All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analiza e REL: Kosova dyshon se Serbia po riinstalon policinë në veri

Të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë tregojnë se Serbia është duke i rihapur zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të saj në veri të Kosovës.

13 Maj 2023, 07:22 Nga m.s
Analiza e REL: Kosova dyshon se Serbia po riinstalon policinë në veri
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SERBI- Të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë tregojnë se Serbia është duke i rihapur zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të saj në veri të Kosovës. Sipas të dhënave të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, në katër komuna të veriut të Kosovës, me shumicë serbe, që nga 11 maji i këtij viti janë vendosur zyrat e MPB-së së Serbisë, të cilat kanë qenë funksionale deri në vitin 2013.

Sipas të njëjtave të dhëna, selia kryesore e MPB-së do të jetë në Zveçan, afër shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion në terren e as nga institucionet serbe.

Serbia kishte strukturat e saj të sigurisë në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq deri në vitin 2013. Pas marrëveshjes së arritur në dialogun e Brukselit, ato u integruan në institucionet e Kosovës, kryesisht në Policinë e Kosovës.

Mirëpo, pothuajse të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb dhanë dorëheqje në fund të vitit të kaluar, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave që qarkullojnë në veri me tabela që i lëshon Serbia.

Serbia e mbështeti këtë veprim dhe në këmbim u dha të gjithëve kontrata me paga të njëjta siç i kishin marrë nga institucionet e Kosovës. Në ato kontrata, ndër të tjera, shkruhet se duhet të punojnë për të mirën e komunitetit serb.

“Është bërë mjaft”, ishin fjalët e shefit të atëhershëm të operacioneve në Policinë e Kosovës për rajonin verior, Aleksandar Filipoviq, i cili hoqi i pari uniformën.

Për një akt të tillë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dekoruar Filipoviqin me Medaljen e Artë për Guxim – Millosh Obiliq.

Vizita sekrete e Filipoviqit në policinë serbe

Sipas të dhënave të një institucioni të sigurisë të Kosovës në të cilat REL-i pati qasje, Filipoviq ka qenë në një takim të mërkurën, më 10 maj, në ambientet e Agjencisë së Informacionit (BIA) në Beograd.

Pas kësaj, me urdhër të Filipoviqit, një ish-zyrtar tjetër në Policinë e Kosovës, Goran Zhivkoviq, i njoftoi të gjithë ish-komandantët e stacioneve policore në komunat në veri se do të hapen dy zyra të MPB-së së Serbisë në Mitrovicën e Veriut.

Zhivkoviq është i njohur për publikun si komandant i stacionit policor në veri të Mitrovicës, ndërsa në maj të vitit 2022 ai e informoi opinionin se rreth 60 persona ishin në listën e të dyshuarve “për përmbysje të rendit kushtetues të Kosovës”. Ndryshe, njëra zyrë në Mitrovicën e Veriut do të duhej të funksiononte në objektet e përdorura më parë nga MPB-ja e Serbisë, ndërsa tjetra në objektin e Autoritetit të Përkohshëm Komunal, i cili punon nën sistemin serb.

Ku tjetër pritet të jenë zyrat e MPB-së serbe?

Të dhënat e siguruara nga REL-i tregojnë se të njëjtat zyre do të hapen edhe në Leposaviq dhe Zubin Potok, po ashtu edhe në objektet e përdorura më parë nga MPB-ja e Serbisë.

Gjithashtu, prezenca e MPB-së së Serbisë është planifikuar edhe në Rudarë afër Zveçanit. Fshati Rudarë gjendet në rrugën kryesore Mitrovicë - Leposaviq dhe njihet për barrikadat që janë vendosur aty që nga viti 2011 me qëllim që të pengojnë autoritetet e Kosovës të vendosin pushtetin në veri.

REL-i u përpoq të kontaktonte me Filipoviqin dhe Zhivkoviqin për të verifikuar këto pretendime, por pa sukses.

Gjithashtu, REL-i iu drejtua BIA-s dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë me kërkesën që të konfirmojnë ose mohojnë këto informacione, por këto institucione nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij teksti.

As Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe as Qeveria e Kosovës nuk i kanë komentuar këto pretendime.

Filipoviqi i kërkoi Vuçiqit siguri në veri

Ish-zyrtari policor, Filipoviq, i kërkoi presidentit Aleksandar Vuçiq "ndihmë shtesë" nga Serbia në një takim më 13 prill, në Rashkë.

Vuçiq e inkurajoi atë të thotë "hapur atë që kërkon”. Pastaj Filipoviq tha se serbët në Kosovë kanë nevojë për siguri.

“Ne e dimë që ju i keni dërguar kërkesë KFOR-it për kthimin e forcave tona të sigurisë në Kosovë dhe Metohi dhe e dimë se ata e kanë refuzuar atë kërkesë, sepse ka shumë që dëshirojnë që në Kosovë dhe Metohi të mos ketë serbë. Prandaj, populli ynë, sidomos sot, pret fjalën tuaj. President, na thuaj, na trego rrugën ku do të shkojmë”, tha Filipoviq.

“Mos nxitoni”, iu përgjigj Vuçiq dhe shtoi se “ka gjithmonë kohë për këtë”.

Dhjetorin e kaluar, KFOR-i (misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë) hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për të kthyer 1000 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë së saj në Kosovë.

Beogradi zyrtar e bëri këtë kërkesë pas tensioneve dhe barrikadave në veri të Kosovës.

Një kërkesë e tillë u kundërshtua kategorikisht nga SHBA-ja, siç i tha Radios Evropa e Lirë në një intervistë dhjetorin e kaluar i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha, gjithashtu, se Kosova “ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja”.

Pas kërkesës së Filipoviqit, në të njëjtin takim në Rashkë, të tjerë i kërkuan Vuçiqit t'i “mbronte”, të cilëve ai iu përgjigj: “E di që i vetmi lajm që do t'ju gëzonte është hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë dhe Metohi dhe unë e di që në thelb gjithçka tjetër është me shumë më pak interes”.

“Vetëm atëherë do të ndiheshit të sigurt”, tha Vuçiq, por megjithatë ai u “kërkoi” të gjithëve durim dhe paqe.

Kush është Aleksandar Filipoviq?

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e sigurisë së Kosovës e kanë lidhur Aleksandar Filipoviqin me shërbimet serbe të sigurisë. Ai është integruar në Policinë e Kosovës nga MPB-ja e Serbisë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, REL-i mori informacione se Filipoviq u bë komandant i stacionit policor në Leposaviq në vitin 2016 me kërkesë të Milan Radoiçiqit.

Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit. Ndaj tij është lëshuar një fletarrest në Kosovë dhe SHBA-ja e ka futur në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar ndërkombëtar.

Gjithashtu, REL-i pati qasje në të dhënat që tregojnë se Filipoviqi kishte lidhje të ngushta me Milan Mihajloviqin, i cili u arrestua në tetor të vitit 2022 me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ai mbajti kontakte të ngushta me përfaqësuesit rusë në Kosovë, si Aleksandar Rozhdestvenski nga Zyra Ndërlidhëse Ruse në Kosovë. Sipas të dhënave të institucionit të sigurisë së Kosovës, Filipoviq njihet edhe si “njeriu i Vulinit”. Aleksandar Vulin aktualisht është drejtor i BIA-s.

Marre nga Evropa e Lire 

kosove serbi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet