Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas rezultatit paraprak përfundimtar, rreth 54 për qind e italianëve e refuzuan reformën, dhe vetëm rreth 46 për qind votuan pro saj.
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dështoi me planet e saj për të arritur përmes një referendumi popullor një reformë të thellë të drejtësisë italiane. Sipas rezultatit paraprak përfundimtar, rreth 54 për qind e italianëve e refuzuan reformën, dhe vetëm rreth 46 për qind votuan pro saj.
Meloni e pranoi humbjen dhe tha në një video në kanalin e saj në Instagram: "Italianët vendosën. Dhe ne do ta respektojmë këtë vendim.” Kryetarja e partisë Fratelli d'Italia (Vëllezërit e Italisë) e quajti përfundimin e referendumit si një "mundësi të humbur për modernizimin e Italisë”.
Megjithatë ajo theksoi se do të vazhdojë "punën për të mirën e kombit”. Para referendumit Meloni e kishte përjashtuar mundësinë e marrjes së përgjegjësive personale në rast humbjeje.
Synimi kufizimi i vetëqeverisjes së gjyqtarëve
Reforma ishte një nga projektet kryesore të qeverisë italiane dhe parashikonte ndryshime në disa nene të Kushtetutës italiane. Një nga pikat kryesore ishte ndarja e karrierave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, siç është e zakonshme në shumicën e vendeve evropiane.
Gjithashtu, parashikohej krijimi i organeve të reja të vetëqeverisjes për gjyqtarët dhe prokurorët. Në përbërjen e këtyre organeve synohej të merrte pjesë edhe parlamenti, çka do t'i jepte politikës më shumë ndikim në vendimet për personelin.
Kundërshtarët shohin rrezik për pavarësinë e drejtësisë
Meloni dhe aleatët e saj e konsideronin këtë reformë si një hap për t'i bërë gjyqtarët dhe prokurorët më të pavarur nga ndikimet politike dhe për ta bërë sistemin e drejtësisë në tërësi më efikas. E djathta italiane pretendon prej dekadash se pjesë të mëdha të drejtësisë mbajnë anën e së majtës.
Kundërshtarët, kryesisht opozita italiane, paralajmëroi për një ndërhyrje në pavarësinë e drejtësisë. Ata e akuzuan Melonin se synonte të rrisë ndikimin e saj mbi sistemin gjyqësor.
Sipas tyre sidomos prokuroria mund të bëhej pre e ndikimit politik, ndërsa problemet strukturore si zgjatja e proceseve gjyqësoredhe mbipopullimi i burgjeve do të mbeteshin të pazgjidhura.
Humbje e rëndë për Melonin
Për Melonin rezultati është një humbje e rëndë dhe kjo vetëm një vit e gjysmë para zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Referendumi konsiderohej gjithashtu si një test për zgjedhjet e planifikuara për vjeshtën e vitit 2027.
Këtë e nënvizon edhe profesori i së drejtës kushtetuese, Nicola Lupo, nga Universiteti Luiss në Romë. Sipas Lupos, referendumi shihej nga italianët i lidhur ngushtë me Melonin dhe qeverinë e saj. Prandaj, "Jo”-ja në referendum është më shumë se një refuzim i reformës së drejtësisë.
Megjithatë aktualisht Meloni dhe partia e saj, Fratelli d'Italia, vazhdojnë të jenë shumë përpara të gjitha partive të tjera në sondazhe. Pjesëmarrja në votime ishte shumë e lartë për një referendum, rreth 58 për qind, ndërsa të drejtën e votës e kishin mbi 46 milionë qytetarë./DW
Foto ilustruse Irani ka kryer sulme kundër Izraelit dhe Kuvajtit të martën, rreth një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bash...
Foto ilustruse GREQI- Qeveria greke ka njoftuar disa masa për të përballuar pasojat ekonomike të luftës në Iran, e cila ka sh...
Foto ilustruse EUROPA- BE-ja dhe Australia kanë nënshkruar marrëveshjet e shumëpritura për tregtinë dhe sigurinë, nd&eum...
Liban LIBAN- Ministria e Jashtme e Libanit njoftoi se, Libani ia ka tërhequr akreditimin ambasadorit iranian, i cili u em&eu...
Google AI SHBA- Google po fillon të zëvendësojë titujt e lajmeve në rezultatet e kërkimit me ato që janë t&eu...
Më shumë fluturime, bileta më të lira dhe aeroporte më moderne. Këto janë ndryshimet që mund t’i përjetoj&...
Gjurmë të grupit rus të hakerëve “Fancy Bear”, të cilin institucionet shtetërore amerikane dhe britanike e kanë...
Bruksel BRUKSEL- Uljet e taksave, mbështetja e synuar për industrinë dhe kufijtë e lartë të të ardhurave inframargjinale...
Pamjet IRAN- Irani po lëshon kërcënime të reja kundër SHBA-së, duke deklaruar se nuk ka shumë kohë për t'...
Kim Jong Un KOREJA E VERIUT- Mesazhi se Koreja e Veriut nuk do ta braktisë kurrë statusin e saj si fuqi bërthamore u pë...