LIVE UPDATES
Bota

Agresioni rus në Ukrainë, NATO forcon mbrojtjen në të gjithë Europën

NATO po përforcon praninë nga Baltiku në rajonin e Detit të Zi. Kreu i aleancës tha gjithashtu se janë dislokuar grupe të reja beteje, përfshirë një të udhëhequr nga Franca në Rumani, ndërsa avionët luftarakë nga Kanadaja po ndihmojnë: “për të ruajtur qiejt tanë të sigurt dhe raketat amerikane Patriot po forcojnë mbrojtjen e NATO-s.

29 Nëntor 2022, 07:20 Nga DOSJA
Agresioni rus në Ukrainë, NATO forcon mbrojtjen në të
Jens Stoltenberg

RUMANI- Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për dy ditë me radhë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, duke filluar nga dita e martë. Ata pritet të zotohen për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën kundër agresionit rus. Në një konferencë shtypi të hënën, pas një takimi me Presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi aleancës të rrisë mbështetjen e saj në rajon. "Investimi në mbrojtjen tonë është thelbësor, pasi po përballemi me krizën më të madhe që i kanoset sigurisë në një brez".

Zoti Stoltenberg tha se si përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, NATO po përforcon praninë nga Baltiku në rajonin e Detit të Zi. Kreu i aleancës tha gjithashtu se janë dislokuar grupe të reja beteje, përfshirë një të udhëhequr nga Franca në Rumani, ndërsa avionët luftarakë nga Kanadaja po ndihmojnë: “për të ruajtur qiejt tanë të sigurt dhe raketat amerikane Patriot po forcojnë mbrojtjen e NATO-s. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të gjithë aleatëve tanë".

Zoti Stoltenberg theksoi gjithashtu mbështetjen e vendeve partnere që përballen me trysni nga Rusia, si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia. Presidenti rumun Klaus Iohannis tha se vendimi i arritur në takimin e Madridit për të rritur numrin e trupave e pajisjet ushtarake të NATO-s në krahun lindor të aleancës, duhet të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur.

Zoti Stoltenberg përsëriti angazhimin e NATO-s për të miratuar kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, gjë që do të zgjeronte krahun lindor të NATO-s. Ai tha se Rusia po përdor dimrin si armë, duke goditur infrastrukturën jetike të Ukrainës e duke lënë civilët pa energji e ngrohje.

"Ne nuk mund ta lëmë Putinin të fitojë", tha zoti Stoltenberg. "Ky do të ishte një sinjal për udhëheqësit autoritarë në mbarë botën se ata mund të arrijnë qëllimet e tyre duke përdorur forcën ushtarake, duke e bërë botën një vend më të rrezikshëm për të gjithë ne. Pra, është në interesin tona të sigurisë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.

Ne duhet të jemi të përgatitur për më shumë sulme”, shtoi shefi i NATO-s. “Kjo është arsyeja pse NATO ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, si dronë, raketa me vetëdrejtim e balistike”.

Marrë nga VOA

nato jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion