LIVE UPDATES
Bota

Aleat prej dekadash, Biden dhe homologu i tij Kishida forcojnë marrëdhëniet ushtarake SHBA-Japoni

Presidenti Joe Biden e quajti Kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida një udhëheqës vizionar dhe të guximshëm në Azi dhe më gjerë.

11 Prill 2024, 18:39 Nga E. D
Aleat prej dekadash, Biden dhe homologu i tij Kishida forcojnë
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Japonia festuan të mërkurën aleancën e tyre prej dekadash, ndërsa Presidenti Joe Biden priti kryeministrin Fumio Kishida në Shtëpinë e Bardhë për një darkë shtetërore. Vizita e udhëheqësit japonez shënon një forcim të rëndësishëm të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushat e mbrojtjes dhe teknologjisë.

Presidenti Joe Biden e quajti Kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida një udhëheqës vizionar dhe të guximshëm në Azi dhe më gjerë.

"Kur Rusia filloi sulmin brutal ndaj Ukrainës dy vjet më parë, ai nuk hezitoi të dënonte, të vendoste sanksione dhe të izolonte Rusinë, si dhe të jepte miliarda dollarë ndihma për Ukrainën", tha Presidenti Biden.

Udhëheqësit njoftuan nisma të reja, duke përfshirë një mision të përbashkët në hënë, investime në prodhimin e mikroprocesorëve dhe për energjinë e pastër, si dhe kërkime në teknologjinë kuantike dhe inteligjencën artificiale.

Por ata u përqendruan më shumë në rritjen e bashkëpunimit ushtarak në Detin e Kinës Jugore dhe mbrojtjen ajrore.

“Për herë të parë, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Australia do të krijojnë një sistem të mbrojtjes nga raketat”, tha Presidenti Biden.

Do të ketë një përmirësim të komandës dhe kontrollit të ushtarëve amerikanë dhe japonezë, duke rritur bashkëpunimin operacional mes dy ushtrive.

Me rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes dhe kapacitetin e teknologjisë së lartë, Tokio është bërë një aleat kyç në arkitekturën strategjike rajonale të Presidentit Biden për të frenuar Kinën.

Japonia do të fillojë të mbështesë organizatën AUKUS, e cila është një partneritet midis Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Britanisë, tha kryeminstri Kishida.

“Japonia ende nuk ka vendosur nëse do të ketë një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me AUKUS-in. Por ne do të vazhdojmë bashkëpunimin dypalësh apo shumëpalësh me Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Australinë”, tha kryeminstri japonez.

Presidenti Biden dhe kryeministri Kishida do të marrin pjesë në një takim trepalësh të enjten, në të cilin do të marrë pjesë edhe Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr., një tjetër aleat i Shteteve të Bashkuara.

Ky takim do të përqëndrohet në lirinë e lundrimit për shkak të rritjes së tensioneve mes Pekinit dhe Manilës në Detin e Kinës Jugore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, tha se lëvizjet e Shteteve të Bashkuara nxisin konfrontimin.

“Asnjë ndërhyrje e jashtme nuk do të ndikojë në vullnetin dhe vendosmërinë e Kinës për të mbrojtur sovranitetin e saj territorial, të drejtat dhe interesat e saj detare”, tha ajo.

Kryeministri Kishida gjithashtu ofroi zëvendësimin e qindra pemëve të qershive në Uashington, të cilat do të hiqen për shkak të projekteve të ndërtimit. Qeveria japoneze dhuroi 3000 pemë qershish në vitin 1912, lulëzimi i të cilave tërheq mijëra turistë në Uashington çdo vit në pranverë.

Të mërkurën në mbrëmje, Presidenti Biden shtroi një darkë shtetërore për kryeministrin Kishida, udhëheqësi i pestë i huaj që nderohet me këtë që kur Presidenti Biden mori detyrën./VOA

joe biden fumio kishida

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion