LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse Libani është një shtet kaq i brishtë?

Qeveria libaneze praktikisht nuk ka asnjë ndikim në konfliktin që po zhvillohet aktualisht në territorin e saj. Edhe roli i ushtrisë është i kontestuar.

2 Tetor 2024, 12:41 Nga M.B
Analiza: Pse Libani është një shtet kaq i brishtë?
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit tëOKB-së në mesin e javës së kaluar në Nju Jork, kryeministri libanez Najib Mikati tha se Izraeli po zhvillon një "luftë të pistë" kundër Libanit. Izraeli është përgjegjës për përshkallëzimin e paprecedentë në Liban dhe për vrasjen e qindra civilëve brenda disa ditësh, "përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët", tha Mikati. Për këtë, shtoi ai, shpreson në një deklaratë të përbashkët të FrancësdheSHBA-së, e cila do të merrte mbështetje ndërkombëtare dhe që do t'i jepte fund "luftës". Izraeli, megjithatë, e hodhi poshtë këtë të martën duke nisur edhe ofensivën tokësore në Liban.

Fjalimi tregon se qeveria libaneze është kryesisht e pafuqishme në konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut. Ajo nuk ka ndikim të rëndësishëm as në veprimet e Izraelit dhe as të Hezbollahut. Këto ditë dobësia kronike e qeverisë dhe shtetit libanez po demonstrohet në mënyrë dramatike.

Një histori e gjatë dobësie e qeverisë dhe e shtetit

Kjo dobësi ka një histori të gjatë. "Libani u themelua në fillim të shekullit të 20-të si një shtet i maronitëve të krishterë në aleancë me fuqinë mbrojtëse, Francën," kujton Markus Schneider, kreu i Projektit Rajonal për Paqen dhe Sigurinë në Lindjen e Mesme, në zyrën përfaqësuese të Fondacioni gjerman Friedrich Ebert në Bejrut. "Problemi fillestar ishte se shteti përfshinte që në fillim zona të mëdha me popullsi jomaronite. Konfesionalizmi ishte përfundimisht një kompromis për të përfshirë grupe të tjera të popullsisë. Por kjo pengoi formimin e një identiteti dhe shteti të fortë kombëtar”.

Një strukturë e tillë konfesionale u dobësua më tej nga lufta civile libaneze që shpërtheu në vitin 1975, në të cilën tre grupet më të mëdha fetare në vend - shiitët, sunitët dhe të krishterët maronitë - u përplasën me njëri-tjetrin. Pas përfundimit të luftës në vitin 1990, Libani krijoi një sistem të ekuilibruar konfesional, i cili supozohej të harmonizonte interesat e grupeve të ndryshme fetare. "Ky sistem, megjithatë, ka bërë që këto grupe të përpiqen vazhdimisht të ndjekin interesat e tyre në kurriz të grupeve të tjera," thotë Schneider. "Ai po vazhdon të dobësojë shtetin dhe kjo shihet, për shembull, në faktin se vendi nuk ka arritur të bjerë dakord për zgjedhjen e presidentit të shtetit që nga viti 2022.

Ndarja në shoqëri është e lidhur edhe me korrupsionin e përhapur. "Nëse nuk ka një shtet të fortë, i cili do të luftonte kundër forcave centrifugale brenda vendit dhe institucioneve, është e lehtë të krijohet një sistem i oligarkëve në të cilin secili lufton për interesat e veta”, përfundon Schneider.

Hezbollahu i pamëshirshëm

Përveç kësaj, vendi vuan nga Hezbollahu Shiit, një organizatë e cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA, Gjermania dhe disa shtete arabe sunite. Hezbollahu u krijua në vitin 1982 gjatë luftës civile në Liban. Që në fillim, ai mori mbështetje të konsiderueshme nga Irani, veçanërisht mbështetje ushtarake. Ekspertët që punojnë për Qendrën Wilson, e cila është e vendosur në Uashington, e kanë karakterizuar krahun e armatosur të Hezbollahut si "forca më e fuqishme ushtarake joshtetërore në Lindjen e Mesme dhe ndoshta në botë" që në vitin 2022. Është Hezbollahu që, pas fillimit të luftës në Gaza, vjeshtën e kaluar, hodhi raketa në drejtim të Izraelit - pa asnjë konsultim me pjesën tjetër të popullsisë libaneze. "Në thelb, Hezbollahu ka marrë peng politikën libaneze dhe Libanin," thotë ekspertja e Lindjes së Mesme Kelly Petillo nga instituti në Berlin, Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, duke përshkruar kështu strategjinë bazë të paraushtarakëve shiitë.

Një ushtri e dobët

Dobësia e shtetit reflektohet edhe në pasivitetin e ushtrisë libaneze. Sidomos në jug të Libanit gjendet në dilemë: në bazë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit, aty bashkëpunon me forcën paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL. Të dyja palët kanë nga 15.000 ushtarë secila. Prania e tyre lidhet me luftën e Libanit të vitit 2006: kur Izraeli mori pozicione në jug të Libanit. Nëse trupat izraelite tërhiqen një ditë, këto dy formacione ushtarake duhet së bashku të sigurojnë që njësitë e armatosura paraushtarake libaneze të mos vijnë në këto vende. Vetëm trupat e autorizuara nga qeveria libaneze duhet të jenë të pranishme në zonë. Megjithatë, Hezbollahu deri më tani nuk e ka respektuar këtë dispozitë: ai është ende i pranishëm në zonë.

Ushtria libaneze, në aspektin ushtarak, është relativisht e dobët. Sipas Indeksit Global Firepower, i cili krahason fuqinë ushtarake të ushtrive kombëtare në mbarë botën, ushtria libaneze renditet e 118-ta nga gjithsej 145 forca të armatosura. Nuk do të mund t'i bënte rezistencë serioze ushtrisë izraelite, e cila renditet e 17-ta sipas të njëjtit indeks. Po kështu, kjo forcë nuk është në gjendje të mbisundojë ushtarakisht as Hezbollahun. "Kjo mund ta çojë Libanin në luftë civile," thotë Markus Schneider.

Problemi më i madh i ushtrisë libaneze ishte dhe është akoma - ai politik. Duke qenë se ushtria nuk është nën kontrollin e një grupi të vetëm konfesional, ajo përgjithësisht konsiderohet si një nga institucionet e pakta mbikonfesionale në vend, thotë Schneider. “Megjithatë, ushtria është e dobësuar edhe nga kriza shtetërore dhe ekonomike. Prandaj e mbështesin financiarisht, sidomos kur bëhet fjalë për pagat. Pas kësaj qëndron shqetësimi se, në rast të kolapsit të ushtrisë, mund të bjerë edhe i gjithë sistemi shtetëror libanez. Problemet politike të vendit, megjithatë nuk mund të zgjidhen me ushtrinë”./ DW

libani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë