LIVE UPDATES
Bota

Analiza nga REL për luftën në Ukrainë: Lukashenko nuk i thotë dot “jo” Putinit

Bjellorusia, po ashtu, e ndihmon Rusinë me mbështetje logjistike, me linja furnizimi, me kujdes mjekësor për ushtarët, si dhe me ofrimin e aerodromeve për nisjen e sulmeve ajrore në Ukrainë.

23 Tetor 2022, 23:00 Nga DOSJA
Analiza nga REL për luftën në Ukrainë: Lukashenko nuk i
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

BJELLORUSI- Kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat që ia kanë mësyrë Kievit, janë nisur nga Bjellorusia. Shteti i Evropës lindore është bërë trampolinë për agresion, por nuk është përfshirë direkt në luftë. Udhëheqësi i tij diktatorial, Aleksandër Lukashenko, ka thënë në disa raste se është kundër luftës, por nuk e ka fshehur mbështetjen për homologun rus, Vladimir Putin.

“Vetëm një vend - Bjellorusia - është haptazi në anën ruse. Rreth 50 vende janë bashkuar në anën tjetër. Ato e ndihmojnë Ukrainën të bëjë luftë, jo vetëm me armatim, por me trupa, me mercenarë”, ka thënë Lukashenko.

Bjellorusia, po ashtu, e ndihmon Rusinë me mbështetje logjistike, me linja furnizimi, me kujdes mjekësor për ushtarët, si dhe me ofrimin e aerodromeve për nisjen e sulmeve ajrore në Ukrainë.

Por, pas tetë muajsh luftë, forcat ruse atje janë kryesisht të bllokuara ose në tërheqje, dhe Putin duket se po kërkon mbështetje edhe më të madhe nga Lukashenko.

Pas një takimi që dy liderët kanë zhvilluar javën e dytë të tetorit, Lukashenko ka thënë se Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur të krijojnë një “formacion të përbashkët ushtarak”, që do të vendoset pranë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën. Për ta justifikuar këtë veprim, Lukashenko ka thënë se Ukraina dhe aleatët e saj në Perëndim po planifikojnë sulme kundër Bjellorusisë.

“Udhëheqja ushtarake dhe politike e NATO-s dhe disa vende evropiane janë duke shqyrtuar hapur opsionet e një agresioni të mundshëm kundër vendit tonë, përfshirë nisjen e një sulmi bërthamor”, ka thënë Lukashenko.

Ai nuk ka ofruar asnjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime. Ministria e tij e Mbrojtjes, në anën tjetër, ka thënë këtë javë se Bjellorusia do të mirëpresë 9.000 trupa ruse dhe 170 tanke.

“Njësitë ushtarake të formacionit do të vendosen në katër terrene stërvitore të Forcave të Armatosura Bjelloruse, në pjesët lindore dhe qendrore të vendit. Më pas do të nisin aktivitetet stërvitore luftarake”, ka thënë Valery Revenko, nga MPB e Bjellorusisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ngritur alarmin te grupi i vendeve më të industrializuara, G7, duke propozuar dërgimin e paqeruajtësve të OKB-së në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, për të parandaluar Lukashenkën nga, siç ka thënë, “nisja e provokimeve”.

“Ukraina nuk ka planifikuar dhe nuk planifikon veprime ushtarake kundër Bjellorusisë. Ne jemi të interesuar vetëm për rikthimin e integritetit tonë territorial”, ka thënë Zelensky.

Pavarësisht shenjave paralajmëruese, ka dyshime se Lukashenko do ta nisë ushtrinë në luftë. Pavel Slunkin, ish-diplomat bjellorus, tani në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se përfshirja direkte në luftë, do të ishte e rrezikshme për regjimin në Minsk.

“Sipas [institutit britanik] Chatham House, vetëm 3 për qind e bjellorusëve duan që ushtria e tyre të luftojë për Rusinë në Ukrainë. Vetëm 3 për qind. Pra, shumica janë rreptësisht kundër luftës. Nëse Lukashenko dërgon ushtrinë [në Ukrainë], një gjë e tillë mund të provokojë episodin e dytë të krizës politike, që vazhdon nga viti 2020. Ushtria ka qenë një nga instrumentet që Lukashenko ka përdorur për të shtypur protestat kundër tij. Nëse ushtarët vriten, kush do ta shpëtojë”, thotë Slunkin.

Lukashenko - në pushtet nga viti 1994 - është përballur me protesta masive në vitin 2020. Atëbotë, ai i ka dhënë vetes mandatin e gjashtë presidencial, edhe pse vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara. Për rrjedhojë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar ta njohin si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë.

Tatsiana Kulakevich, studiuese e çështjeve politike pranë Universitetit të Floridës së Jugut, thotë për Exposenë se ushtria e Bjellorusisë është e dobët dhe jo e përgatitur për të luftuar me Ukrainën. Kulakevich, e cila vetë është me origjinë bjelloruse, thotë se Lukashenko do të përpiqet t’i japë Putinit gjithçka, përveç ushtarë.

“[Lukashenko] është i gatshëm të vazhdojë të manovrojë. Ai nuk ka qenë kurrë i gatshëm të veprojë, në kuptimin që ta dërgojë ushtrinë bjelloruse në Ukrainë. Nuk është në interesin e tij. Ai duhet të qëndrojë në pushtet. Nuk është lufta e tij. Dhe, praktikisht, mundësia për dërgimin e trupave në Ukrainë është e vogël. Ai do të vazhdojë ta ofrojë territorin bjellorus si pikënisje për sulmet ruse”, thotë Kulakevich.

Lukashenko u ka mbijetuar protestave masive të vitit 2020 me ndihmën e Rusisë, dhe ai varet nga Putini si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht.

Slunkin, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se Lukashenko nuk do të mund ta kundërshtojë përfshirjen direkte në luftë, nëse Putini ia kërkon atë.

“Pa Putinin, regjimi i Lukashenkës nuk do të mbijetojë. Jam i sigurt se nëse Putin do që Lukashenko të pushtojë [Ukrainën], kjo edhe do të ndodhë. Rusia ka një mori mekanizmash për ta detyruar atë të bëjë atë që Putin do”, thotë Slunkin.

Për më tepër, Rusia dhe Bjellorusia kanë doktrinë të përbashkët ushtarake. Sipas këtij dokumenti, të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, veprimi ushtarak kundër njërit prej këtyre dy vendeve, do të nënkuptonte sulm kundër të dyve. Pas aneksimit të paligjshëm të disa territoreve në rajonet Donbas dhe Herson të Ukrainës, Putin mund të pretendojë se kundërofensiva e forcave ukrainase atje, është sulm kundër aleancës Rusi-Bjellorusi, thonë analistët.

Dhe, çfarë do të ndodhte nëse Bjellorusia do t’i bashkohej luftës kundër Ukrainës? Përgjigjet Slunkin:

“Nuk mendoj se do ta ndryshonte situatën në mënyrë strategjike. Ukraina nuk do të niste të humbiste në luftë. Kjo nuk do të ndodhte. Ushtria bjelloruse zyrtarisht ka 40.000 deri në 60.000 ushtarë. Por, ata që mund të luftojnë janë 10.000 deri në 15.000. Pra, nuk është numër vendimtar”.

Përveç këtyre kapaciteteve që përmend Slunkin, ushtria bjelloruse ka edhe rreth 500 tanke luftarake, mbi 300 artileri vetëlëvizëse dhe mbi 70 avionë luftarakë.

Ueb-faqja e lajmeve Meduza, me seli në Riga të Letonisë, ka raportuar se regjimi i Lukashenkës është duke bërë mobilizim të fshehtë ushtarak.

“Faza e parë e rekrutimit, e cila do të maskohet si një ‘kontroll i aftësisë luftarake’, do të prekë vetëm bjellorusët ruralë”, ka shkruar Meduza, duke u thirrur në disa media në Minsk.

Zyrtarët bjellorusë i kanë mohuar këto raporte dhe kanë thënë se nuk do të ketë mobilizim ushtarak.

Bjellorusia dhe Ukraina ndajnë një kufi prej 1.000 kilometrash, i cili është kryesisht i pyllëzuar dhe jo i populluar. Bjellorusia, po ashtu, ndan kufi me tri vende anëtare të NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë. Përfshirja eventuale e saj në fushëbetejë do ta sillte luftën edhe më afër kufijve të aleancës ushtarake perëndimore.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje autoriteteve bjelloruse që të shmangin kontributin në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

“Presidenti Putin e ka nisur këtë luftë dhe vetëm ai duhet ta përfundojë, duke i tërhequr trupat nga territori i Ukrainës. Lukashenko duhet të ndalojë çdo hap drejt hyrjes në këtë konflikt të paligjshëm”, ka thënë Stoltenberg.

Disa banorë të fshatit Moskali të Ukrainës, i cili ndodhet vetëm 100 metra larg kufirit me Bjellorusinë, kanë shprehur frikë nga pushtimi i mundshëm bjellorus.

“Çdo gjë është e mundur. Janë njerëz të pamoralshëm. Lukashenko nuk ka ku të shkojë. Evropa s’e pranon. Ai mund të qëndrojë vetëm me Rusinë”, ka thënë një banor i Moskalit për Radion Evropa e Lirë. “Lukashenko është sharlatan. Nuk presim asgjë mirë”, ka thënë një tjetër.

Banorët e këtij fshati në rajonin e Çernihivit kanë qenë ndër të parët që janë përballur me ushtrinë ruse më 24 shkurt. Që nga ajo kohë, përshkallëzimi i luftës - me përfshirjen edhe të vendeve të tjera - ka qenë gjithmonë mundësi. Ka pasur edhe skenarë se Rusia mund të pushtojë edhe fqinj të tjerë rajonalë: Poloninë, vendet baltike, apo Moldavinë. NATO e ka bërë të qartë se do të mbrojë çdo inç të territorit të saj.

Marrë nga REL

aleksandër lukashenko vladimir putin

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend