LIVE UPDATES
Bota

Analistët për VOA: Të shqetësuar për veprimet nacionaliste të forcave politike pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi

Së fundmi Moska ka fituar një aleat kyç në një pozicion të fuqishëm në qeveri, siç janë partitë pro-serbe dhe pro-ruse. Analistët vlerësojnë se ndikimi rus dhe serb në Malin e Zi pritet të rritet edhe më shumë muajve në vazhdim.

30 Mars 2024, 19:43 Nga r.ll
Analistët për VOA: Të shqetësuar për veprimet
foto ilustruese

MAL I ZI- Forcat politike pro-ruse dhe pro-serbe kanë shtuar retorikën në mbështetje të Moskës dhe Beogradit, gjë që sipas analistëve do të bëhet pengesë e Malit të Zi drejt integrimit të shpejtë në BE. Analistët vlerësojnë se këto përpjekje të politikës pro-serbe dhe pro-ruse po e rrezikojnë seriozisht marrëdhëniet ndëretnike dhe qëndrueshmërinë në rajon.

Rusia prej kohësh në Mal të Zi po përdor lajmet e rreme për të riorientuar Podgoricën drejt ndikimit të saj. Së fundmi Moska ka fituar një aleat kyç në një pozicion të fuqishëm në qeveri, siç janë partitë pro-serbe dhe pro-ruse. Analistët vlerësojnë se ndikimi rus dhe serb në Malin e Zi pritet të rritet edhe më shumë muajve në vazhdim.

Profesoresha e Universitetit të Malit të Zi dhe analistja Sabina Osmanoviç tha se ndikimi rus në vend ka qenë i vazhdueshëm, por i kontrolluar.

“Ndikimi rus në Malin e Zi ka qenë konstant, por i kontrolluar. Viteve të fundi ky ndikim është i kanalizuar përmes forcave politike serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe ku është forcuar dhe dukshëm është bërë më i rrezikshëm”, tha Osmanoviç.

Analisti dhe studiuesi Nail Draga po ashtu thekson rolin e forcave politike serbe në ringjalljen e nacionalizmit.

“Me dekompozimin e skenës politike në Malin e Zi, ku në pushtet janë forcat serbe dhe pro-ruse ndikimi i politikës ruse po vazhdon dhe çështja është se kjo politikë a do të vazhdojë me të njëjtin intensitet edhe në fazën kur Mali i Zi tenton të jetë pjesë e familje evropiane”, tha Draga

Ndërsa retorika e qeverisë për politikën e jashtme të Malit të Zi dhe synimet drejt integrimit në BE shfaqen të palëkundura, në anën tjetër forcat pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi kanë shtuar retorikën e mbështetjes së Beogradit dhe pengesën e mundshme të Malit të Zi drejt Bashkimin Evropian.

Osmanoviç merr si shembull rastin e votimit të përfaqësuesit malazez kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Deputetja e Malit të Zi në Këshillin Evropian ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian. Nëse i thërrasim kujtesës, këtu e 25 vite më parë, Mali i Zi i ka hapur dyert për më shumë se 100 mijë refugjatë kosovarë dhe një veprim i tillë është tërësisht në kundërshtim me politikat pro-evropiane dhe me interesat evroatlantike”, tha Osmanoviç.

Kjo lëvizje e Malit të Zi, sipas analistit Draga është një përpjekje që ky shtet i vogël në Adriatik të bëhet pjesë e botës serbe, gjë që do të rrezikonte seriozisht qëndrueshmërinë në rajon.

“Politika ruse është e pranishme përmes partive pro-serbe që janë të dirigjuara nga Beogradi dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila në fakt është filiale e Kishës së Beogradit. Duke marrë parasysh të kaluarën, këto forca, kanë pasur interesa strategjike që Mali i Zi të jetë pjesë integrale e Serbisë së Madhe”, thotë analisti Draga.

Në këtë kuadër zonja Osmanoviç kritikon forcat politike shqiptare, të cilat edhe përkundër shkeljes së marrëveshjes së bashkëqeverisjes po i legjitimon këto politika duke heshtur ndaj këtyre dukurive.

“Interesante është të shohim reagimin e partive politike shqiptare në Malin e Zi. Nëse ato nuk janë në gjendje të ndikojnë në proceset vendimmarrëse në qeveri, atëherë prania e tyre vetëm sa i legjitimon këto politike regresive”, thotë profesoresha e Universitetit të Malit të Zi dhe analistja Sabina Osmanoviç./VOA

mal i zi voa

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes