LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si do të duket NATO-ja nën udhëheqjen e Ruttes?

Sikurse Stoltenbergu, i cili shërbeu për një dekadë në krye të aleancës ushtarake, Rutte njihet për talenti e tij që të arrijë kompromise të vështira politike. Ai gëzon mbështetje të madhe në mesin e shteteve kyçe anëtare.

1 Tetor 2024, 14:38 Nga M.B
Analiza: Si do të duket NATO-ja nën udhëheqjen e Ruttes?
Mark Rutte

BRUKSEL- Më 1 tetor, Mark Rutte mori postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s nga norvegjezi Jens Stoltenberg. Rutte, që ishte kryeministri më jetëgjatë në historinë e Holandës, shihet si një “kandidat i vazhdimësisë”. Sikurse Stoltenbergu, i cili shërbeu për një dekadë në krye të aleancës ushtarake, Rutte njihet për talenti e tij që të arrijë kompromise të vështira politike. Ai gëzon mbështetje të madhe në mesin e shteteve kyçe anëtare.

Do të jetë një fillim i butë për holandezin. Më 17-18 tetor, në selinë në Bruksel do të mbahet takimi vjetor i 32 ministrave të Mbrojtjes të NATO-s. Më pas, ministrat e Jashtëm do të mblidhen në kryeqytetin belg më 3-4 dhjetor. Megjithatë, nuk pritet që këto takime ministrore të prodhojnë ndonjë rezultat të madh.

Fillimisht, Rutte pritet që të zhvillojë vizita në kryeqytetet kyçe të NATO-s. Edhe pse është larg, ai po ashtu duhet të nisë përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet më 24-26 qershor 2025 në vendlindjen e tij, Hagë. Në mënyrë që të çimentojë pozitën e tij brenda organizatës ushtarake, është e rëndësishme që ky samit të ketë sukses. Në krye të agjendës së tij, janë tri çështje që ai pritet t’i trajtojë: mbrojtja kolektive e NATO-s, mbështetja për Ukrainën dhe një strategji e re për Rusinë.

Asnjë nga këto gjëra nuk është e re. Në fakt, Stoltenbergu e shpenzoi shumicën e mandatit të tij duke u marr me të njëjtat gjëra. Norvegjezi ishte, sipas diplomatëve me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, gjithmonë duke kërkuar që të përdorej dykuptimësi në komunikatat e NATO-s sa i përket Ukrainës. Ai po ashtu raportohet se ishte kyç në sigurimin e një qendre komanduese për Ukrainën në qytetin gjerman të Viesbadenit, për të koordinuar ndihmën e sigurisë për Kievin.

Në të ardhmen, Rutte do të jetë përgjegjës në tranzicionin e organizatës nga një lloj ndërmarrjeje disi amerikane në një që do të përfshijë numër më të madh të aleatëve të NATO-s. Me gjasë, ai po ashtu do të angazhohet për vazhdimin e mbështetjes së aleancës për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Në këtë drejtim, ai ka raport të mirë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kur ishte kryeministër holandez, ai ndihmoi në dërgimin në Ukrainë të avionëve luftarakë F-16, siguroi sanksione më të ashpra ekonomike të Bashkimit Evropian ndaj Moskës, pavarësisht varësisë holandeze në tregti me Rusinë, dhe ndihmoi që Ukraina të lëvizte drejt anëtarësimit në BE.

Një nga gjërat që ai duhet të merret, në terma afatshkurtër, është çështja e ndërlikuar nëse Ukraina do të marrë ftesë për t’iu bashkuar NATO-s. Ka shpresë në Ukrainë se SHBA-ja – pjesërisht për shkak të rezultatit të politikës së jashtme të presidentit në largim, Joe Biden – do të pajtohet për këtë gjë së shpejti.

Diplomatët me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë në NATO, megjithatë, nuk janë të sigurt se kjo do të ndodhë. Gjermania, Hungaria, Sllovakia ende nuk janë të bindura se Ukraina i përket aleancës ushtarake, plus ka edhe shtete të tjera evropiane që po ashtu nuk janë të sigurta. Nuk ka pasur një lëvizje reale për këtë çështje nga ajo që liderët ishin pajtuar në samitin e Uashingtonit që u mbajt gjatë verës, tha një diplomat, duke iu referuar fjalisë se “ne do të jemi në pozitë për t’i dërguar ftesë Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës kur aleatët të pajtohen dhe kushtet të jenë plotësuar”.

Është po ashtu edhe çështje e mbrojtjes kolektive. Për këtë çështje ka boshllëqe, veçmas në krahun lindor të aleancës. Një gjë që aleanca duhet të adresojë dhe bëhet fjalë për sigurimin e më shumë sistemeve të mbrojtjes ajrore për krahun e cenueshëm lindor.

Në fund, çështja ka një emërues: duhen më shumë shpenzime në mbrojtje. Njëzet e tre nga 32 aleatët e NATO-s shpenzojnë 2 për qind të GDP-së në mbrojtje dhe ky fakt është i mirëpritur në Bruksel, por siç për REL-in një ambasador i një shteti të aleancës: shpenzimi i 2 për qind në mbrojtje nuk është në adekuat dhe duhet që shpenzimet të jenë diku afër 3.5 për qind. Pyetja është nëse Rutte, që kur ishte kryeministër njihej si shpenzues i kujdesshëm, mund të bindë të tjerët të hapin kuletën.

Më pas është Rusia. Rishikimi i politikës së NATO-s sa i përket Rusisë do të jetë lart në agjendë në samitin e Hagës që mbahet vitin e ardhshëm. NATO-ja veçse është pajtuar në samitin e Uashingtonit se “Rusia mbetet kërcënimi më i madh dhe më direkt për sigurinë e aleatëve”. Por, çështja nëse NATO-ja do të shkojë më tej, ndoshta do të ketë ndonjë lloj “politike të përmbajtjes”, edhe pse shumë nuk e pëlqejnë ndërlidhjen e kësaj fraze me atë të një politike të stilit të Luftës së Ftohtë.

Dhe çfarë me Këshillin NATO-Rusi, që nuk është takuar që para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës? Dhe çfarë me Aktin për Financimin NATO-Rusi të vitit 1997, që vendosi udhëzues politikë midis aleancës dhe Kremlinit?

Duke pasur parasysh prirjen e Ruttes për kompromis dhe udhëheqjen e tij me një shtet që është anëtar edhe i BE-së edhe i NATO-s, shumë presin, ose të paktën shpresojnë, se ai mund të përmirësojë bashkëpunimin NATO-BE. Ndoshta jo dhe aq nga aspekti institucional, por nga ai joformal pra anëtar me anëtar. Po ashtu, vazhdon të ketë një ngërç mes Qipros (nga ana e BE-së) dhe Turqisë (nga ana e NATO-s) që rezulton në bllokimin më të thellë të veprimeve të përbashkëta formale mes dy institucioneve.

Ka gjasa që për këtë ka pajtim. Shefja në ardhje e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe shefi i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, janë mbështetës të flaktë të bashkëpunimit transatlantik. Kjo vlen edhe për Andrius Kubilius, ish-kryeministri lituanez që është propozuar që të jetë komisionari i ri për Mbrojtje i BE-së.

Çfarëdo që të ndodhë, Rutte nuk do ta ketë të lehtë. Padyshim që do të ketë probleme me Hungarinë. Budapesti ishte shteti i fundit anëtar i NATO-s që dha mbështetjen për Rutten. Plus, holandezi dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, janë përplasur më herët, veçmas kur Rutte kërkoi që disa fonde të BE-së, që ishin të destinuara për Hungarinë, të ngriheshin.

Rutte njihet nganjëherë edhe si "pëshpëritës i Trumpit". Ai thuhet se ka ndihmuar për ta bindur atë se shtytja e tij, ka qenë ajo që ka kontribuar që aleatët evropianë t'i rrisin shpenzimet e mbrojtjes. Kështu që nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, kjo marrëdhënie do të jetë kyçe.

Rutte po ashtu duhet të zgjedhë zëvendësin e tij. Dy kandidatet që dihen për postin e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm janë ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, dhe ish-ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Mariya Gabriel. Shekerinska konsiderohet më favorite dhe po ashtu ka mundësi që ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, të jetë në garë për këtë post.

Ka një dëshirë brenda NATO-s që postet kyçe t’iu jepen grave dhe të anëtarëve që janë në lindje të aleancës. Por, një burim në NATO i tha REL-it: “Ne gjithashtu dëshironim që një grua nga Evropa Lindore të ishte në postin e sekretares së Përgjithshme të OKB-së dhe më 2017 përfunduam me një burrë portugez, Antonio Guterres”./ REL

mark rutte

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë