Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më konkretisht, siç raporton Times, 18-vjeçari George Smith kishte shkuar në pyjet e dendura të Maleve Bucegi të Rumanisë dhe po shkonte drejt fshatit Bran, ku ndodhet Kështjella Bran, e lidhur gjerësisht me legjendën e Kontit Drakulës, kur gjurmët e tij u humbën papritur.
RUMANI- Ditët e fundit në Rumani është ngritur alarm pas zhdukjes së një studenti britanik i cili po bënte shëtitje në malet pranë kështjellës së Kontit Drakulës.
Më konkretisht, siç raporton Times, 18-vjeçari George Smith kishte shkuar në pyjet e dendura të Maleve Bucegi të Rumanisë dhe po shkonte drejt fshatit Bran, ku ndodhet Kështjella Bran, e lidhur gjerësisht me legjendën e Kontit Drakulës, kur gjurmët e tij u humbën papritur.
Më 23 nëntor, studenti telefonoi në linjën e urgjencës së Rumanisë, duke thënë se ishte i rraskapitur, me hipotermi dhe nuk e dinte se ku ndodhej.
Operacionet e shpëtimit filluan pas telefonatës, të cilat deri më tani kanë rezultuar të kota. Ekipet e shpëtimit besojnë se adoleshenti e nisi ecjen e tij në qytetin Poiana Brasov dhe përfundoi rreth 16 deri në 24 km larg, në Luginën Tiganesti, nga ku kërkoi ndihmë. Këtu u gjetën sendet e tij personale.
Poiana Brasov dhe Bran janë të lidhura nga shtigje pyjore që ngjiten pjerrët në zonat alpine, të cilat mund të bëhen veçanërisht të rrezikshme kur temperatura bie.
Në varësi të vendit ku ndodhej, George kishte ende 19 deri në 30 km për të udhëtuar për të arritur në Kështjellën Bran.
Pas disa ditësh kërkimesh, ekipet e shpëtimit arritën të gjenin vetëm çantën e tij të shpinës , në zonën nga ku ai kishte kërkuar ndihmë.
Nëna e George-it e përshkroi djalin e saj si "një djalë të ri atletik dhe të fortë", i cili njihet për udhëtimet e shumta me familjen dhe miqtë e tij, por tha se ky udhëtim ishte ndryshe.
Kështjella Bran është e lidhur me legjendën e Kontit Drakula
“Ai u largua nga universiteti i tij në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, pa na thënë, për të shkuar për ecje në natyrë vetëm”, tha ajo për Times.
“Telefoni i tij kishte sinjal për herë të fundit në një zonë të largët malore. Ai bëri një telefonatë të dëshpëruar në 112 [numri i emergjencës së Rumanisë] të dielën në mbrëmje ”, tha nëna e shqetësuar.
Kushtet e motit dhe reshjet e dendura të borës në zonë kanë komplikuar përpjekjet për të gjetur Smithin e zhdukur. Shpëtuesit thonë se në disa nga zonat që kanë kërkuar, trashësia e borës shpesh tejkalon 1.8 metra.
Një helikopter Black Hawk, i cili ka qasje në pjesë të largëta të maleve, qentë nuhatës dhe një dron me imazhe termike po ndihmojnë në kërkimin e të riut.
Dimri në malet Bucegi është jashtëzakonisht i rrezikshëm, me ndryshime të papritura të motit, borë të thellë, shtigje të akullta dhe rreshje të paqëndrueshme bore që mund të çorientojnë ecësit.
Gjatë dimrit, temperaturat zakonisht variojnë nga 0 deri në 4 °C në male.
Foto ilustruse FRANCA- Tre adoleshentë në Francën jugore humbën jetën tragjikisht kur makina e tyre doli nga rruga, u përplas...
Foto ilustruse UKRAINA- Komisioni Evropian po shtyn përpara një kredi dëmshpërblimi prej 165 miliardë eurosh për Uk...
Foto ilustruse AFRIKA- Një akt i ri pirat në brigjet e Afrikës Perëndimore ka tronditur komunitetin detar sot, ndërsa persona t&eu...
Foto nga vendngjarja MAQEDONI E VERIUT- Tre shtetas grekë u arrestuan më 28 nëntor në pikën kufitare Star Dojran&nb...
foto ilustruese RUSI- Një delegacion amerikan, i kryesuar nga i dërguari i posaçëm Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladim...
Eva Kaili BRUKSEL- Ish-nënkryetarja e Parlamentit Europian, Eva Kaili, e dyshuar në hetimin për korrupsion në Katargate, i ka dalë...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump nisi një sulm të ashpër verbal ndaj emigrantëve nga Somalia të martë...
Donald Trump SHBA- Administrata Trump ka pezulluar të gjitha përpunimet e imigracionit për qytetarët e 19 vendeve që kanë qen...
foto ilustruese BRUKSEL- BE dhe Kanadaja njoftuan të hënën se ishte arritur një marrëveshje për të lejuar Ota...
Federica Mogherini, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti BRUKSEL- Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Pol...