LIVE UPDATES
Bota

Escobar rithekson dy kushtet për Ballkanin e Hapur: Gjithëpërfshirja dhe të mos bjerë ndesh me Procesin e Berlinit

I pyetur nëse anëtarësimi i Malit të Zi në këtë nismë do të rrezikojë destabilizimin e këtij vendi, Eskobar thotë se nuk e sheh kështu, madje thekson sërish se mbështet çdo iniciativë që ka të bëjë me integrimin rajonal. Sipas Escobar, e rëndësishme është largimi i barrierave për tregti të lirë.

13 Dhjetor 2022, 20:58 Nga F.M
Escobar rithekson dy kushtet për Ballkanin e Hapur:
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

TIRANË- I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka rrëfyer se Uashingtoni i ka vendosur dy kushtet e tij për nismën “Ballkani i Hapur”. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Escobar thekson sërish që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar qëndrim për këtë çështje. Kushti i parë, shtoi Erdogan, është që të mos bjerë ndesh me Procesin e Berlinit apo çfarëdo nisme tjetër të ndërmarrë nga Bashkimi Evropian. Ndërsa i dyti, gjithëpërfshirja.

I pyetur nëse anëtarësimi i Malit të Zi në këtë nismë do të rrezikojë destabilizimin e këtij vendi, Eskobar thotë se nuk e sheh kështu, madje thekson sërish se mbështet çdo iniciativë që ka të bëjë me integrimin rajonal. Sipas Escobar, e rëndësishme është largimi i barrierave për tregti të lirë.

Pjesë nga intervista:

Radio Evropa e Lirë: Dua të flasim për Malin e Zi. A e mbështesni kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në nënshkrimin e anëtarësimit të Malit të Zi në Ballkanin e Hapur në ditët në vijim?

Gabriel Escobar: Qëndrimi ynë sa i përket Ballkanit të Hapur është shumë i qartë, ne mbështesim të gjitha nismat për integrim ekonomik rajonal, me dy kushte. E para, që ato t’ju sjellin më afër Evropës dhe të mos bien ndesh me obligimet tuaja evropiane, qoftë të Procesit të Berlinit apo çfarëdo nisme të udhëhequr nga BE-ja. Dhe e dyta, që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të lejohen që t’iu bashkohen [nismave] si anëtarë me të drejta të plota. Deri më tani, Ballkani i Hapur kualifikohet në këto dy kategori. Tani, nëse dështon që t'i respektojë ndonjërën nga këto dy kushte, ne absolutisht që do të tërheqim mbështetjen për Ballkanin e Hapur.

Radio Evropa e Lirë: Duket se në Parlamentin e Malit të Zi nuk ka mbështetje për këtë çështje. A mendoni se kjo gjë mund të ndikojë në destabilizimin e mëtejmë të këtij shteti?

Gabriel Escobar: Jo, nuk mendoj, sepse të jem i qartë, nisma e Ballkanit të Hapur po përfiton nga trendët ekzistues të integrimit rajonal. Dhe COVID-i e ka përshpejtuar këtë integrim në rajon, sepse njerëzit nuk mund të udhëtonin përmes transportit ajror, ata udhëtonin me vetura, udhëtonin më shumë me vetura në rajon. Keni parë serbët duke shkuar në bregdetin shqiptar, keni parë biznesmenët shqiptarë duke bërë më shumë biznes në Beograd, duke shkuar atje për t’u vaksinuar. Keni parë lidhje shumë të rëndësishme të energjisë dhe transportit midis Maqedonisë së Veriut dhe pjesës tjetër të rajonit. Pra, kjo veçse po ndodh. Pyetja është se si të krijohet më së miri momentumi për t'i larguar barrierat për tregti të lirë. Prandaj, qoftë Proces i Berlinit, Ballkan i Hapur, CEFTA, Këshill për Bashkëpunim Rajonal apo treg i përbashkët rajonal, ne i mbështesim të gjitha.

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj. Partitë opozitare dhe ato që janë pjesë e Qeverisë së Malit të Zi janë kundër nismës, ndërsa kryeministri Dritan Abazoviq ka përsëritur disa herë se Mali i Zi duhet të konsiderojë anëtarësimin në Ballkanin e Hapur. Gjatë këtij viti, Abazoviç mori pjesë në samitet e Ballkanit të Hapur si vëzhgues në dy raste, në qershor në Ohër dhe Beograd në shtator.

ballkkani i hapur gabriel escobar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet