LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çmimi i ri tavan në naftën ruse sinjalizon pavarësinë e BE-së nga G7-ta

Blloku evropian ka arritur në këtë pikë pasi e ka tejkaluar veton sllovake, sagë që është zvarritur me muaj.

18 Korrik 2025, 22:54 Nga M.B
Analiza: Çmimi i ri tavan në naftën ruse sinjalizon
Foto ilustruese

BRUKSEL- Më në fund Bashkimi Evropian ka arritur të miratojë pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, para se të shkojë në pushimin e përvitshëm në gusht. Blloku evropian ka arritur në këtë pikë pasi e ka tejkaluar veton sllovake, sagë që është zvarritur me muaj.

Mirëpo, ndoshta lajm edhe më i madh është që BE-ja ka arritur ta ulë në mënyrë të konsiderueshme çmimin tavan për naftën ruse, dhe atë pa u marrë vesh me Shtetet e Bashkuara dhe grupin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) - të cilat mund t’i bashkohen vendimit më vonë – duke u shpërfaqur kështu si një bllok më i pavarur edhe me vetëbesim në skenën botërore.

Kur është caktuar çmimi tavan për naftën për herë të parë, në një samit të G7-s të mbajtur në dhjetor të vitit 2022, ai është konsideruar një kompromis global ndaj ndalesës së vënë nga BE-ja për shërbimet e transportit të naftës ruse. Ideja ishte që përmes masës të uleshin të hyrat në tregtinë ruse, por edhe t’iu mundësohej shteteve të treta, sidomos atyre më të varfrave në jugun global, që të kenë qasje në këtë produkt për t’i shmangur mungesat.

Çmimi ishte përcaktuar 60 dollarë për fuçi dhe ndonëse palët ishin marrë vesh për ta rishikuar atë çdo tre muaj për t’i reflektuar luhatjet në çmimet botërore të naftës, çmimi ka mbetur i njëjtë për dy vjet e gjysmë. BE-ja e ka prezantuar çmimin e ri prej 45 dollarësh për fuçi në qershor, bashkë me pakon e sanksioneve të reja, e 18-ta prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Prej propozimit të bërë në samitin e G7-s në Kanada muajin e kaluar, blloku evropian ka provuar, por ka dështuar që të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, për shkak të rritjes së çmimeve të naftës pas sulmeve izraelite dhe amerikane në qendrat bërthamore të Iranit.

Duke e konsideruar propozimin për çmimin e ri si diçka të vdekur, shumë vende anëtare të BE-së, sidomos Gjermania dhe Franca, kanë tentuar ta ringjallin idenë duke e bindur Qipron, Greqinë dhe Maltën – vende me sektorë të shumtë të shërbimeve detare – që të pajtohen për një masë të vetme në kuadër të BE-së.

Dikur kjo trio i është bashkuar idesë për çmimin prej 47.6 dollarësh për fuçi, 15 për qind më i lirë sesa çmimi mesatar në treg për naftën e papërpunuar ruse. Çfarë i ka bindur këto shtete t’i bashkohen idesë është premtimi për një “rishikim dinamik”, që do të thotë se ai do të vëzhgohet në baza të rregullta.

Aspekti kryesor tani është nëse edhe vendet tjera të G7-s do t’i bashkohen nismës. Në pasditen e 18 korrikut, pakos me sanksione u është bashkuar edhe Mbretëria e Bashkuar. Zyrtarë të BE-së me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, shpresojnë se ky hap i britanikëve do t’i nxisë edhe Shtetet e Bashkuara që të bëheshin pjesë e pakos.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ka të bëjë me kërcënimin sllovak për shfrytëzimin e vetos për sanksione. Ajo që e bënte të veçantë këtë veto ishte lidhja që Bratislava ka bërë për t’i miratuar masat ndëshkuese, kundër të cilave ky vend i Evropës Qendrore në parim nuk kishte asgjë kundër. Në fakt, ajo që e ka shqetësuar Sllovakinë ka qenë një propozim i ndarë i Komisionit Evropian, i prezantuar në fillim të këtij viti, për të hequr dorë nga importet ruse të energjisë në bllokun evropian deri në fund të vitit 2027.

Ky propozim, i quajtur “Rifuqizojeni BE-në”, nuk ka të bëjë me sanksione tradicionale që kërkojnë unanimitet, mirëpo një rregullim të brendshëm të tregut të BE-së që mund të realizohet me mbështetjen e një shumice të thjeshtë. Kjo nënkupton se nevojitet mbështetje prej vendeve anëtare që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë totale të BE-së. Me fjalë tjera, në këtë mënyrë Brukseli mund ta shmangë lehtësisht Bratislavën.

Në fund, kryeministri sllovak, Robert Fico ka hequr dorë nga vetoja, duke i hapur rrugën Brukselit që t’i japë fund rrjedhjes së gazit rus në shtetin e tij prej 1 janarit të vitit 2028. Mirëpo, ai e ka siguruar edhe një ‘mekanizëm krize’ në rregullore që mund të përdoret në rast të rritjes së madhe të çmimeve të energjisë dhe mungesës së gazit.

Kjo do të thotë se gazi rus mund të hyjë lehtësisht në bllokun evropian. Ai, gjithashtu, ka siguruar garanci që fondet e BE-së mund të përdoren për kompensim të çmimeve të larta të gazit, pasi Komisioni Evropian e ka prezantuar më herët gjatë javës një draft të buxhetit prej 2 trilionë eurosh.

Mes tjerash, Komisioni Evropian i ka premtuar Ficos që do ta ndihmojë Sllovakinë në rast të ndonjë arbitrariteti në të ardhmen për shkelje të kontratës me gjigantin rus të energjisë, Gazprom, me të cilin Bratislava ka kontratë valide deri më 2034./ REL

be nafta

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës