Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Bërnabiç nuk e ka bërë të ditur se cilave deklaratave të Escobarit u është referuar, apo cilave veprime të mekanizmave tjerë ndërkombëtarë.
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është "një tjetër politikan që me vendosmëri është kundër rezolutave valide të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".
Në disa postime në Twitter, Bërnabiç, ka thënë se Escobar “e ka marrë rolin e Këshillit të Sigurimit dhe me votën e tij unanime, të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë dhe ministres [Viola] von Cramon, të njohur edhe Raportuesja për Kosovën*, e ka anuluar Rezolutën 1244”.
“Kombet e Bashkuara nuk kanë nevojë të organizojnë sesione të Këshillit të Sigurimit, kjo trojkë do të vendosë për të gjitha çështjet globale tash e tutje”.
“Nëse mundem, një pyetje, nëse Rezoluta 1244 nuk është më valide (sepse juve nuk ju pëlqen, ndonëse askujt nuk i bëhet vonë) dhe nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston (siç thotë [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, dhe pasi ju nuk i dënoni deklaratat e tij, ju liderë të mëdhenj) dhe nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është asgjë pos diçka e së kaluarës, dhe nëse Karta e OKB-së nuk vlen për Serbinë (sepse ju liderët besoni se nuk duhet), atëherë në bazë të cilës marrëveshje/rezolute/parimi duhet të veprojmë ne?” ka pyetur ajo.
Bërnabiç nuk e ka bërë të ditur se cilave deklaratave të Escobarit u është referuar, apo cilave veprime të mekanizmave tjerë ndërkombëtarë. Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i. Ai tha se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.
Të mërkurën, Escobari bashkë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë - Sebi, Mirosllav Lajçak, kanë takuar në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Emisari evropian tha pas takimit se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri, dhe jo përmes buldozerëve. Escobari dhe Lajçaku do ta takojnë nesër edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.
Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është e tensionuar. Gjashtë barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj u caktua një muaj paraburgim.
Më 12 dhjetor Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura në veri të Kosovës nga serbët lokalë. Të dielen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu.
Marrë nga REL
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar TIRANË- I dërguari i posaçëm...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas mbetet i bindur se kundërshtari i tij Vladimir Putin nuk do të përdorë armë ...
Protesta IRAN- Sipas intervistave me mjekë në të gjithë vendin, forcat iraniane të sigurisë po sulmojnë gratë n&eum...
Foto Ilustruese ITALI- Një avion ushtarak i Forcave Ajrore italiane është zhdukur vetëm pak sekonda para se të ulej në baz&eu...
Joseph Lieberman IRAN- “E vërteta është se pishtarët që NCRI ka mbajtur për vite me rradhë dhe që tani kan&eu...
Mariupoli UKRAINË- Një infermiere që u largua nga qyteti port jugor i Mariupolit ka përshkruar sesi të gjitha fotografitë e t...
Gabriel Escobar KOSOVË- Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerik&eu...
Lajçak, Kurti dhe Escobar KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Sebi, Mirosllav Lajçak, ka th&eum...
Ushtria bjelloruse BJELLORUSI- Aleati kryesor rus ka vendosur një nga njësitë e saj ushtarake jugore në gjendje gatishmërie si pje...
Josep Borrell BRUKSEL- Nga jashtë, Josep Borrell duket si një politikan spanjoll i qetë dhe i relaksuar që merret me të gjitha ll...