17 Maj 2023, 15:53
Nga m.s
kandidatet ne zgjedhjet ne Greqi
GREQI- Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.
Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik.
Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi garon për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.
Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke.
Kryesia e Komunitetit shqiptar në Greqi organizoi një takim me 6 nga kandidatët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të datës 21 maj 2 dhe aktivistë të komunitetit, nëpërmjet platformës elektronike “Zoom” i tha Zërit të Amerikës sekretari organizativ Irfan Abazaj.
Sipas zotit Abazaj për komunitetin shqiptar në Greqi konsiderohet shumë pozitiv kandidimi i shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare greke si shenjë e integrimit dhe përfshirjes në jeten social - politike greke.
Sipas Televizonit Tribuna që trasmeton në gjuhë shqipe në Athinë, që nga viti 2011, kur Greqia miratoi Ligjin e ri për nënshtetësinë deri më 31 dhjetor të viti të shkuar, nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptarë .
Rreth 87 mijë nga kjo kategori emigrantësh shqiptarë sipas përllogaritjeve parapake kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare greke të 21 majit.
Emigracioni shqiptar në Greqi përballet me mjaft sfida që kanë të bëjnë edhe me statusin e tyre të qëndrimit.
Ambasada shqiptare në Athinë tha pak ditë më parë se zyrtarja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për Politikat e Migracionit të Republikës Helene, z. Patroklos Georgiadis .
Sipas selisë diplomatike shqiptare temat kryesore të diskutimit ishin: lidhur me vonesat kohore në lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe pasojat e tyre në jetën e përditshme të shtetasve shqiptarë si, në sigurimin shëndetësor dhe në lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
Po ashtu është disktuar edhe rishikimi i kuadrit ligjor lidhur me lejet e qëndrimit për brezin e parë të shtetasve shqiptarë, të cilët janë në prag të moshës së pensionit si dhe përshpejtimi i procedurave të pajisjes me leje qëndrimi përmes digjitalizimit të plotë të procedurave dhe rritjes së personelit të posaçëm për ekzaminimin e kërkesave.
Marrë nga VOA
zgjedhjet ne greqi fatos malaj niko bilika adiljan koxhaj makrina koci angjelos jahollari
Bota
17 Maj 2023, 15:41
f.i
Pekka Haavisto
FINLANDË- Llogaritë bankare të ambasadës dhe konsullatës së Finlandës në Rusi janë ngrir&e...
Bota
17 Maj 2023, 15:29
f.i
foto ilustruese
RUSI- YouTube ka filluar heqjen e videove për grupin mercenar rus 'Wagner'. Mediat e huaja shkruajnë se grupi 'Wagner', i cili ...
Bota
17 Maj 2023, 15:22
I.A
Kongresi
SHBA- Ligjvënësit amerikanë dhe zyrtarë të lartë të kabinetit diskutuan nëse buxheti i propozuar nga admin...
Bota
17 Maj 2023, 15:17
f.i
UKRAINË- I dërguari i Pekinit ndodhet në Kiev për një zgjidhje politike të paqes. Mediat e huaja shkruajnë se takimi m...
Bota
17 Maj 2023, 15:11
f.i
foto ilustruese
EUROPË- Pas zgjedhjeve evropiane, pason edhe zgjedhja e Komisionit të ri Evropian, presidentit të Këshillit, dhe f...
Bota
17 Maj 2023, 14:30
f.i
foto ilustruese
SINGAPOR- Në Singapor autoritetet ekzekutuan një tjetër burrë për trafik droge. Mediat e huaja raportojn...
Bota
17 Maj 2023, 14:31
a.l
Inteligjenca Artificiale
Sipas një sondazhi të kryer nga Reuters/ Ipsos, rritja e shpejtë e teknologjisë së inteligjencës ar...
Bota
17 Maj 2023, 14:21
a.l
Përmbytje në Itali
ITALI- Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet masive në Itali. Mediat italiane raportojnë se në t&e...
Bota
17 Maj 2023, 14:17
a.l
Policia GJermane
GJERMANI- Policia gjermane ka bastisur zyrën e të përditshmes në gjuhën turke Sabah dhe ka ...
Bota
17 Maj 2023, 14:11
a.l
Foto ilustruese
TUNIZI- Autoritetet tuniziane kanë gjetur trupat e nëntë emigrantëve të paligjshëm në p...