All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e 26-vjeçares në Serbi, pas 6 muajsh ende asnjë gjurmë nga shqiptari, s'dihet ku fshihet

Gjashtë muaj pas vrasjes së Ivana Krivokapiçit, një shqiptar nga Mali i Zi ende nuk është arrestuar

19 Qershor 2023, 19:40 Nga m.s
Akuzohet për vrasjen e 26-vjeçares në Serbi, pas 6 muajsh ende
Jetmir Goçaj dhe viktima
All - Paragraf - 1

SERBI- Gjashtë muaj pas vrasjes së Ivana Krivokapiçit, një shqiptar nga Mali i Zi ende nuk është arrestuar. 24-vjeçari shqiptar nga Mali i Zi, Jetmir Goçaj, është shpallur në kërkim për vrasjen e 26-vjeçares Ivana Krivokapiç. Rasti i Ivanës shkaktoi vëmendje të madhe publike, pasi bëhej fjalë për një vrasje. Shqetësues ishte fakti se vrasësi iu shmang autoriteteve pa shumë përpjekje, dhe ka gjashtë muaj që nuk dihet vendodhja e tij. Çfarë dimë deri tani për vrasjen e një vajze të re, prindërit e së cilës prej muajsh presin drejtësinë?

Ivana nuk i përgjigjej telefonit për ditë të tëra, kur vëllezërit e shqetësuar vendosën të shkonin në banesën e saj në Zvezdara më 24 dhjetor të vitit të kaluar. Ata thyen derën e banesës, dhe pikërisht aty gjetën trupin e pajetë të vajzës.

Vajza u gjet me pantallonat e zbërthyera dhe bluzën e tërhequr lart me mavijosje të dukshme në qafë. Më vonë doli se ajo kishte lëndime edhe në gishta, gjë që tregonte se kishte luftuar me vrasësin e saj, raporton "Blic". 

Mirëpo, në atë moment nuk u konfirmua zyrtarisht se bëhej fjalë për një vrasje, por për një vdekje të dyshimtë. Në banesë nuk kishte asnjë shenjë krimi, ndaj me sa duket nuk mund të dyshohej menjëherë për ndonjë krim të rëndë.

Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Lartë Publike shpalli rezultatet e autopsisë, e cila konfirmoi se studentja ishte vrarë. Mirëpo, në atë kohë u bë e ditur se i dyshuari ishte person i panjohur.

"Dyshohet se një person i panjohur i ka marrë jetën Ivan Krivokapiçit duke e mbytur. Policia po punon intensivisht për zbardhjen e kësaj vepre kriminale dhe gjetjen e autorit", u bë e ditur asokohe.

Mirëpo, në momentet pas vrasjes së Ivanës, vëmendjen e publikut e tërhoqi veçanërisht një person. Jetmir Goçaj publikoi në mënyrë aktive foto me studenten e vrarë në rrjetet sociale, së bashku me mesazhet zemërthyese të faljes. Goçaj u shtir si i trishtuar dhe i vuajtur gjatë gjithë kohës, derisa policia hodhi dritë mbi rastin.

Pas 20 ditësh u zbulua se kush ishte i dyshuari

Pas 20 ditësh nga vrasja, u konstatua se Jetmir Goçaj (24-vjeç) ishte i dyshuar për vrasjen e Ivanës. Këtë e ka bërë të ditur zyrtarisht Prokuroria e Lartë Publike në Beograd më 13 janar.

"Bëhet fjalë për shtetasin e Malit të Zi, Jetmir G. (24-vjeç). Pas kallëzimit penal me prova nga ana e policisë, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj Jetmir G, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë për (xhelozi), për të cilën dënohet së paku 10 vjet ose me burgim të përjetshëm", deklaroi Prokuroria.

Dyshohet se më 23 dhjetor 2022, Jetmiri i ka marrë jetën Ivana K, me të cilin ka qenë në një lidhje. Ditën e përmendur, ai ka ardhur në banesën e Ivanës në Zvezdara, ku qëndronte që prej datës 11.12.2022 dhe ka hyrë në një debat verbal me të. Më pas ai filloi t'i shtrëngonte duart mbi gojën dhe hundën e saj derisa ajo vdiq, më pas ai mbylli banesën dhe mori çelësin me vete. Ai dyshohet se në të njëjtën ditë është larguar nga territori i Serbisë me autobus. Prokuroria i propozoi gjykatës caktimin e masës së arrestit për Jetmirin, si dhe dhënien e urdhër-arrestit.

Jetmiri u zhduk pa lënë gjurmë

Sipas mediave malazeze, punonjësit e policisë nuk e kanë gjetur Jetmirin në adresën e tij në Mal të Zi. Siç raporton "Vijesti", policia malazeze ka heshtur që nga mesi i shkurtit për pyetjet nëse dhe kur Jetmir Goçaj është larguar nga territori i Malit të Zi.

“Vijesti” ka pyetur Drejtorinë e Policisë më 14 shkurt, 21 dhe 28 prill se kur ka qenë hera e fundit dhe çfarë masash dhe veprimesh janë marrë për arrestimin e Goçajt, i cili kërkohet nga Serbia për vrasje.

ivana krivokapic jetmir goçaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion