11 Prill 2024, 18:16
Nga E. D
foto ilustruese
IRLANDË- Të gjithë prindërit e dinë se sa e vështirë është t’i ndalosh fëmijët të mos përdorin celularin dhe shumë hoqën dorë, ngrenë duart duke menduar se beteja është e humbur përgjithmonë. Në një qytet irlandez, megjithatë, situata është ndryshe. Pothuajse i gjithë komuniteti prej 22 mijë banorësh në Greystones dhe fshatin fqinj, Delgani, ka vendosur tua ndalojë telefonat fëmijëve nën 12 vjeç jo vetëm në shkolla, por edhe në shtëpi.
“Kam marrë telefonata nga Australia, erdhën ekipe televizive nga Amerika, Franca, Skandinavia”, tha Rachel Harper, drejtoreshë e Shkollës Kombëtare “Shën Patriku”, e cila drejtoi nismën e pazakontë.
gjithashu Greystones erdhi në qendër të vëmendjes së mediave në mesin e vitit 2023, kur shumica e banorëve ranë dakord të ndalonin fëmijët të përdornin telefonat.
“Kemi pasur një situatë alarmante. Prindërit thanë se fëmijët po nervozoheshin sepse nuk kishin telefona. Çfarë mund të bënin veçse të dorëzoheshin”, tha Harper.
Ajo tregon se gjatë karrierës së saj 12-vjeçare ka parë me sytë e saj sesi teknologjia ndikon tek më të rinjtë.
“Ne nuk lejuam telefona në shkollë. Fillova të dalloja tetëvjeçarët që ishin shumë më të vetëdijshëm. Disa vajza kishin aplikacione për numërimin e kalorive. Fëmijëria e tyre po shkurtohej gjithnjë e më shumë”, pohoi drejtoresha.
Ajo shton se fëmijë të tjerë i treguan asaj për influencuesit që i frymëzojnë, në vend të prindërve të tyre.
“Një shkollë e futi kufizimin në baza vullnetare dhe mendova se duhet të përfshihemi të gjithë. Unë shkrova një letër dhe u shpjegova prindërve se ne po promovojmë përmirësimin e më të vegjëlve”, shtoi ajo.
Drejtoresha thekson se reagimet kanë qenë të pabesueshme. Jo vetëm që nxënësit e shkollës së saj pushuan së interesuari për telefonat, por trendi u përhap në shtatë shkolla të tjera fillore.
“Fëmijët nuk u kërkonin më prindërve tu blinin celularë, madje disa ua kthenin! Ishte një inkurajim i madh. Ne nuk jemi kundër teknologjisë, ajo është pjesë e jetës sonë. Bëhet fjalë për fëmijët që përgatiten dhe pajisen në mënyrë adekuate për t’u përballur me përgjegjësitë që sjell teknologjia”, shtoi ajo.
Ajo shton se shkolla “Shën Patriku” nuk e refuzon teknologjinë, sepse përdorin tableta në klasa dhe flasin për zhvillimin e vrullshëm. Drejtoresha thotë se me nxënësit po diskutohet për përdorimin e pajisjeve në mënyrë të arsyeshme.
“Ne besojmë se vetëm pasi të mbushin moshën 12 vjeç, ata mund të merren me përgjegjësi me gjërat që sjellin telefonat”, deklaroi drejtoresha.
Drejtoresh tha se pas më pak se një viti, nisma ka sjellë rezultate të shkëlqyera.
“Tani, në vend që të ulen në shesh lojërash duke folur për atë që panë në TikTok, fëmijët po shkëmbejnë ide, po bisedojnë duke përdorur imagjinatën e tyre. Me fjalë të tjera, ata bëjnë atë që fëmijët duhet të bëjnë”, përfundon Rachel Harper.
telefonat
Bota
11 Prill 2024, 18:09
E. D
foto ilustruese
ROMË – Nëntë persona, përfshirë një foshnje, vdiqën kur anija e tyre u fundos ndërkohë q...
Bota
11 Prill 2024, 17:56
E. D
Truorg My Line
VIETNAM- Miliarderja 67-vjeçare, Truorg My Line u dënua me vdekje për një mashtrim prej 44 miliardë dollarës...
Bota
11 Prill 2024, 17:39
E. D
Telegram
Telegram mund të mos jetë aq i popullarizuar sa WhatsApp, por aplikacioni i bisedës është megjithatë një nga at...
Bota
11 Prill 2024, 16:41
E. D
foto ilustruese
KOLUMBI- Një meme e re po shpërndahet gjerësisht këtë javë në llogaritë e mediave sociale në k...
Bota
11 Prill 2024, 16:32
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Një ish-ambasador izraelit në SHBA i ka bërë thirrje Izraelit të godasë “kokën e gjarprit&...
Bota
11 Prill 2024, 16:26
S.B
Ishulli i Richard Branson
KARAIBE- Biznesmeni britanik Richard Branson bleu një nga ishujt e virgjër britanikë për vetëm 120,...
Bota
11 Prill 2024, 16:27
E. D
Donald Trump
NEW YORK- Gjykata e Apelit në Nju Jork hodhi poshtë mbrëmë edhe një kërkesë të avokatëve të...
Bota
11 Prill 2024, 16:16
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje të enjten për ndihma kon krete ushtarake, veçan&eu...
Bota
11 Prill 2024, 15:59
E. D
foto nga vendngjarja
SHBA- Tre marinarët po planifikonin të shkonin për peshkim rreth Pikelot Atoll, në ujërat e Mikronezisë,...
Bota
11 Prill 2024, 15:41
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Një burrë i armatosur në Bordo të Francës goditi me thikë për vdekje një perso...