LIVE UPDATES
Bota

A do të kalojë Putin përtej kufijve të Ukrainës?

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Rumanisë, gjenerali Gheorghita Vlad, ka thënë se e gjithë Evropa duhet të shqetësohet për qëllimet e Rusisë.

11 Shkurt 2024, 14:18 Nga Valona Tela
A do të kalojë Putin përtej kufijve të Ukrainës?
Vladimir Putin

RUSIA- Janë së paku tri shtete - dy prej tyre anëtare të NATO-s, tjetri në rrugë për t’u anëtarësuar - që kanë paralajmëruar gjatë muajit të fundit se Rusia mund ta sulmojë njërin prej vendeve të aleancës ushtarake. Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Rumanisë, gjenerali Gheorghita Vlad, ka thënë se e gjithë Evropa duhet të shqetësohet për qëllimet e Rusisë. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 1 shkurt, ai ka thënë se vendi i tij duhet të miratojë urgjentisht një kornizë ligjore që do t’u mundësojë vullnetarëve civilë të ndjekin trajnime ushtarake.

“Mendoj se Federata Ruse nuk do të ndalet në Ukrainë. Nëse fiton në Ukrainë, shënjestër e saj e radhës do të jetë Moldavia. Do të shohim tensione edhe në Ballkanin Perëndimor. Unë jam më se i bindur se presidenti rus, Vladimir Putin, do t’i përshkallëzojë politikat e tij në të ardhmen e afërt”, ka thënë Vlad.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke e sjellë luftën deri në kufirin verior të Rumanisë. Vetëm dy javë para deklaratës së gjeneralit Vlad, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë se presidenti gjithnjë e më luftarak i Rusisë, Vladimir Putin, mund ta sulmojë aleancën ushtarake të NATO-s në më pak se një dekadë.

“Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë... kështu që duhet të kemi parasysh se Vladimir Putin mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s. Sipas ekspertëve tanë, kjo mund të ndodhë brenda pesë apo tetë vjetësh”, ka thënë ai.

Alarm të ngjashëm ka lëshuar edhe Suedia - vendi që pas më shumë se dy shekujsh paqeje, është vetëm pak hapa larg anëtarësimit në NATO. Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë suedeze, gjenerali Micael Byden, ka thënë më 8 janar se të gjithë suedezët duhet të përgatiten mendërisht për mundësinë e luftës.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është vetëm një hap, jo një lojë përfundimtare. Unë nuk dua t’i shqetësoj njerëzit, por dua që ata të mendojnë për situatën dhe përgjegjësitë e tyre”, ka thënë Byden.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë në një intervistë për transmetuesin gjerman, ARD, më 4 shkurt, se nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak kundër ndonjë vendi anëtar të NATO-s. Megjithatë, kryetari i komitetit ushtarak të shefave kombëtarë të aleancës, Rob Bauer, ka thënë më 17 janar se vendet e NATO-s “duhet të jenë në alarm të kuq për luftë” dhe “të presin të papriturën. Vetë Kremlini, përmes zëdhënësit Dmitry Peskov, ka thënë se zyrtarët evropianë që flasin për perspektivën e luftës me Rusinë, përpiqen ta portretizojnë Moskën si armike. Por, jo të rralla kanë qenë rastet kur Putin ka kërcënuar në mënyrë indirekte vendet e NATO-s, që e ndihmojnë Ukrainën me armatim dhe logjistikë. “Rusia ka më shumë armë bërthamore se vendet e NATO-s”, ka thënë ai në një forum ekonomik në Shën Petersburg, vitin e kaluar. Analistët thonë se shtetet që kufizojnë Rusinë ose janë afër saj, ndjejnë prej kohësh ankth nga ambiciet perandorake të Putinit, i cili shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik e ka konsideruar si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit 20”. Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, Douglas Lute, i cili ka shërbyer edhe si përfaqësues i përhershëm i Shteteve të Bashkuara në NATO, flet për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Secili që ka qenë i vëmendshëm gjatë dy vjetëve të fundit, i merr seriozisht kërcënimet nga Vladimir Putin. Ai ka dëshmuar se është i gatshëm të thyejë çdo rregull ndërkombëtar, të vendosur gjatë 75 vjetëve të fundit... e deri te Karta e OKB-së, e cila rregullon parimet e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial. Pra, nëse ai është i gatshëm të thyejë Kartën e OKB-së dhe çdo marrëveshje tjetër të madhe ndërkombëtare, atëherë kërcënimet e mundshme ndaj territoreve përtej Ukrainës janë të besueshme”, thotë Lute.

Shqetësimet në Evropë i ka shtuar edhe rritja e madhe e shpenzimeve për ushtrinë dhe industrinë e armëve në Rusi. Sipas disa dokumenteve që kanë rrjedhur vitin e kaluar, Rusia do ta rriste buxhetin ushtarak për vitin 2024 për gati 70%, përkatësisht në 107 miliardë euro. Mark Cancian, kolonel i pensionuar i marinës amerikane, thotë për Exposenë se ushtria ruse ka përvojën më të madhe luftarake në botë dhe se kjo i jep avantazh kundrejt shumë vendeve të NATO-s. Ai nuk beson se ajo mund t’i rindërtojë shpejt kapacitetet e veta - ndoshta edhe një brez jo - por thotë se NATO-ja duhet të jetë vigjilente.

“Përgatitjet e NATO-s nuk janë të barabarta. Vendet në Evropën Lindore janë shumë të shqetësuara, ato po i rrisin buxhetet e tyre ushtarake, po e rrisin madhësinë e forcave të tyre të armatosura dhe po përgatiten në terren. Problemi është se vendet e NATO-s kah perëndimi, janë më pak të shqetësuara. Gjermanët janë kritikuar se nuk kanë bërë më shumë. Edhe në vendet e tjera, shqetësimet nuk janë të mëdha dhe niveli i shpenzimeve në ushtri vazhdon të jetë nën 2%”, thotë Cancian.

Me rregullat e NATO-s, 31 vendet anëtare duhet të shpenzojnë së paku 2% të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje, por jo të gjitha e bëjnë këtë. Kolektivisht, NATO-ja i ka rritur shpenzimet në mbrojtje për rreth 190 miliardë dollarë që nga viti 2014, kur Rusia ka pushtuar Ukrainën për herë të parë. Aktualisht, aleanca është duke testuar gatishmërinë e saj në një stërvitje të gjatë ushtarake, që ka filluar në fund të janarit dhe do të zgjasë deri në fund të majit. Me 90.000 trupa të përfshira, ajo konsiderohet si më e madhja e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Gjenerali Lute thotë se NATO-ja duhet t’i japë përparësi sistemit të integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Ky duhet të jetë në krye të planeve të aleancës për modernizim, sipas tij.

“NATO-ja nuk ka sistem të integruar sikurse ai që mbron Ukrainën sot. Ky duhet të jetë një shqetësim për të gjithë aleatët. Ukraina e ka mbrojtjen ajrore dhe raketore më të sofistikuarën në Evropë dhe, prapë, nuk është mjaft. NATO-ja ka folur në të kaluarën për prioritizimin e mbrojtjes ajrore dhe raketore, por unë mendoj se kërcënimi tani është shumë real”, thotë Lute.

Një shqetësim tjetër që shpreh gjenerali Lute, është rikthimi i mundshëm i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë kohës sa ka qenë president, Trump ka kërcënuar se do ta lërë NATO-n, ndërsa, së voni, ka pasur raporte se ai është zotuar se nuk do t’i ndihmojë aleatët, nëse ndonjëri sulmohet. Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen këtë nëntor. Gjenerali Lute thotë se, nëse Trump zgjidhet, mbështetja e SHBA-së për Ukrainën, apo edhe roli i saj udhëheqës në NATO ka gjasa të zvogëlohen që nga viti i ardhshëm.

“Nëse ka një gjë që është jetike për suksesin e NATO-s, është udhëheqja e parashikueshme amerikane. Donald Trump e sfidon parashikueshmërinë. Dhe kjo është shumë keq për aleancën”, thotë Lute.

Edhe Cancian u bën jehonë këtyre deklaratave. Ai thotë se është reale frika se NATO-ja, pa udhëheqjen amerikane, nuk do të ishte efektive në frenimin e agresionit, sidomos nga Rusia.

“Forcat amerikane në Evropë e bëjnë të rëndësishëm angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë evropiane. Ato janë pjesë integrale e mbrojtjes në Evropën Lindore, e veçanërisht në Poloni dhe në vendet baltike”, thotë Cancian.

Pushtimi rus i Ukrainës - gjë të cilën Moska e quan operacion special ushtarak - ka shkaktuar konfrontimin më të madh midis Perëndimit dhe Rusisë që nga kriza e raketave kubane, në vitin 1962. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar në vitin 2022 se përballja e drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore. Zyrtarët rusë kanë thënë disa herë se pretendimet e politikanëve perëndimorë se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s, janë të pakuptimta. Por, Perëndimi i ka të freskëta edhe mohimet e vazhdueshme të Rusisë se do ta sulmonte Ukrainën në vitin 2022./ REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit