LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje për aleatin kryesor

Moska është një aleate e rëndësishme e Iranit, por nuk ka dalë fuqishëm në mbështetje të Teheranit, ndonëse Shtetet e Bashkuara goditën fundjavën që lamë pas objektet bërthamore iraniane.

23 Qershor 2025, 14:47 Nga M.B
Analiza: Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje
Presidenti rus, Vladimir Putin

RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin, e dënoi të hënën sulmin ndaj Iranit si “të paarsyeshëm” dhe “të paprovokuar” gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, por nuk shpalli asnjë mbështetje konkrete për aleatin kyç të Moskës në Lindjen e Mesme.

Moska është një aleate e rëndësishme e Iranit, por nuk ka dalë fuqishëm në mbështetje të Teheranit, ndonëse Shtetet e Bashkuara goditën fundjavën që lamë pas objektet bërthamore iraniane.

“Ky agresion i paprovokuar ndaj Iranit është i pajustifikueshëm”, tha Putin në fillim të takimit.

Putin nuk i përmendi drejtpërdrejt sulmet amerikane, duke folur në mënyrë të përgjithshme për “goditje” ndaj Iranit, megjithëse Kremlini kishte deklaruar më herët të hënën se i dënonte dhe i vinte keq për sulmet e SHBA-së.

“Ka një përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon, dhe ne sigurisht e dënojmë këtë dhe shprehim keqardhje të thellë në këtë drejtim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para se Putin të takonte Araghchin në Kremlin.

Putin është përpjekur të paraqitet si ndërmjetës mes Iranit dhe Izraelit – një ide që u hodh poshtë javën e kaluar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Araghchi i tha Putinit se Rusia ka qenë një “partnere dhe bashkudhëtare” e Iranit dhe vlerësoi marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës si “shumë të ngushta dhe afatgjata”.

“Irani po ushtron të drejtën legjitime për vetëmbrojtje ndaj këtyre agresioneve”, shtoi ai.

Serhiy Danylov, zëvendësdrejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme, tha për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, se në Iran po rritet zhgënjimi dhe pakënaqësia ndaj Rusisë – si brenda elitës politike, ashtu edhe në mesin e qytetarëve të zakonshëm. Sipas tij, Rusia perceptohet si një vend që tregton interesat e Iranit, dhe ky perceptim është i saktë. Rusia shihet si tradhtare – një vend që bëri premtime, por nuk i përmbushi ato.

“Tani, qartazi, iranianët do të kërkojnë, për shembull, municion për sistemin mbrojtës ajror Pantsir-S1, që e përdorin në mënyrë aktive, dhe që është një nga të paktat kapacitete që u kanë mbetur. Do të kërkojnë raketa për mbrojtje ajrore, apo pajisje të përgjithshme për mbrojtje nga ajri – por nuk do të marrin asgjë. Ndoshta ndonjë sasi municioni mund të mbërrijë përmes detit, por në përgjithësi, Rusia nuk mund të bëjë asgjë për Iranin tani. Në fakt, nuk besoj se ka ndonjë dëshirë të bëjë – sepse për Rusinë, marrëdhënia me Donald Trumpin është shumë më e rëndësishme sesa ajo me Iranin”, tha Danylov.

Që prej sulmeve izraelite më 13 qershor, të cilat nxitën një kundërpërgjigje iraniane me raketa dhe dronë, Rusia nuk ka ofruar publikisht ndihmë ushtarake për Teheranin. Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë minimizuar, gjithashtu, rëndësinë e marrëveshjes së gjerë për partneritet strategjik, të nënshkruar muaj më parë me Iranin, duke theksuar se nuk është një pakt për mbrojtje të ndërsjellë.

“Rusia po bën përpjekje për të ndihmuar popullin iranian”, tha Putin gjatë takimit, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

I pyetur se çfarë mbështetjeje specifike mund të ofronte Rusia, Peskov tha për gazetarët: “Gjithçka varet nga nevojat e Iranit. Ne kemi ofruar shërbimet tona si ndërmjetës”.

Ai shtoi gjithashtu se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe mes Moskës dhe Uashingtonit, duke i quajtur ato “çështje të ndryshme”. Putin tha javën e kaluar se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nga Rusia./ REL

rusia irani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës