LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Optimizëm i matur për takimin Kurti-Vuçiç

Se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i tyre, nuk është e qartë, por spekulimet se a do ta pranojnë ose jo planin, kanë përfshirë opinionin publik të të dyja palëve. Sanije Zeqiraj thotë se palët negociuese do të duhet të gjejnë “një mes”, në mënyrë që të mos përsëriten tensionet. Ajo thotë se marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë edhe mbështetjen e popullit.

20 Shkurt 2023, 19:45 Nga DOSJA
Analiza e REL: Optimizëm i matur për takimin Kurti-Vuçiç
Takimi

KOSOVË- Herën e fundit kur u takuan në Bruksel, në nëntor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbe në veri të Kosovës. Në takimin e planifikuar për datën 27 shkurt, ata do të kenë përpara një propozim të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i tyre, nuk është e qartë, por spekulimet se a do ta pranojnë ose jo planin, kanë përfshirë opinionin publik të të dyja palëve. Sanije Zeqiraj thotë se palët negociuese do të duhet të gjejnë “një mes”, në mënyrë që të mos përsëriten tensionet. Ajo thotë se marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë edhe mbështetjen e popullit.

“Nëse vendoset diçka kundër [vullnetit të] popullit, besoj se kemi për të pasur prapë probleme. Unë llogaris që Kurti është shumë i kujdesshëm në këtë pikë dhe nuk dyshoj që mund të bëjë ndonjë gabim”, thotë Zeqiraj, pensioniste nga fusha e arsimit.

Ajo shton se nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë për të arritur një zgjidhje përfundimtare, sepse, siç shprehet, qytetarët janë lodhur nga procesi negociues, i cili ka nisur qysh në vitin 2011.

Samedin Beqiri, librashitës në Prishtinë, nuk ka pritshmëri të larta nga takimi në Bruksel dhe beson se të dyja palët do të negociojnë edhe për një kohë të gjatë, përpara se të arrijnë te ndonjë zgjidhje përfundimtare.

“Sipas mendimit tim, çështja e zgjidhjes finale Kosovë-Serbi është ende larg”, thotë Beqiri për Radion Evropa e Lirë.

“Shpresoj të bëhet më mirë dhe të vendoset njëherë e përgjithmonë për Kosovën”, thotë shkurtimisht Fadil Konushevci, punëtor i sektorit privat.

Aleksandër Durkoviç shfaq shpresën se Kosova dhe Serbia do të gjejnë një zgjidhje kompromisi “për hir të interesit të përbashkët”.

Por, propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, sipas tij, nuk është i pranueshëm, sepse, siç thotë, Serbia nuk duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Vetë presidenti [i Serbisë, Aleksandër Vuçiç] ka thënë se Kosova ligjërisht nuk ekziston dhe se është shtet ilegal”, thotë Durkoviç për Radion Evropa e Lirë.

Mira beson se bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiçit “do të jenë të vështira”, por se presidenti i Serbisë “nuk do të dorëzohet”.

“Ne nuk mund të bëjmë shumë lëshime ndaj Evropës”, thotë ajo.

Nenad Miçiç thotë se pas 27 shkurtit nuk do të ketë ndonjë përparim të madh në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe shton se, aktualisht, “të gjithë janë të kënaqur me status quo-në”.

“Do të kishte probleme nga të dyja palët nëse do të binin dakord për një kompromis... Kjo gjendje u përshtatet edhe disa forcave të tjera, që ndikojnë në ruajtjen e saj”, thotë Miçiq pa saktësuar se për kë e ka fjalën.

Ndërmjetësit ndërkombëtarë në dialogun Kosovë-Serbi u kanë prezantuar palëve planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve në shtator të vitit të kaluar.

Në atë dokument, i cili është mbështetur nga SHBA-ja, Gjermania dhe Franca, nuk përmendet njohja reciproke apo anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Propozimi nuk është bërë publik, por Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një version, autenticiteti i të cilit është konfirmuar nga burimet në Bruksel.

Në të kërkohet që Serbia të mos ndërhyjë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe që të dyja palët të respektojnë sovranitetin dhe integritetin e njëra-tjetrës.

Propozimi, gjithashtu, përfshin të drejta të barabarta për të dyja vendet, njohjen e simboleve shtetërore, trajtim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Propozimi është pranuar në parim nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

Analisti politik në Prishtinë, Artan Muhaxhiri, thotë se pritjet e tij për takimin Kurti-Vuçiç janë minimale.

“Kryeministri Kurti e pranoi propozimin e BE-së si bazë të mirë për negociata. Megjithatë, qëndrimi i tij për një nga çështjet më themelore - Asociacionin e komunave me shumicë serbe - është shumë i komplikuar”, thotë Muhaxhiri, profesor i sociologjisë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është një çështje që prej vitesh e bllokon përparimin në dialog.

Për formimin e tij, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në vitin 2013. Megjithatë, Kosova refuzon ta themelojë, duke pretenduar se nuk është në përputhje me Kushtetutën e saj dhe se mund të çojë në ndarjen e vendit.

Duke qenë nën trysninë e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur gjashtë kushte për formimin e tij.

Disa prej tyre thonë se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe t’i shërbejë ekskluzivisht bashkëpunimit ndërkomunal.

Muhaxhiri thotë se pasojat do të jenë të mëdha nëse ndonjëra nga palët nuk e pranon propozimin e BE-së.

“Do të stigmatizohet si palë që e bllokon normalizimin politik të rajonit tonë dhe kjo do të nënkuptojë edhe një pozicionim antagonist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në vitet në vijim”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë se më 27 shkurt mund të fillojnë formalisht negociatat për pranimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas tij, takimet më serioze për këtë çështje mund të pasojnë vetëm pas kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

Ai kujton se plani i BE-së u është paraqitur palëve menjëherë pas tensioneve në veri të Kosovës dhe pas barrikadave të ngritura nga disa qytetarë lokalë serbë.

Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, serbët në veri të Kosovës janë larguar nga Policia e Kosovës, institucionet gjyqësore dhe administrata lokale, në përpjekje për t’i penguar autoritetet e Kosovës që të zbatojnë procesin e riregjistrimit të automjeteve - nga targat ilegale serbe në targa të Republikës së Kosovës.

Ky veprim është pasuar me ngritjen e barrikadave në veri, të cilat janë hequr pasi Vuçiç ka thënë se ka marrë garanci nga SHBA-ja se Asociacioni do të formohet.

Janjiq thotë se për të, propozimi i BE-së është precedent, sepse hap një diskutim publik për një dokument sekret.

“Nuk ka asnjë shembull të kësaj mënyre të përgatitjes dhe zhvillimit të bisedimeve. Nëse do të ketë sukses, kjo do të jetë një çështje për studim në të gjitha universitetet”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka vizituar për herë të fundit Prishtinën dhe Beogradin më 6 shkurt, me qëllim që të caktojë një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut.

Pas kësaj vizite, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e konsideron atë bazë të mirë për diskutime të mëtejme.

Paraprakisht, Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të punojë në zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

SHBA-ja e ka mirëpritur vendimin e Kurtit, duke deklaruar se marrëveshja “do të sjellë përfitime të konsiderueshme për Kosovën dhe Serbinë”.

Marrë nga REL

aleksander vucic albin kurti

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!