LIVE UPDATES
Bota

10 vjetori i protestave në Kiev dhe e ardhmja evropiane e Ukrainës

Një ngjarje që ndryshoi fatin e një vendi. Në fund të nëntorit të vitit 2013, Presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Janukoviç, u tërhoq nga nënshkrimi i një marrëveshjeje asocimi me Bashkimin Evropian për shkak të trysnisë nga Rusia.

23 Nëntor 2023, 15:59 Nga h.k
10 vjetori i protestave në Kiev dhe e ardhmja evropiane e Ukrainës
Foto ilustruese

UKRAINË-Kanë kaluar 10 vjet që kur protestuesit pro-evropianë u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, një veprim që çoi në rrëzimin e presidentit pro-rus Viktor Janukoviç dhe aneksimin e Krimesë nga Rusia. Tani, ndërsa lufta në shkallë të gjerë e Rusisë kundër vendit vazhdon, e ardhmja e Ukrainës në Bashkimin Evropian do të vendoset në një takim në mes të dhjetorit në Bruksel.

Një ngjarje që ndryshoi fatin e një vendi. Në fund të nëntorit të vitit 2013, Presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Janukoviç, u tërhoq nga nënshkrimi i një marrëveshjeje asocimi me Bashkimin Evropian për shkak të trysnisë nga Rusia.

Mijëra protestues mbushën sheshin Maidan të Kievit, duke valëvitur flamujt e Bashkimit Evropian. Në mesin e tyre ishte edhe Dmytro Riznychenko.

“Ne ishim në kërkim të dinjitetit njerëzor. Ne donim lirinë”, thotë ai.

Pas një goditjeje brutale të policisë, mijëra ukrainas të tjerë iu bashkuan protestave nga i gjithë vendi. Rreth 108 protestues u vranë në atë që u bë i njohur si 'Revolucioni i Dinjitetit'. Janukoviç dha dorëheqjen në shkurt të vitit 2014 dhe iku në Rusi.

Olga Tokariuk, e cila tani punon për organizatën britanike Chatham House, ishte në mesin e protestuesve.

“Nuk e kishim idenë se çfarë do të ndodhte. Natyrisht, nuk mund ta imagjinonim se Rusia do të pushtonte një pjesë të territorit tonë, se do të kishte një luftë që do të zgjaste për nëntë vjet tashmë, dhe se do të kishte një sulm në shkallë të gjerë nga Rusia, që do të shkaktonte vrasjen e mijëra ukrainasve, përfshirë një pjesë të atyre që morën pjesë në protestat në Maidan si dhe largimin e miliona të tjerëve nga shtëpitë e tyre”, thotë ajo.

Rusia aneksoi me forcë Krimenë në mars të vitit 2014 dhe nxiti një luftë separatiste në Ukrainën lindore.

Ukraina zgjodhi një qeveri pro-perëndimore dhe kërkoi anëtarësimin e vendit në BE. Por Brukseli tha se Ukraina nuk ishte gati dhe kjo rezultoi të ishte fatale, thotë zonja Tokariuk.

“Në fund të fundit, kjo e nxiti Rusinë të fillonte një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, sepse Ukraina u la në harresë. Ajo u la si një zonë neutrale mes Evropës dhe Rusisë”, thotë ajo.

Ukraina tani është e përfshirë në një luftë në shkallë të gjerë me Rusinë. Më shumë se 10 mijë civilë janë vrarë që nga fillimi i agresionit të Moskës në shkurt të vitit 2022.

Muajin e ardhshëm, udhëheqësit evropianë takohen për të vendosur nëse do të fillojnë negociatat zyrtare për pranimin e Ukrainës në BE. Gjatë një fjalimi për nderë të 10 vjetorit të protestave, Presidenti i Ukrainës tha se ky ishte fati i vendit të tij.

“Njëzet vjet më parë, ishte një ëndërr romantike. Dhjetë vjet më parë, ishte një objektiv ambicioz. Dhe sot është një realitet, që nuk është më e mundur të ndalet përparimi i vendit tonë”, tha Presidenti Zelenski.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ofroi mbështetjen e tij.

“Unë do të bëj gjithçka për të bindur 27 kolegët e mi se na duhet një vendim pozitiv në dhjetor”, tha ai.

Është jetike që BE-ja t'i ofrojë Ukrainës shpresë për të ardhmen, thotë zonja Tokariuk.

“Do të jetë një nxitje morale. Do të jetë një goditje për Rusinë, sigurisht, sepse kjo do të thotë se Ukraina është larguar një herë e mirë nga e ashtuquajtura sfera e ndikimit rus”, thotë ajo.

Anëtarësimi në BE do të kërkonte reforma të mëdha në qeverisjen dhe ekonominë e Ukrainës. Vendimi pritet të merret në një takim dy-ditor të udhëheqësve të vendeve të BE-së në Bruksel, që fillon më 14 dhjetor./VOA

ukraina

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë