LIVE UPDATES
Bota

100 ditët e para të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, partitë opozitare: Janë vënë në rrezik arritjet e deritanishme! Po nënçmojnë komunitetin shqiptar

Koalicioni i partive opozitare të “Frontit Evropian” e vlerëson punën 100-ditëshe të qeverisë së Maqedonisë së Veriut si një periudhë përplot me nënçmime, sidomos ndaj shqiptarëve dhe me dështime e skandale.

2 Tetor 2024, 20:00 Nga N.F
100 ditët e para të qeverisë së Maqedonisë së
Qeveria

MAQEDONI E VERIUT- Partitë opozitare, si ato shqiptare edhe maqedonase vlerësojnë se qeveria e kryeministrit Hristijan Mickovski për 100 ditët e para në detyrë ka vënë në rrezik arritjet e deritanishme dhe se po nënçmon sidomos komunitetin shqiptar. Ndërkaq, kryeministri thotë se rruga evropiane mbetet me përparësi për qeverinë e tij.

Koalicioni i partive opozitare të “Frontit Evropian” e vlerëson punën 100-ditëshe të qeverisë së Maqedonisë së Veriut si një periudhë përplot me nënçmime, sidomos ndaj shqiptarëve dhe me dështime e skandale.

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim i vlerëson veprimet e kabinetit qeveritar të Hristijan Mickovskit si një fushatë histerike anti-shqiptare. Ndërkohë, zoti Ahmeti i hedh poshtë spekullimet se Fronti Evropian mezi pret të bëhet pjesë e qeverisë:

Nuk meritojnë shqiptarët dhe komunitetet e tjera këtë nënçmim dhe përbuzje. Nuk e lejojmë këtë. Ne nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e kësaj qeverie, sepse nuk jemi gomë rezërvë. Ne nuk jemi përfaqësues të anarkisë e revanshizmit; ne nuk veprojmë sipas instiktit, sepse jemi ndërtuar sipas ideologjisë kombëtare”, u shpreh zoti Ahmeti të mërkurën para zyrtarëve dhe përkrahësve të koalicionit opozitar.

Fronti Evropian i hedh poshtë edhe akuzat e zotit Mickovski se opozita shqiptare në krye me BDI-së synon ta destabilizojë vendin.

Ne do ta mbrojmë me shumë vendosmëri demokracinë e këtij vendi. Protestat nuk janë destabilizim, por janë demokratizim i një shoqërie; proces që nuk përfundon kurrë”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Venko Filipçe, kryetar i Lidhjes Social Demokrate shprehet se VMRO-ja për këto 100 ditë e la vendin në fund të Ballkanit.

“Mickovski vendosi në mënyrë të njëanshme t’i ndërpresë bisedimet me Bashkimin Evropian sikur shteti të ishte pronë e tij. Ai nuk ka as mandat e as të drejtë ta bëjë një gjë të tillë”, tha kreu social-demokrat.

Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickovski thekson arritjet, siç është ngritja e pensioneve për 40 euro për mbi 330 mijë pensionistë, ivestime kapitale, sipas tij prej 250 milionë eurosh për komunat, punësimin e 600 mjekëve, investime të huaja në një shumë prej 600 milionë euro.

Nuk duhet t’u kthehemi atyre politikanëve të cilët kaluan dekada në politikën e vendit dhe ajo për çka do të mbahen mend janë dy gjëra: shumë korrupsion dhe shumë tradhëti për interesa personale”, u shpreh një ditë më parë zoti Mickovski .

Ai thotë se e ardhmja e vendit është në familjen evropiane, por se “nuk do t’ua lustrojë këpucët disa politikanëve evropianë”, siç u shpreh ai lidhur me kushtet që BE-ja i ka vënë Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e bisedimeve me Bllokun.

Me mua mund të bisedohet vetëm mbi bazën e argumenteve dhe jam i gatshëm t’i pranoj argumentet e tjetrit kur janë më të fuqishme se ato të miat”, tha ai.

Ndërkohë, analisti Isen Saliu vlerëson se në këto 100 ditë të qeverisë pati kundërthënie të dyfisha si në relacionin qeveri – opozitë, po ashtu edhe në mes vetë partnerëve të koalicionit qeverisës.

SB “Këto antagonizma patën efektin negativ në veprimin e qeverisë. është herët për të bërë vlerësimin e saktë sepse 100 ditë janë ndoshta një e dhjeta e mandatit të një qeverie, mirëpo ka shumë çështje që janë hapur dhe ka pak çështje që janë realizuar”, thotë zoti Saliu.

Analisti thotë se janë hapur çështje të rëndësishme prej të cilave varet se në ç’drejtim do të lëvizë ky koalicion qeveritar, dhe vetë Maqedonia e Veriut, e veçanrisht çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike. Në këtë kuadër, ai nënvizon atë që njihet si ‘balancues’ e që është një instrument për përfaqsimin e drejtë në bazë të përkatësisë etnike në administratën publike dhe Ligjin për gjuhën shqipe, të cilat do t’i rishikojë Gjykata Kushtetuese.

SB: “Këto janë tregues që flasin dhe paralajmërojnë zhvillime të bujshme brenda koalicionit qeveritar që shumë lehtë në momente të caktuara mund të rezultojnë edhe me shpërbërjen e koalicionit (qeveritar) dhe formimin e një koalicioni tjetër”, thekson analisti Saliu.

Analastët nuk e përjashtojnë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm edhepse kjo shumicë parlamenatre është shumë afër dy të tretave të votave në parlamentin prej 120 vendesh./VOA

maqedoni e veriut qeveri

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë