13 Dhjetor 2022, 20:02
Nga I.A
Lajçak, Kurti dhe Escobar
KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Sebi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri, dhe jo përmes buldozerëve. Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që ka zhvilluar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“ Kam pasur diskutim të gjatë me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti. Nuk do t’i bëj publike detajet, sepse jam në mes të misionit dhe do ta vazhdoj vizitën nesër në Beograd. Do të takohem me komandantin e KFOR-it dhe atë të EULEX-it sonte, për të parë vlerësimin e tyre për situatën në terren, dhe më pas do të tentojmë të gjejmë zgjidhjet e mundshme, sepse kjo gjë nuk është e mirë. Unë nuk mendoj se kemi llogari që të presim për të ndodhur diçka e keqe. Tensionet nuk i ndihmojnë askujt, dhe nuk mendoj që ndonjë njeri normal është i lumtur me këtë situatë në veri”, tha ai para gazetarëve.
Ndërsa Escobar tha se tensionet në veri të Kosovës, plani franko-gjerman dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, kanë qenë ndër temat e diskutimit me Kurtin. Ai tha se shpreson në një zgjidhje të shpejtë të krizës në veri.
"Duhet të fillojmë të flasim për zbatimin e Asociacionit [të komunave me shumicë serbe], e kam bërë shumë të qartë këtë", tha ai.
Escobari dhe Lajçaku do ta takojnë nesër edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thuhet në njoftimin e presidencës serbe. Më 12 dhjetor, kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se i ka kërkuar Lajçakut që të vizitojë rajonin e Ballkanit me qëllim të ofrimit të ndihmës për ulje të tensioneve në veri.
Kurti është takuar me Escobarin edhe një ditë më parë, dhe sipas Zyrës së kryeministrit, palët kanë biseduar për nevojën e heqjes së menjëhershme të barrikadave në veri. Më të dërguarin amerikan është takuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, si dhe liderët e partive opozitare në Kosovë.
Deri tani diplomati amerikan nuk ka folur për mediat rreth vizitës së tij në Kosovë. Bashkë me Esobarin në Kosovë ishte paraparë që të vinte edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me sëmundjen COVID-19.
Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është e tensionuar.
Gjashtë barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj u caktua një muaj paraburgim.
Më 12 dhjetor Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura në veri të Kosovës nga serbët lokalë. Të dielen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu.
Marrë nga REL
tensionet në veri të kosovës
Bota
13 Dhjetor 2022, 19:55
I.A
Ushtria bjelloruse
BJELLORUSI- Aleati kryesor rus ka vendosur një nga njësitë e saj ushtarake jugore në gjendje gatishmërie si pje...
Bota
13 Dhjetor 2022, 19:36
I.A
Josep Borrell
BRUKSEL- Nga jashtë, Josep Borrell duket si një politikan spanjoll i qetë dhe i relaksuar që merret me të gjitha ll...
Bota
13 Dhjetor 2022, 19:36
I.A
Elon Musk
SHBA- Kompania Twitter, në pronësi të miliarderit Elon Musk, ka nxjerrë jashtë funksionimi Këshillin për Sigu...
Bota
13 Dhjetor 2022, 18:45
k.m.
Foto ilustruese
Në veriun e Kosovës rrugët që çojnë për në vendkalimet kufitare me Serbinë, vazhdojnë t...
Bota
13 Dhjetor 2022, 18:43
I.A
PARIS- Franca ka mbledhur të martën donatorët ndërkombëtarë për një konferencë të përqëndruar tek ...
Bota
13 Dhjetor 2022, 18:19
I.A
Protesta
GREQI- 16-vjeçari Kostas Fragoulis nuk arriti të fitonte betejën dhe vdiq të martën në mëngjes. I m...
Bota
13 Dhjetor 2022, 18:14
I.A
Gabriel Escobar
KOSOVË- I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se Kosova ka ga...
Bota
13 Dhjetor 2022, 18:04
I.A
GREQI- Një togë e MAT-it është sulmuar së fundmi me bomba molotov në portën veriore të TIF në rrugën Eg...
Bota
13 Dhjetor 2022, 17:57
I.A
Majidreza Rahnavard
SHBA- Frika po rritet se Irani po përgatitet të ekzekutojë shumë protestues pasi autoritetet varën një 23...
Bota
13 Dhjetor 2022, 17:21
I.A
FTX
SHBA- Agjencia Federale që Mbikqyr Tregjet e Shkëmbimit të Aksioneve në Shtetet e Bashkuara, SEC, ka paditur ish themeluesin e komp...