LIVE UPDATES
Bota

Akuzohet për vrasjen e babait të tij, Jonathan Antic jep dorëheqjen si zëvendëspresident i Mango: E dua shumë familjen time dhe në mënyrë të veçantë, babanë tim

Në një letër të hapur dërguar stafit të kompanisë, Jonathan Antic njoftoi se ai mban përgjegjësitë e tij në projekte familjare, biznesi dhe sociale, por po tërhiqet përkohësisht nga detyrat e tij në Mango për t'u përqendruar në mbrojtjen e pafajësisë së tij.

26 Maj 2026, 14:03 Nga E.d
Akuzohet për vrasjen e babait të tij, Jonathan Antic jep
Jonathan Antic

SPANJA- Jonathan Antic, djali i themeluesit të Mango-s, njoftoi largimin e tij të përkohshëm si zëvendëspresident, në mënyrë që t'i përkushtohet mbrojtjes në çështjen ligjore që po zhvillohet në lidhje me vdekjen e babait të tij.  Në një letër të hapur dërguar stafit të kompanisë, Jonathan Antic njoftoi se ai mban përgjegjësitë e tij në projekte familjare, biznesi dhe sociale, por po tërhiqet përkohësisht nga detyrat e tij në Mango për t'u përqendruar në mbrojtjen e pafajësisë së tij.

Mediat shkruajnë se ai shprehu një dashuri të madhe për familjen e tij, në mënyrë të veçantë për babain e tij të ndjerë. 

"Dua të shpreh, nga thellësia e zemrës sime, se gjithmonë e kam dashur dhe vazhdoj ta dua thellësisht familjen time dhe në një mënyrë shumë të veçantë, babanë tim. Ne ndamë shumë momente të lumtura, të çmuara dhe të dashura së bashku. Siç ndodh në kaq shumë familje, kaluam edhe momente të vështira dhe të ndërlikuara, të cilat i kapërcyem me shumë përpjekje, bujari dhe mbështetje. Dashuria, respekti dhe lidhja që kemi ndjerë gjithmonë janë pjesë e ADN-së sonë familjare, siç mund të dëshmojnë ata që na njohin mirë", thekson ai.

Djali i themeluesit të kompanisë u arrestua një javë më parë, më 19 maj, i akuzuar për vrasje si pjesë e hetimit që po zhvillon një gjykatë në qytetin e Martorell për të sqaruar rrethanat e vdekjes së Isak Antic. Themeluesi i Mango humbi jetën më 14 dhjetor 2024, kur ra nga një shkëmb në rajonin malor të Montserrat, gjatë një shëtitjeje në të cilën morën pjesë vetëm ai dhe djali i tij.

Pas vdekjes së biznesmenit dhe mes spekulimeve në rritje rreth hetimit, Jonathan Antic kishte dhënë dorëheqjen nga rolet e tij ekzekutive në kompani në vitin 2025, por mbeti nënkryetar dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Mango-s. Një javë pas arrestimit të tij, ai vendosi të tërhiqej edhe nga këto role jo-ekzekutive. Jonathan Antic u lirua me kusht pasi pagoi garancinë prej një milion eurosh të caktuar nga gjyqtari në Martorell pas arrestimit të tij./Dosja.al

jonathan antic mango zëvendëspresident

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale