20 Shkurt 2023, 19:00
Nga a.l
Rusia
RUSI- Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt me Suedinë, mirëpo forcat e saj tani janë të angazhuara në luftën në Ukrainë, ka thënë të hënën Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake (MUST).
“Rendi i sigurisë në Evropë, siç e njohim ne, është ndalur së ekzistuari… prandaj edhe janë rritur rreziqet për sigurinë suedeze”, ka thënë Lena Hallin, udhëheqëse e këtij Shërbimi, në një konferencë për media.
Hallin ka thënë po ashtu se pret që Rusia të forcojë kapacitetet ushtarake në zonën e afërt me Suedinë, kur të jetë e mundshme, si përgjigje ndaj aplikimit të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO. Ajo ka thënë se Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake ka vlerësuar se Rusia dëshiron të shmangë përshkallëzimin e tensioneve që do të mund të rezultonte në konflikt me NATO-n.
“Megjithatë, ekzistojnë shumë paqartësi, sidomos ato që lidhen me gatishmërinë e udhëheqësisë ruse për t’u përfshirë në rreziqe të mëdha”, ka thënë ajo, duke shtuar se tensionet e larta mund të rrisin rreziqet për aksidente, dhe se gjykimet e gabuara mund të çojnë në konflikt.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
lena hallin
Bota
20 Shkurt 2023, 18:52
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia do të ndërtojë pothuajse 200,000 shtëpi të reja n&eum...
Bota
20 Shkurt 2023, 18:48
a.l
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se Shtetet e Bashkuara do të zotohen për 100 milionë...
Bota
20 Shkurt 2023, 18:42
a.l
Japonia
JAPONI- Japonia do t’i ofrojë Ukrainës mbështetje të re financiare me vlerë 5.5 miliardë dollarë, b&e...
Bota
20 Shkurt 2023, 18:41
k.m.
Foto ilustruese
MOSKË- Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt me Suedinë, mirë...
Bota
20 Shkurt 2023, 18:34
k.m.
Foto ilustruese
Përdoruesit e platformave të kompanisë Meta së shpejti do të mund të ndjekin hapat e shfrytëzuesve t&eum...
Bota
20 Shkurt 2023, 18:25
a.l
termet
TURQI- Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë. Raportohet se lëkundja me magnitudë 6.4 ka rënë...
Bota
20 Shkurt 2023, 18:13
a.l
Joe Biden
SHBA- Vizita e papritur e presidentit amerikan Joe Biden ditën e sotme në vendin e prekur nga lufta e agresioni rus, Ki...
Bota
20 Shkurt 2023, 18:17
k.m.
Aleksei Navalny
RUSI- Politikani i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë se humbja ushtarake e Moskës në Ukrainë...
Bota
20 Shkurt 2023, 18:05
a.l
Antony Blinken mbërrin në Athinë
GREQI- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, mbërriti në Athinë pasdit, p...
Bota
20 Shkurt 2023, 18:03
a.l
Josep Borrell
UKRAINË- Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra që të furnizojë me municione të mjaftueshme Ukrain&e...