Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë - të njohur si E3-ja evropian - së bashku me Kallasin zhvilluan bisedime me homologun e tyre iranian, Abbas Araqchi, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

BRUKSEL- Liderët evropianë kanë thënë se Irani nuk ka bërë ende mjaftueshëm për ta shmangur rikthimin e sanksioneve ndaj programit të tij bërthamor teksa afati po afron, megjithëse palët u pajtuan t’i vazhdojnë bisedimet ndërkohë që koha po kalon.
“Ka një mundësi për diplomaci. Por, afatet po mbarojnë dhe do të shohim. Ne duhet të shohim veprime konkrete edhe nga ana e Iranit”, tha më 23 shtator shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, pas takimit me ministrin e Jashtëm iranian.
Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë - të njohur si E3-ja evropian - së bashku me Kallasin zhvilluan bisedime me homologun e tyre iranian, Abbas Araqchi, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Para takimit, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se “duhet të jetë e qartë për të gjithë se, pas gjithë taktikave vonuese të Iranit, mundësitë për ta arritur një zgjidhje diplomatike para se të nisë kthimi i sanksioneve, janë jashtëzakonisht të pakta”.
Pas seancës, një burim diplomatik francez i tha agjencisë së lajmeve Reuters se bisedimet do të vazhdojnë për të “eksploruar të gjitha mundësitë deri në fund” për të shmangur rivendosjen e sanksioneve të OKB-së.
Ministria e Jashtme e Iranit tha në një deklaratë: “Duke pasur parasysh lëvizjen e padrejtë dhe të paligjshme për të filluar rivendosjen e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë takimit u paraqitën disa ide dhe propozime për vazhdimin e diplomacisë, dhe u pajtuam që konsultimet të vazhdojnë”.
Më 28 gusht, E3-shi nisi një proces 30-ditor për rivendosjen e sanksioneve, periudhë që përfundon më 27 shtator.
Vendet evropiane e akuzojnë Iranin se ka dështuar ta respektojë marrëveshjen historike të vitit 2015, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), me fuqitë botërore, e cila synonte të parandalonte zhvillimin e armëve bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Irani filloi të tërhiqej nga zotimet e veta pas vendimit presidentit amerikan Donald Trump, i cili në mandatin e tij të parë e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksione shkatërruese kundër Teheranit.
Në korrik, Irani pezulloi bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike si përgjigje ndaj bombardimeve të kryera nga SHBA dhe Izraeli në objektet kryesore bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz.
Një nga kushtet që E3-shi kishte vendosur për të shtyrë procesin ishte që Teherani të rifillonte plotësisht bashkëpunimin me agjencinë e OKB-së para fundit të gushtit.
Sanksionet e lidhura me marrëveshjen bërthamore dhe çështje të tjera kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane dhe shpesh kanë shkaktuar trazira në rrugë për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së mallrave dhe furnizimeve jetike.
Ato gjithashtu kanë penguar industrinë iraniane, pasi sektorë të rëndësishëm kanë mbetur pa pjesë zëvendësuese dhe burime të tjera.
Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, i tha Reutersoit se kishte “bisedime intensive” mes tij, Iranit, fuqive evropiane dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje.
Teherani po vazhdon ta sfidojë trysninë e Perëndimit lidhur me programin e tij bërthamor dhe procedurat e pasurimit të uraniumit.
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve me Uashingtonin për këtë çështje.
“Në rrethanat e tanishme, bisedimet me Qeverinë amerikane nuk sjellin asnjë përfitim për interesat tona kombëtare”, tha ai në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian.
Khamenei akuzoi Trumpin se nuk dëshiron të zhvillojë bisedime të vërteta, duke iu referuar kërkesës së SHBA-së që Teherani ta ndalë plotësisht pasurimin e uraniumit ose ta kufizonte rrezen e veprimit të raketave të tij.
“Këto nuk janë bisedime, janë diktate”, tha Khamenei.
Presidenti iranian Masud Pezeshkian - i konsideruar nga shumë si një figurë më e moderuar por me fuqi të kufizuara - tha se ai është për dialog në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Por, nuk mund të negocioni me dikë që kërkon të demonstrojë forcë, të shtypë, të shkatërrojë dhe të shkaktojë dëme”, shtoi ai, pa përmendur emra.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se planifikon të takohet me Pezeshkianin në OKB më 24 shtator.
“Ose Irani bën një gjest dhe kthehet në rrugën e paqes dhe përgjegjësisë që e bën të mundur të rikthehemi në binarë… ose sanksionet do të duhet të rivendosen”, tha Macron./REL
Jimmy Kimmel SHBA - Prezantuesi televiziv dhe komedian i njohur amerikan Jimmy Kimmel, është rikthyer në skenë pas një pezullimi, ...
Policia TURQI- Turqia i ka arrestuar të martën mbrëma një komedian dhe një reper, pasi prokurorët thanë se emisioni i ty...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian është detyruar në të kaluarën të marrë vendime pa Hungarinë, duke i lënë...
SHBA- Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron vërtet ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe, atëher...
foto ilustruese ITALI- Prokurorët italianë thanë se kanë shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët. Ky ...
pamje nga vendngjarja NORVEGJI- Një shpërthim u raportua në Oslo të martën në mbrëmje. Policia norvegjeze ka rrethuar zo...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump, i cili njihet për stilin e tij të të folurit edhe pa letër, bëri një shaka n...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë fjalimin e tij në Asamblenë e OKB-së, kritikoi politikat e migracionit ...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu drejtua sot për herë të parë që nga viti 2020 Asamblesë së...
Giorgia Meloni SHBA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se Italia do ta njohë shtetin palestinez vetëm nëse të gjithë...