LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA-s/ Çfarë e detyroi Putinin të anulojë konferencën vjetore me gazetarët?

Zoti Putin zakonisht përdor ritualin e fundvitit për të lustruar imazhin e tij, duke iu përgjigjur një serie pyetjesh mbi politikën e brendshme dhe për të dhënë idenë se është i hapur, edhe pse konferenca është shumë e kontrolluar.

13 Dhjetor 2022, 21:40 Nga I.A
Analiza e VOA-s/ Çfarë e detyroi Putinin të anulojë
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Vladimir Putin ka anuluar konferencën vjetore me gazetarët pas një serie problemesh në fushëbetejë në Ukrainë — një pranim i heshtur se lufta e udhëheqësit rus ka shkuar keq. Zoti Putin zakonisht përdor ritualin e fundvitit për të lustruar imazhin e tij, duke iu përgjigjur një serie pyetjesh mbi politikën e brendshme dhe për të dhënë idenë se është i hapur, edhe pse konferenca është shumë e kontrolluar.

Por këtë vit, teksa trupat e tij janë sprapsur Ukrainë, shmangia e pyetjeve të sikletshme rreth gabimeve të ushtrisë ruse mund të jetë e pamundur, edhe në një ngjarje shumë të kontrolluar. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov konfirmoi të hënën se zoti Putin nuk do ta mbante konferencën e shtypit këtë muaj pa shpjeguar arsyet pse.

"Edhe pse pyetjet janë zakonisht të verifikuara paraprakisht, anulimi ka të ngjarë të jetë për shkak të kundërshtimeve në rritje të luftës së ndërmarrë nga Rusia", shkruante ministria britanike e Mbrojtjes në një koment në Twitter.

"Zyrtarët e Kremlinit janë të vetëdijshëm rreth mundësisë që në çdo ngjarje në të cilën është i pranishëm Putini, çështje kryesore diskutimi do jetë operacioni të posaçëm ushtarak", shtonte më tej ministria britanike, duke përdorur termin e Moskës për luftën.

Disa nga konferencat e tij në shkuarën kanë zgjatur më shumë se 4 orë e gjysmë, ku ai përballej ndonjëherë me pyetje të vështira, por ai i përdorte ato për për t'u tallur me Perëndimin ose për të denigruar kundërshtarët e tij në vend.

Zoti Putin ka anuluar gjithashtu një tjetër takim vjetor këtë vit, një shfaqje televizive thirrjesh në të cilën ai merr pyetje nga publiku për të ushqyer imazhin e babait të kombit të tij

Putin ka anuluar gjithashtu një tjetër takim vjetor këtë vit, një shfaqje televizive në të cilën ai merr pyetje nga publiku për të ushqyer imazhin e tij si babai i kombit.

Deri tani ai nuk ka mbajtur as fjalimin vjetor në parlament, një detyrim kushtetues, fjalim i cili transmetohet drejtpërsëdrejti nga televizioni shtetëror. Ende nuk është përcaktuar asnjë datë se kur zoti Putin do e mbajë këtë fjalim.

Kremlini ka censuruar çdo kritikë të kampit liberal që ka kundërshtuar luftën në Ukrainë, duke mbyllur mediat e pavarura dhe duke kriminalizuar përhapjen e çdo informacioni që ndryshon nga pikëpamja zyrtare – përfshirë cilësimin se “luftë”. Megjithatë, kjo ka nxitur kritikat e ekstremistëve rusë, të cilët e kanë cilësuar presidentin si të dobët dhe të pavendosur dhe kanë bërë thirrje për shtim të protestave mbi çështjen e Ukrainës.

Analisti politik Abbas Gallyamov tha në një video- koment se vendimi për të mos mbajtur konferencën e shtypit kishte gjasa të kishte ardhur pasi zoti Putin "nuk ka asgjë për të thënë nga pikëpamja e strategjisë."

Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke pretenduar se Moska ishte e detyruar të "çmilitarizonte" vendin përballë refuzimit të NATO-s për t'i dhënë garanci Rusisë se Ukraina nuk do të ftohej për t'iu bashkuar aleancës. Ukraina dhe pjesa më e madhe e botës e cilësuan sulmin rus ndaj fqinjit të saj si një akt agresioni të paprovokuar.

Zoti Putin dhe zyrtarët e tij shpresonin të mposhtnin ushtrinë ukrainase brenda pak ditësh, por rezistenca e ashpër ukrainase, e forcuar nga mbpshtetja me armët perëndimore, i prishi menjëherë këto plane. Pas një orvatjeje të dështuar për të marrë me shpejtësi kontrollin e kryeqytetin ukrainas, trupat ruse u tërhoqën nga zonat përreth Kievit në mars.

Në shtator, Ukraina mori përsëri nën kontroll pjesë të mëdha territori në rajonin verilindor të Kharkivit dhe muajin e kaluar mori kontrollin e qytetit strategjik të Khersonit.

Mobilizimi i 300,000 rezervistëve, me urdhër të zotit Putin në shtator deri tani nuk ka arritur të përmbysë fatin e fushës së betejës për Rusinë. Urdhri i mobilizimit ka bërë që qindra mijëra rusë të largohen jashtë vendit për të shmangur rekrutimin dhe ata që janë thirrur kanë raportuar për mungesa të mëdha në pajisje thelbësore e armatime.

Në një deklaratë të rrallë javën e kaluar ku tha se lufta në Ukrainë po merrte më shumë kohë nga sa ai kishte parashkuar, zoti Putin pranoi se fundi mund të ishte një "proces i gjatë." Në të njëjtën kohë, ai pretendoi gjithçka po shkonte sipas planit. Sergej Markov, një ekspert politik pro-Kremlinit, vuri në dukje se vendimi i zotit Putin për të anuluar konferencën e shtypit dhe mosmbajta deri tani e fjalimit shtetëror pasqyron hezitimin e tij për vendimet e ardhshme.

"A duhet të ecim përpara dhe të mundim armikun?" shkroi ai, duke pasqyruar thirrjet e vijës së ashpër për të shtuar sulmet me raketa ndaj Ukrainës. "Apo përkundrazi, duhet të përgatitemi për një kompromis të vështirë, por të nevojshëm?"

Marrë nga VOA

vladimir putin sergej markov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet