All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

"SHBA "heq dorë" nga mbrojtja e kontinentit të vjetër!" Analiza: A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?

Këtë herë, udhëheqësit e BE-së synojnë t'i konsolidojnë planet për forcimin e autonomisë së mbrojtjes të Evropës në mes të dyshimeve lidhur me angazhimin amerikan për t'i mbrojtur shtetet evropiane dhe për ta vazhduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

19 Mars 2025, 08:38 Nga M.B
"SHBA "heq dorë" nga mbrojtja e kontinentit të
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

EUROPA- Vetëm dy javë pas një samiti të Bashkimit Evropian ku udhëheqësit e bllokut u zotuan t'i shpenzojnë miliarda në mbrojtje në “një moment të rëndësishëm për Evropën”, ata po kthehen në Bruksel për një takim tjetër më 20-21 mars. Këtë herë, udhëheqësit e BE-së synojnë t'i konsolidojnë planet për forcimin e autonomisë së mbrojtjes të Evropës në mes të dyshimeve lidhur me angazhimin amerikan për t'i mbrojtur shtetet evropiane dhe për ta vazhduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Në prag të samitit, ministrat e Jashtëm të bllokut diskutuan më 17 mars për propozimin e fundit nga shefja e diplomacisë të BE-së, Kaja Kallas, për të gjetur para për Kievin. Dhe më 19 mars, Komisioni Evropian ishte paraparë që të publikonte një plan veprimi për të ardhmen e mbrojtjes evropiane. Dokumenti pritet të dalë me ide se si të krijohet plani për Riarmatosjen e Evropës, të paraqitur nga Komisioni Evropian, përmes të cilit krahu ekzekutiv i BE-së do të gjenerojë deri në 800 miliardë euro për shpenzime të mbrojtjes gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Si gjithmonë, në Bruksel ka dyshime lidhur me atë se sa e besueshme është e gjithë kjo. Diplomatët me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë janë pajtuar se ky është një hap i parë i mirë, por një zyrtar i lartë i BE-së i tha REL-it se “djalli fshihet gjithmonë në detaje dhe këtu ka shumë djaj”. Duke e shikuar më nga afër, duket se shifra prej 800 miliardë eurosh është shumë ambicioze, e përcjellë me pasiguri të mëdha: nëse – dhe sa shpejt – ky propozim mund të përkthehet në armë dhe municion të rinj; dhe nëse ndonjë prej atyre armëve do të shkonte në Ukrainë.

Faktet janë të qarta. Komisionari i BE-së për mbrojtje, Andrius Kubilius, theksoi në Parlamentin Evropian javën e kaluar se Evropa aktualisht ka një mungesë në mbrojtje prej të paktën 500 miliardë eurosh dhe po ashtu i mungojnë “mijëra tanke dhe autoblinda”.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, po ashtu duke folur në PE tha se mesatarisht shtetet e BE-së kontribuojmë pak më pak se 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për mbrojtje. Uashingtoni po kërkon që kjo të arrijë në 5 për qind, ndërsa NATO-ja, sipas burimeve brenda aleancës, po eksperimenton me idenë që objektivi zyrtar i shpenzimeve të bëhet 3.7 për qind. Kjo pritet të thuhet në samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Hagë gjatë muajit qershor.

Megjithatë, edhe nëse ka një rritje të madhe dhe të shpejtë të shpenzimeve për mbrojtjen, diplomatët evropianë thonë privatisht se do të duhet një dekadë që Evropa të kryejë ndonjë operacion të madh ushtarak pa ndihmën e SHBA-së. Në Evropë për momentin inteligjenca, vëzhgimi dhe kërkimi ofrohen nga SHBA-ja.

Plani Riarmatosja e Evropës synon të adresojë varësinë e BE-së ndaj SHBA-së, duke bërë që shtetet e BE-së të rrisin buxhetet e tyre për mbrojtjen. Por, a do ta bëjnë shtetet këtë? Nga 800 miliardë eurot që Von der Leyen po synon të gjenerojë, 650 miliardë euro mund të mblidhen duke lehtësuar rregullat e shpenzimeve në mbrojtje për shtetet anëtare të BE-së gjatë katër vjetëve të ardhshëm. Ky propozim do t’i lejonte çdo shteti anëtar që të alokojë një shtesë prej 1.5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për shpenzime ushtarake. Edhe pse kjo hapësirë shtesë fiskale është mirëpritur, pak veta besojnë se kryeqytetet evropiane do ta shfrytëzojnë.

Të 150 miliardë eurot e mbetura janë skemë e huadhënies e siguruar nga fondet e pashfrytëzuara të buxhetit të BE-së, të cilat mund të përdoren nga 20 vende të bllokut që nuk kanë vlerësime të kredisë të llojit AAA. Këto hua synojnë të financojnë blerjet nga prodhuesit evropianë të mbrojtjes, megjithatë mbetet e paqartë nëse të gjithë komponentët e pajisjeve duhet të jenë nga vendet e BE-së ose mund të jenë nga shtete joanëtare sikurse Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.

Problemi këtu qëndron në atë se kjo mbetet ende një hua dhe shumë nga vendet, veçanërisht ato në Evropën Jugore, që duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, janë tashmë të zhytura në borxhe. Gjithashtu, disa shtete të Evropës Veriore po vënë në pikëpyetje logjikën e këtij propozimin, me Parlamentin holandez që së voni miratoi një rezolutë jodetyruese për të refuzuar planin për Riarmatosjen e Evropës, duke argumentuar se ai vetëm sa e zhyt më shumë në borxh bllokun evropian.

Pastaj është edhe pjesa e tretë e propozimit të Von der Leyenit, që do t’u lejonte shteteve anëtare të përdorin për mbrojtje mbi 300 miliardë euro fonde të mbetura në buxhetin e BE-së, që normalisht do të shkonin në rajonet më të varfra të bllokut për investime në infrastrukturë. Problemi, këtu, përsëri është se kjo është vullnetare. Kjo do të thotë që, megjithëse nuk mund të bllokohet nga vendet miqësore sikurse Hungaria dhe Sllovakia, pasi nuk kërkon unanimitet, disa shtete nuk do të çajnë kokën, përveç nëse detyrohen.

Pastaj është Gjermania. Kancelari në ardhje, Friedrich Merz, ka premtuar shpenzime të mëdha në mbrojtje. Më 18 mars, ligjvënësit gjermanë votuan për rritje të madhe për shpenzime të mbrojtjes. Ligji i miratuar në Budenstag parasheh lejimin që shpenzimet e mbrojtjes të kalojnë rregullat strikte të borxhit në Gjermani, për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh për infrastrukturën e mbrojtjes.

“Ky hap që po marrim sot për gatishmërinë e mbrojtjes... është vetëm hapi i parë i madh drejt komunitetit të ri të mbrojtjes evropiane”, tha Merz.

Të premten, ligji do të kalojë në dhomën e lartë të parlamentit për miratim. Von der Leyen e cilësoi si “lajm të shkëlqyeshëm” vendimin e ligjvënësve gjermanë për të mundësuar shpenzime më të mëdha në mbrojtje.

“Dërgon një mesazh të qartë për Evropën se Gjermania është e vendosur të investojë në mënyrë masive në mbrojtje”, tha ajo.

Deri më tani, ligjet përcaktonin se limiti i deficitit buxhetor prej 0.35 për qind të Bruto Prodhimit Vendor nuk mund të kalohej, përveç në raste emergjente. Kjo lëvizje e Gjermanisë potencialisht mund të rikthejë thirrjet nga shtetet në jug të Evropës drejtuar Brukselit që të lëshojë eurobonde (obligacione) për investime në mbrojtje. E njëjta gjë kishte ndodhur për të luftuar recensionin që mbërtheu kontinentin pas pandemisë së koronavirusit. Lëshimi i eurobondeve të përbashkëta kundërshtohet nga shumica e vendeve në veri të Evropës, veçmas në Holandë dhe Gjermani - por me Berlinin që e tregon qartë se shpenzimi për mbrojtje është një detyrim - propozimi mund të kalojë.

Eurobondet, apo “bondet për mbrojtje” ka mundësi të përfshihen në planin e veprimit të Komisionit Evropian për të ardhmen e mbrojtjes evropiane. Por, ajo që është vërtetë interesante dhe duhet të ndiqen janë disa propozime për lëvizshmërinë ushtarake. Mund të mos duket si gjëja më urgjente, por zyrtarët e BE-së sa e rëndësishme është që të mund të lëvizen shpejt pajisjet ushtarake nga një shtet anëtar i BE-së në tjetrin.

Ashtu siç është situata tani, kjo nuk do të ishte e lehtë. Nuk ka rregulla të harmonizuara në mbarë bllokun, për shembull, për të lëvizur pajisjet ushtarake nga një shtet në një shtet tjetër të BE-së në rast të një emergjence. Nisma të tilla si forcimi i urave, hekurudhave dhe rrugëve për të mundësuar transportimin e mjeteve të rënda ushtarake po ashtu janë sugjeruar në planin e veprimit.

Një tjetër aspekt që ka shumë gjasa që të përfshihet është ideja e integrimit të tregut të mbrojtjes të Ukrainës në tregun e BE-së, ndërsa vendi po lëviz ngadalë, por me hapa të sigurt, drejt anëtarësimit në bllok. Kjo shihet nga shumë diplomatë evropianë si një fitore e vërtetë për BE-në, pasi Ukraina tani, në fakt, ka ndoshta ushtrinë më të aftë të kontinentit dhe është “para të gjithëve në aspekte si dronët ushtarakë”, siç tha për REL-in një zyrtar i BE-së që ka njohuri për këtë çështje.

Në këtë kuadër, dokumenti do të promovojë gjithashtu modelin e quajtur danez për mbështetje ndaj Ukrainës. Kjo qasje përfshin shtetet anëtare të BE-së që sigurojnë drejtpërdrejt pajisje mbrojtëse të prodhuara në Ukrainë ose që krijojnë bashkëpunime me kompani ukrainase të mbrojtjes. Gjithashtu, po përmendet edhe ideja e trajnimit të ushtarëve ukrainas në Ukrainë dhe jo vetëm në BE.

Por, këto plane janë të gjitha për të ardhmen, dhe pyetja mbetet se çfarë mund të bëjë Brukseli për Ukrainën tani. Kievi ka lënë të kuptohet se mund t’i nevojiten deri në 33 miliardë euro mbështetje shtesë ushtarake këtë vit. Me Shtetet e Bashkuara që mund të mos kontribuojnë shumë në këtë drejtim, BE-ja duhet të gjejë shumicën e kësaj shume në mënyrë urgjente.

Shefja e diplomacisë të BE-së, Kaja Kallas, javën e kaluar prezantoi një plan të ri për shtetet e bllokut. Ky plan, i parë nga REL-i, propozon skema vullnetare që inkurajojnë pjesëmarrjen e shteteve “për të dërguar ndihmë ushtarake për Ukrainën më 2025, me një vlerë të përkohshme prej të paktën 20 miliardë eurosh dhe mundësisht që të arrijë deri në 40 miliardë euro në varësi të nevojave të Ukrainës”.

Teksti jep një afat deri më 30 prill për ata që marrin pjesë që të deklarojnë se si planifikojnë të plotësojnë kontributet e tyre përkatëse dhe thotë se pagesat duhet të angazhohen jo më vonë se 30 qershori për të siguruar dërgesat deri në fund të këtij viti. Plani thotë se këto para duhet të shkojnë kryesisht për municionin e artilerisë me kalibër të madh, sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa, dronë, avionë luftarakë dhe trajnim të trupave ukrainase. Ato gjithashtu duhet të mbështesin kontributet e tjera nga shtetet anëtare, për shembull, dërgimin e trupave në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje.

Plani ende sugjeron që vendet duhet të kontribuojnë në përputhje me peshën e tyre ekonomike, duke u bazuar në të ardhurat bruto kombëtare. Kjo ide kishte zemëruar më parë Francën, e cila pretendon se ndjekësit e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, si Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, gabojnë dhe se Parisi bën shumë gjëra në fshehtësi dhe është gjithashtu i gatshëm të dërgojë ushtarë në Ukrainë për të mbrojtur një armëpushim të mundshëm në të ardhmen./ REL

europa

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë