6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, këto projekte, ndër të tjera, do të zvogëlojnë varësinë nga gazi rus.
Përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi dhe të kompanive amerikane, më 12 maj, nënshkruan në Podgoricë një Memorandum për zbatimin e dy projekteve të infrastrukturës energjetike. Sipas kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, këto projekte, ndër të tjera, do të zvogëlojnë varësinë nga gazi rus. Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali për importin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Mal të Zi dhe instalimin e një termocentrali me gaz, furnizimi i të cilit do të vinte përmes terminalit. Projektet e terminalit dhe termocentralit do të jenë në portin e Tivarit.
“Kjo është e rëndësishme në mënyrë gjeopolitike për ne, sepse zvogëlon varësinë nga gazi rus, por mbi të gjitha kjo flet se ne e dimë se ku duam të lëvizë vendi në 10, 15, 20 vitet e ardhshme”, tha Abazoviç.
Memorandumi u nënshkrua nga Abazoviq, Phil Pyle, përfaqësues i Enerflex Energy Systems dhe Olin L. Wethington, president dhe shef ekzekutiv i Wethington Energy Innovation. Wethington tha se Mali i Zi, te kompanitë amerikane ka partnerin më të mirë teknologjik.
“Besoj se kemi siguruar themelin energjetik”.
Nënshkruesit e memorandumit u pajtuan se bëhet fjalë për projektet që do të sigurojë siguri energjetike dhe do të krijojnë perspektiva të mira për përparimin e mëtejshëm energjetik dhe të përgjithshëm ekonomik të Malit të Zi.
Sipas memorandumit, ato mund të fillojnë punën deri kah fundi i vitit 2025. Megjithatë, ata nuk kanë dashur të flasin për datën e fillimit të punimeve dhe vlerën e investimit, duke u shprehur se ato varen nga shumë faktorë.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, tha se projekti i sjell Malit të Zi më të mirën në aspektin e teknologjisë, pajisjeve, njohurive dhe aftësive.
Bisedimet për këtë projektet nisën në janar të vitit 2020. Asokohe, ndihmës-sekretari për energjinë e fosileve në Departamentin e Energjisë të SHBA-së, Steven Winberg, tha se porti i Tivarit është një resurs ideal për furnizimin me gaz.
“Ai port ka një pozicion ideal për të pranuar gaz të lëngshëm dhe do të paraqiste një nyje nga ku gazi i lëngshëm do të transportohej në vende të tjera. Është një port me ujë të thellë dhe mund të pranojë anije që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
SHBA-ja është prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë, si dhe një nga tre eksportuesit më të mëdhenj të kësaj energjie./REL
Foto ilustruese Disa mijëra njerëz në Beograd kanë protestuar me moton “Serbia kundër dhunës” dhe kanë k&eum...
Foto ilustruese KOLUMBI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kolumbi. Mediat e huaja raportojnë se gazetari Luis Gab...
Restoranti në SHBA SHBA- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se trupi i pajet&eum...
Lufta në Bakhmut RUSI- Kreu i grupit mercenar privat Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin deklaron se se ushtria konvencionale e Mosk&eu...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim D...
Dardan Krivaqa KOSOVË- Del raporti i ekzaminimit psikiatrik i Dardan Krivaqës, autorit të vrasjes makabër të 18-vjeçares M...
Vendi ku ndodhi plagosja KLINË- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka nd...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar lidhur me takimet e fundit të zhvilluara me kreun ...
Luan AFRIKË- Një luan në Kenia që besohet se ka qenë më i moshuari në botë në natyrë, ka ngordhur pa...
Foto ilustruese TUNIZI- Sipas agjencisë së kontrollit kufitar të BE-së, Frontex, kontrabandistët e njerëzve nga Tuni...