LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Xi Jinping dhe Vladimir Putin - së bashku kundër SHBA

Kina dhe Rusia nisin këtë javë në Detin e Kinës lindore manovat e përbashkëta ushtarake. Kush mendon se lidhja mes Putin e Xi ka marrë të çara, gabon. Synimi i përbashkët mbetet ai që ka qenë, mendon Alexander Görlach.

24 Dhjetor 2022, 10:32 Nga k.m.
Analiza e DW: Xi Jinping dhe Vladimir Putin - së bashku kundër SHBA
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

Kur Kina dhe Rusia zhvillojnë manovra të përbashkëta rreth brigjeve të Tajvanit dhe Japonisë, ndizen të gjitha sirenat e alarmit në vendet demokratike të Azisë Lindore. Moska dhe Pekini janë afruar edhe më shumë pas agresionit rus kundër Ukrainës, pushtetmbajtësit Vladimir Putin dhe Xi Jinping e shohin bashkëpunimin midis vendeve të tyre si bashkëpunimin më të ngushtë mes gjithë partneriteteve të mundshme. Për këtë nuk mund të dyshosh, megjithëse Xi siguroi kancelarin gjerman gjatë vizitës së tij në Pekin, se Republika Popullore është kundër përdorimit të armëve atomike në Ukrainë. Ky konsensus minimal midis kombeve të civilizuara nuk do të thotë në asnjë mënyrë largim nga Moska, gjë që e dëshmon edhe kjo manovër e përbashkët tani.

Vërtet që Republika Popullore nuk e ka pranuar kurrë zyrtarisht se ndihmon ushtarakisht Rusinë, por teknologjia e armëve ka gjetur rrugën që duke kaluar nëpër Korenë e Veriut, të përfundojë në frontin e Ukrainës së pushtuar. Putini dhe Xi janë të dy mbështetës të regjimit koreano verior të epokës së gurit, të Kim Jong Un-it, (siç janë të lidhur ngushtë me regjimin e mullahëve në Teheran).

Tani në fund të vitit Penjani zhvilloi, sipas gazetës New York Times, 88 prova me raketa, disa prej të cilave përfunduan në detet që i përkasin Japonisë ose Koresë së Jugut, gjë që bëri që ushtritë e të dy vendeve (dhe trupat amerikane që janë dislokuar në dy vendet si aleatë), të vendosen në gjendje gatishmërie. Ekziston unitet në pikëpamjen se Koreja e Veriut është ndërkohë në gjendje të përdorë armë bërthamore.

Fokusi i Kinës tek Tajvani

Pekini nga ana e tij, hodhi gjatë bllokadës detare të Tajvanit të lirë dhe demokratik në muajin gusht, raketa që përfunduan në bregdetin tajvanez. Kjo ishte hakmarrja për vizitën e politikanes amerikane Nancy Pelosi në ishullin e Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani i përket Republikës Popullore. Në fakt Partia Komuniste nuk ka sunduar kurrë mbi ishullin, që është sot demokraci në lulëzim. Moska dhe Pekini janë të interesuar të ketë një përshkallëzim të situatës në Paqësorin Perëndimor, manovrat e tyre nuk mendohet që të ulin dallgët e tensionit të rritur muajt e fundit.

Përpjekjet e Pekinit bëhen për t'i kthyer këto ujëra ndërkombëtarë në kombëtarë. Për të arritur këtë qëllim milicët kinezë kanë pushtuar tashmë ishujt që i përkasin Filipineve. Përveç kësaj, Republika Popullore ka krijuar ishuj artificialë të cilët i ka militarizuar. Synimi përfundimtar është të dëbojë nga Paqësori Shtetet e Bashkuara, që janë partnere me Filipinet, Tajvanin, Japoninë dhe Korenë e Jugut, në mënyrë që të mund të dominojë ushtarakisht dhe ekonomikisht vendet e rajonit duke u kthyer në hegjemoni të re. Që Pekini kërkon t'i arrijë të dyja është bërë e qartë në të kaluarën: Sipas një artikulli të revistës Foreign Affairs, që prej vitit 2010, Pekini është përpjekur në 123 raste, që nëpërmjet presionit ekonomik të zbatojë politikisht ideologjinë e vet.

Rusia është në të njëjtën linjë si Kina, sepse armiku i përbashkët për të dy pushtetmbajtësit Putin dhe Xi janë Shtetet e Bashkuara. Megjithatë fijet këtu i tërheq Kina. Në muajin shtator, Vladimir Putinit iu desh që në kuadër të takimit të Organizatës së Kooperimit të Shangait, t'i raportonte "paramount leader-it" kinez duke dhënë përgjigje për "pyetjet dhe shqetësimet” në lidhje me luftën e Ukrainës.

Ka mundësi që Kremlini ta shohë veten si partner të barabartë me Pekinin. Por në të vërtetë, Republika Popullore është sot një lojtar shumë më i fuqishëm se sa Rusia e Putinit. Mjaftojnë shifrat e zhvillimeve të suksesshme ekonomike, për të treguar sa e lidhur është Republika Popullore me ekonominë botërore, sa që nuk mund të injorohet vërtet as si vend prodhimi as si treg shitjeje nga asnjë vend tjetër i botës.

Manovrat që zhvillohen tani midis Rusisë dhe Kinës mund të shihen në kuadër të modernizimit të ushtrisë kineze, që pritet të mbyllet në vitin 2027, vitin e përvjetorit të njëqindtë të "Ushtrisë çlirimtare të popullit”. Ushtria ruse e ndihmon për këtë gjë partnerin kinez. Moska trajnon Pekinin sidomos në çështjet e pushtimit të tokës, luftës urbane dhe luftës guerilase.

Xi Jinping ka bërë të ditur se mund të ndodhë që të dojë të sulmojë dhe pushtojë Tajvanin e lirë. Për këtë gjë atij i duhen pikërisht këto aftësi. Megjithatë në ushtrimin e luftës në Ukrainë ushtrisë ruse, për fat të mirë, i mungonin pikërisht këto gjëra. Mbase kjo ka qenë pse Putini u thirr nga Xi për të dhënë raport, dhe jo se Xi ishte i shqetësuar për paqen botërore.

Trazimi i botës së lirë

Sidoqoftë bota nuk mund të presë asgjë të mirë nga thellimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe Rusisë, në një kohë kur klima në Paqësorin Perëndimor është e trazuar. Manovrat do të zhvillohen gjatë ditëve të Krishtlindjeve dhe do të përfundojnë më 27 dhjetor. Edhe në Ukrainë Putini nuk mendon t'i lerë armët të heshin gjatë Krishtlindjeve. Synimi i Xi-së dhe Putinit është të trazojë botën e lirë. Për lirinë dhe demokracinë nuk ka pushim as gjatë Krishtlindjeve sivjet./DW

*Alexander Görlach është bashkëpunëtor në Këshillin Carnegie për etikë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunëtor kërkimor në Institutin Internet të Universitetit të Oksfordit. Mbas qëndrimeve në Tajvan dhe Hongkong, këto dy rajone u kthyen për të në tema të rëndësisë së veçantë, së bashku me çështjen e ngritjes së Kinës dhe rëndësisë që ka kjo për botën e lirë. Ai ka pasur poste të ndryshme në Universitetin Harvard dhe në Universitetin e Kembrixhit.

xi jinping vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 24 Dhjetor 2022, 08:52 k.m.

Arrestohen 2 ushtarë në Belgjikë

Foto ilustruese BELGJIKË- Dy ushtarë belgë të forcave ajrore u arrestuan në zemër të Brukselit. Dëshmitarët ok...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend