LIVE UPDATES
Bota

2024-a: A do të jetë viti kur lajmet e rreme do ta shkatërrojnë demokracinë?

Gati 1 miliard njerëz mund të shkojnë në qendrat e votimit në 12 muajt e ardhshëm, në mesin e një ‘stuhie’ të keqinformimit dhe manipulimi dixhital, pra në një situatë të ndryshme nga çdo gjë që ka parë deri më sot bota. Në lojë janë gjëra tejet të rëndësishme për të ardhmen e vetë demokracisë.

30 Dhjetor 2023, 14:45 Nga Mihir Sharma
2024-a: A do të jetë viti kur lajmet e rreme do ta
Foto Ilustruese

Nga Mihir Sharma “Bloomberg”

Në vitin 2024, demokracia do të përballet me një test për të cilën nuk është ende gati. Për herë të parë që nga fillimi i epokës së internetit, 4 blloqet më të mëdha elektorale në botë - India, Bashkimi Evropian, SHBA dhe Indonezia - do të mbajnë zgjedhje parlamentare në të njëjtin vit.

Gati 1 miliard njerëz mund të shkojnë në qendrat e votimit në 12 muajt e ardhshëm, në mesin e një ‘stuhie’ të keqinformimit dhe manipulimi dixhital, pra në një situatë të ndryshme nga çdo gjë që ka parë deri më sot bota. Në lojë janë gjëra tejet të rëndësishme për të ardhmen e vetë demokracisë.

Në SHBA, favoriti në garë, të paktën sipas sondazheve, ka mundësinë të bëhet diktator. Në Bashkimin Evropian, e djathta ekstreme pritet të rritet në mbarë kontinentin. Kandidati kryesor në zgjedhjet në Indonezi, është një ish-gjeneral i akuzuar dikur për shkelje të të drejtave të njeriut.

Dhe në Indi, një opozitë e rrethuar përballet me shansin e saj të fundit për të shmangur atë që në të kundërt mund të shndërrohet ndër dekada një sundim njëpartiak. Ne e dimë se që të paktën nga viti 2016, zgjedhjet në epokën dixhitale janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj manipulimit.

Ndërsa zyrtarët përgjegjës për integritetin e zgjedhjeve kanë punuar me zell, por atyre po u mbarojnë forcat. Fitorja e ish-presidentit të SHBA Donald Trump në vitin 2016 dhe zgjedhjet e tjera në atë periudhe, u ndikuan nga narrativat e kultivuara me kujdes.

Në kundër-përgjigje, një ushtri e vogël kontrollues të fakteve, u shfaq në mbarë botën. PO ashtu u shtuan mekanizmat për t’i mbajtur “lajmet e rreme” jashtë medias kryesore. Përvoja e Indisë - e cila, duke qenë se ka më shumë votues, është gjithashtu laboratori më i madh në botë për abuzimet zgjedhore - tregon kufizimet e kësaj pune.

Sa më skrupulozë të jenë kontrolluesit e fakteve, aq më lehtë mund të mbingarkohen ata me një vërshim lajmesh të rreme. Për më tepër ata janë njerëz, dhe për këtë arsye është shumë e lehtë që të diskreditohen në publik, sado e padrejtë që mund të duket kjo.

Disa ide të reja kanë filluar të shfaqen tashmë. Edhe kritikët e Elon Musk, duket se i duan “shënimet e komunitetit” që ai ka shtuar si opsion në X, e njohur më parë si Twitter, të cilat etiketojnë tweetet virale me kontrolle faktesh me burim nga turma.

Për shkak se këto janë burime nga turma, ato reagojnë ndaj sasisë së lajmeve të rreme në qarkullim. Dhe për shkak se nuk lidhen me ndonjë grup individual kontrolluesish të fakteve, janë më të vështira për t’u hedhur poshtë si të njëanshme. Megjithatë, teknologjia ka ecur edhe më shpejt.

Keqinformimi i bazuar tek Inteligjenca Artificiale ka filluar të përhapet tashmë, dhe po bëhet më e vështirë të dallohet si i rremë. Dhe ndalimi i mesazheve të tilla që të bëhen virale, është më i vështirë kur ato nuk duken në çast si fyese.

Për shembull në Indonezi, në TikTok u pa miliona herë një video që dukej sikur tregonte Ministrin e Mbrojtjes dhe kandidatin presidencial Prabowo Subianto duke folur arabisht. Në fakt ishte një “deepfake” i krijuar nga AI, që synonte të forconte kredencialet e tij diplomatike (dhe ndoshta islamike).

Nga ana tjetër, nuk mund të supozojmë se një elektorat gjithnjë e më i zgjuar falë botës dixhitale, do të jetë në gjendje të lundrojë pa ndihmë në këtë peizazh të ri informacioni. Nëse ka diçka që kemi mësuar nga lufta informative që ka shoqëruar betejën fizike të Izraelit kundër Hamasit në Gaza, ajo është se njerëzit që janë rritur  në epokën e internetit, nuk janë doemos më të përgatitur për të identifikuar propagandën.

Përkundrazi, ata duken më të paaftë për të dalluar faktin nga trillimi. Kërcënimi ndaj demokracinë është transnacional. Platformat që përdoren janë globale, dhe po kështu edhe mesazhet. Prandaj mbrojtja e saj nuk mund të jetë vetëm kombëtare.

Së pari, kjo nuk është një detyrë, të cilën mund ta kryejë e vetme çdo qeveri. Së dyti, nuk është një detyrë që mund t’i besohet një qeverie që ta ndjekë vetë. Por kur bëhet fjalë për sigurinë e zgjedhjeve, çdo vend ka qasje të ndryshme, dhe si manipuluesit e mundshëm ashtu edhe platformat që ata shfrytëzojnë, kanë përfituar jo pak nga kjo përçarje.

Në rast se nuk miratojmë një qasje më strategjike dhe të unifikuar veprimet tona, niveli i keqinformimit që do të shfaqet gjatë vitit të ardhshëm, do të arrijë të shmangë të gjitha mekanizmat mbrojtës kombëtarë.

Ne ende nuk e dimë se çfarë mekanizmash - qoftë ky burimi i turmës, rregullimi transnacional i platformave, apo normat e përbashkëta të të folurit - do të funksionojnë më mirë. Por ajo që do të na duhet, është ndarja me shpejtësi e informacionit se çfarë masash duket se funksionojnë, si dhe presioni i përbashkët ndaj platformave për t’i përdorur këto masa.

Ne mund të mësojmë shumë nga njëri-tjetri. Për shembull ndalimi i TikTok në Indi, duket se ka qenë më efektiv sesa pritej. Por ne gjithashtu duhet të angazhohemi bashkarisht për transparencën. Entet rregullatore në Indi dhe Indonezi, duhet të jenë të bindura se normat në internet të platformave me bazë në SHBA, janë krijuar po aq për të mbrojtur kohezionin e tyre kombëtar edhe integritetin politik, sa edhe për të mbrojtur grupime të veçanta sociale.

Mbi të gjitha, ne duhet të punojmë të gjithë së bashku. Mbrojtja e demokracisë, ka qenë gjithmonë një nga arsyet kryesore për veprimet shumëpalëshe. Në vitin 2024, kjo duhet të përfshijë edhe mbrojtjen e përbashkët të zgjedhjeve tona kombëtare.

 

mihir sharma

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë