thotë se, “të gjitha llojet e infrastrukturës (në kufi) duhet të jenë pjesë e një pakete më të gjerë masash për menaxhimin e kufirit, duke garantuar të drejtat themelore siç parashikohen në ligjin ndërkombëtar dhe atë të bllokut”. Kufiri tokësor midis Bullgarisë dhe Turqisë, nga ku janë nisur shumë emigrantë, është një shqetësim i veçantë. E pyetur për këtë të enjten e kaluar, Komisionerja e Punëve të Brendshme Ylva Johansson tha se nuk ka para të mjaftueshme për të ndihmuar vendet të ndërtojnë rrethime kufitare.

Komisioni dëshiron të përshpejtojë procesin e azilit në kufijtë e bllokut dhe ka emëruar një "Koordinator për Kthimet", për të përshpejtuar deportimin. Vitin e kaluar më shumë se 900,000 njerëz aplikuan për azil në BE, duke krijuar një numër të madh çështjes të mbetura pezull. Në një letër drejtuar udhëheqësve, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, thotë se prova fillestare do të bëhet në muajt e ardhshëm përmes "një procedure të përshpejtuar kufitare", duke përfshirë "kthimin e menjëhershëm" të atyre që nuk lejohen të qëndrojnë.

Kjo lloj qajse e një “Kështjelle Evropiane” ka evoluar për shkak të dështimit të BE-së për të rënë dakord për t’i dhënë përgjigje pyetjes shqetësuese se, kush duhet të marrë përgjegjësinë për migrantët dhe refugjatët që mbërrijnë në Evropë dhe a duhet të detyrohen vendet e tjera anëtare që të ndihmojnë? Kjo pyetje është shtruar rrallë herë gjatë vitit të kaluar ndërsa miliona refugjatë ukrainas u mirëpëritën në Evropë, kryesisht nga vende si Hungaria dhe Polonia që kundërshtojnë rreptësisht migrimin nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Pakti për Migracionin dhe Azilin, nga Komisioni Evropian, i publikuar në vitin 2020, supozohej se do të zgjidhte problemin, por është bërë pak përparim. Tani, zyrtarët e BE-së thonë se vendet anëtare mund të miratojnë planin e reformës përpara zgjedhjeve të vitit 2024./VOA

tragjedia e lampeduzes

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën