LIVE UPDATES
Bota

Retorika e Vuçiç për Iranin: A po i rrezikon Serbia marrëdhëniet me SHBA-në?

Ai e krahasoi operacionin ushtarak me bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja në vitin 1999 dhe me përmbysjen e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Serbi - gjë që e çoi këtë vend në izolim ndërkombëtar.

6 Mars 2026, 17:38 Nga E.d
Retorika e Vuçiç për Iranin: A po i rrezikon Serbia
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se nuk mbështet asnjë palë në konfliktin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, por vlerëson se bëhet fjalë për përpjekje për marrjen e pushtetit në Teheran.

Ai e krahasoi operacionin ushtarak me bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja në vitin 1999 dhe me përmbysjen e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Serbi - gjë që e çoi këtë vend në izolim ndërkombëtar. Sipas Vuçiqit, edhe atëherë, qëllimi ishte ndryshimi i regjimit në Serbi dhe arritja e pavarësisë së Kosovës.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentuar këto deklarata. Marko Savkoviq, nga Qendra joqeveritare për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (ISAC) në Beograd, vlerëson se, aktualisht, qëndrimet e Beogradit dhe të Uashingtonit janë mjaft larg njëri-tjetrit.

“Nuk ka asnjë proces që mund t’i afrojë - sigurisht që nuk është Kosova, nuk është Bosnja dhe asgjë që po ndodh në rajon”, thotë Savkoviq për Radion Evropa e Lirë. Ai vëren se “interesat amerikane janë qartazi diku tjetër”.

“Ndoshta Beogradi mund të presë pak dhe të ndjekë politikën e Bashkimit Evropian për një kohë”, shton Savkoviq.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën më 28 shkurt sulmet ndaj Iranit, i cili u kundërpërgjigj duke goditur bazat ushtarake amerikane në vendet fqinje të Gjirit Persik. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se e ka urdhëruar operacionin për ta penguar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Ai tha se qëllim është edhe ndalimi i programit iranian të raketave balistike dhe ndërprerja e dhunës ndaj protestuesve kundër qeverisë - mijëra prej të cilëve u vranë javëve të fundit nga reagimi brutal i autoriteteve. Në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit u vranë edhe udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe shumë zyrtarë të tjerë të sigurisë, ushtarakë dhe politikë.

Çfarë paralelesh tërhoqi Vuçiq?

Në fillim të operacionit SHBA-Izrael kundër Iranit, presidenti serb, Vuçiq, vlerësoi se gjithçka po ndodhte “sikurse në Serbi”.

“Na gënjyen gjatë gjithë kohës se bëhej fjalë për një katastrofë humanitare”, tha Vuçiq për Televizionin Informer më 28 shkurt.

Sipas tij, qëllimi i bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999 ishte ndryshimi i regjimit në Beograd dhe arritja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ashtu siç është tani “marrja e pushtetit në Iran” dhe “kthimi i vendit kah vlerat perëndimore”.

“Ata do ta shkatërrojnë plotësisht Khamenein dhe pastaj do të bëjnë një llogaritje ekonomike, që do t’i sjellë dobi fuqisë më të madhe në botë. Në këtë mënyrë, Trump arrin qëllimet e tij”, deklaroi Vuçiq.

Savkoviq thotë se kjo tingëllon si “deklaratë për përdorim të brendshëm”.

“Populli ynë është i ndjeshëm dhe sa herë që bëhet fjalë për fushata ajrore kundër ndonjë vendi, krahasimet me vitin 1999 janë të pashmangshme”, thotë ai.

NATO-ja ndërhyri në ish-Jugosllavi pas krimeve të forcave serbe kundër popullsisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, të cilat u vërtetuan edhe para Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.

Pas bombardimeve të NATO-s, ushtria dhe policia serbe u tërhoqën nga Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi nuk e njeh ende. Regjimi i Millosheviqit u rrëzua pas demonstratave masive nga qytetarët më 5 tetor të vitit 2000.

Duke thënë se Serbia, si vend i vogël, është gjithmonë objekt i marrëveshjeve mes fuqive dhe se “gjithmonë do të jetë ashtu siç thonë amerikanët”, Vuçiq shtoi se asaj “i mbetet të nisë një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe të marrë vendime të rëndësishme në raport me ta”.

Savkoviq nuk beson se deklaratat e Vuçiqit do t’i ndërlikojnë më tej marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-së. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi në gusht se dialogu i përbashkët strategjik me Serbinë do të mbahej më vonë në vitin 2025, por kjo nuk ndodhi.

Vuçiq pranoi së voni se marrëdhëniet me administratën Trump nuk janë duke u zhvilluar siç ka shpresuar Beogradi dhe se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka ftuar Serbinë në Bordin e Paqes për Gazën.

Marrëdhëniet e Serbisë me Iranin

Beogradi zyrtar ka marrëdhënie miqësore me Iranin dhe vendet e tjera të përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme - kryesisht me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Serbia është gjithmonë kundër sulmeve ndaj objektivave civile, pavarësisht se nga cila anë vijnë dhe pavarësisht se kush është viktimë”, tha ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, më 5 mars.

Ai, më herët, i dënoi edhe sulmet e Iranit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të Gjirit - Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Bahrejnit, Kuvajtit dhe Arabisë Saudite. Në bisedat telefonike me udhëheqësit e diplomacive të këtyre vendeve, ai deklaroi se sulmet e tilla minojnë stabilitetin rajonal dhe kërcënojnë sigurinë ndërkombëtare.

Në paraqitjet në media, Gjuriq tha se Serbia duhet të qëndrojë pranë partnerëve të saj në parim - pa hyrë në analiza më të gjera të konfliktit.

E, një nga partnerët e saj është edhe Irani, i cili ka qenë nën sanksione ndërkombëtare për vite me radhë, për shkak të programit të tij bërthamor.

“Në Beograd nuk është folur shumë për natyrën e regjimit në Iran”, thotë Savkoviq.

Serbia, në shumë raste, nuk është harmonizuar me vendimet e Bashkimit Evropian për masa kufizuese ndaj Iranit, qoftë për shkak të aktiviteteve bërthamore, apo për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Irani mbështet Serbinë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. Ndryshe nga bashkëpunimi politik, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është më modest.

Deri dje “Trumpi serb”, sot mbështetje për Iranin

Sulmet ndaj Iranit janë shoqëruar edhe me ndryshim të retorikës në tabloidët proqeveritarë në Serbi, të cilët kanë qenë simpatizues ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Së voni kanë publikuar tituj si: “Po bie Donald Trump?!”, “Dështimi i planeve amerikane”, “Bombardim i egër, Amerika dhe Izraeli pa mëshirë po djegin gjithçka”.

“Edhe pse tabloidët në masë të madhe formësojnë mënyrën se si një pjesë e qytetarëve e shohin botën, mendoj se ndikimi i tyre në përcaktimin e drejtimit të politikës është shumë, shumë i kufizuar”, vlerëson Savkoviq.

Ndryshim toni është parë edhe te lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata në Hagë për krime lufte.

Viteve të fundit, ai ka veshur shpesh një bluzë me imazhin e Donald Trumpit, por këtë javë është nënshkruar në librin e ngushëllimeve për vrasjen e Khameneit, në Ambasadën e Iranit në Beograd.

Khamenei në Beograd në vitin 1989

Ali Khamenei zhvilloi vizitën e fundit në Evropë në shkurt të vitit 1989, derisa ishte president i Iranit. Ai vizitoi Bukureshtin dhe Beogradin.

Gjatë vizitës triditore në kryeqytetin e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë atëkohë, ai u takua me presidentin e Presidencës së RSFJ-së, Raif Dizdareviq.

RSFJ-ja e atëhershme kishte marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim ekonomik me Iranin, si pjesë e Lëvizjes së të Paangazhuarve.

Disa muaj pas vizitës në Beograd, Ali Khamenei pasoi Ruhollah Khomeinin si Ajatollah.

Pasi u bë udhëheqës suprem, ai nuk u largua më kurrë nga Irani./REL

aleksandar vuçiq shba iran

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje