"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Britania nuk pranon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, Sunak: Nuk janë praktike, duan kohë të për t'u mësuar
Mbrëmë, Joe Biden përjashtoi mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë të avancuar F-16 në Ukrainë, duke hedhur poshtë lutjet e Volodymyr Zelenskyy.
31 Janar 2023, 21:30Nga a.l
Ukrainë
BRITANI- Rishi Sunak ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë me arsyetimin se kjo nuk është praktike. Një zëdhënës i kryeministrit tha se aeroplanët luftarakë të Mbretërisë së Bashkuar janë jashtëzakonisht të sofistikuar dhe kërkojnë muaj për të mësuar se si të fluturojnë, shkruajnë mediat e huaja.
"Duke pasur parasysh këtë, ne besojmë se nuk është praktike të dërgohen ato avionë në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me aleatët tanë për atë që ne mendojmë se cila është qasja e duhur", tha zëdhënësi i kryeministrit.
Kjo vjen pasi Boris Johnson është planifikuar të flasë në një numër ngjarjesh republikane të martën, ku ai pritet të shtyjë çështjen e ndihmës për Ukrainën. Mbrëmë, Joe Biden përjashtoi mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë të avancuar F-16 në Ukrainë, duke hedhur poshtë lutjet e Volodymyr Zelenskyy./ Dosja.al