LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Gjirin Persik/ Kush janë tre ishuj që mund të jenë kyç për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit?

Por, edhe tre ishuj të tjerë iranianë në Gjirin Persik mund të jenë po aq strategjikë në përpjekjet për t’i bërë presion Teheranit që të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një arterie kyç për furnizimet globale me naftë dhe gaz.

27 Mars 2026, 20:03 Nga E.d
Lufta në Gjirin Persik/  Kush janë tre ishuj që mund të
Foto ilustruse

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e veprimit të mëtejmë ndaj ishullit Harg, një terminal kyç i naftës së Iranit dhe një pjesë e rëndësishme e makinerisë ekonomike të vendit.

Por, edhe tre ishuj të tjerë iranianë në Gjirin Persik mund të jenë po aq strategjikë në përpjekjet për t’i bërë presion Teheranit që të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një arterie kyç për furnizimet globale me naftë dhe gaz.

Ishujt e vegjël Abu Musa, Tunbi i Madh dhe Tunbi i Vogël gjenden pranë hyrjes së ngushticës prej 39 kilometrash të gjerë, duke u dhënë atyre një vlerë strategjike. Ishujt janë nën kontrollin e Teheranit, por prej kohësh Emiratet e Bashkuara Arabe ka pretendime territoriale mbi to.

Media amerikane Axios raportoi më 26 mars se Pentagoni po përgatit një sërë opsionesh ushtarake për një “goditje të mundshme përfundimtare” ndaj Iranit. Aty përfshihet edhe marrja e Abu Musas dhe dy ishujve të tjerë.

Kapja e ishujve të tjerë iranianë, përfshirë Keshm, Larak dhe Hark po ashtu janë në tavolinë, sipas Axios. Shteti ka mbi 400 ishuj përgjatë bregdetit të tij jugor. 

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar koment nga Shtëpia e Bardhë lidhur me këtë çështje, dhe ky institucion u përgjigj duke përcjellë një deklaratë të zëdhënëses Karoline Leavitt të dhënë më 21 mars.

Në atë deklaratë, Leavitt tha: “Është puna e Pentagonit që të bëjë përgatitje për t’i dhënë komandantit të përgjithshëm maksimumin e opsioneve. Kjo nuk do të thotë se presidenti ka marrë një vendim dhe siç ka tha presidenti së fundi në Zyrën Ovale, ai nuk planifikon të dërgojë trupa tokësore askund në këtë moment”.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, shkroi në X më 25 mars se inteligjenca iraniane ka indikacione se “armiqtë e Iranit, me mbështetjen e një shteti në rajon, por përgatisin një operacion për të pushtuar një nga ishujt e Iranit”.

Kjo deklaratë e tij u pa si referencë për ishullin Abu Musa dhe Irani pretendon se Emiratet e Bashkuara Arabe mund ta ndihmojnë SHBA-në që ta marrë ishullin.

Të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Iranit, ishujt po ashtu pretendohen nga Emiratet. Teherani mori kontrollin e territoreve vetëm një ditë para krijimit të Emirateve të Bashkuara Arabe më 1971, dhe deri atëherë ishujt ishin nën protektoratin britanik.

Nga ta, ishulli më i madh është Abu Musa, ku jetojnë afër 2.000 banorë. Dy ishujt më të vegjël kryesisht janë të pabanuar dhe aty gjenden ndërtesa të marinës dhe ushtrisë.

Taktikë e presionit
Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur ndjeshëm që kur Irani efektivisht ka mbyllur ngushticën – ku kalon një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit – që kur nisi lufta më 28 shkurt.

SHBA-ja mund të marrë kontrollin mbi ishujt për të thyer bllokadën që Irani ka bërë ndaj anijeve me dërgesa që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, me shpresën se kjo do të ndihmojë në uljen e çmimeve të naftës.

Ekspertët thanë se kapja e tre ishujve strategjikë mund t’i japë po ashtu Uashingtonit një kartë për negociim në çdo marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës.

“Gjasat që ata të synojnë të pushtojnë këta ishuj janë shumë të larta”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, Mohammad Farsi. Ai është ish-zyrtar ushtarak i Iranit që ishte stacionuar në ishullin Harg, në veri të Gjirit Persik, para Revolucionit Islamik më 1979.

Dislokimi i dy njësiteve amerikane për ekspedita, me mijëra marinsa dhe anije mbështetëse e aeroplanë, ka shtuar spekulimet se Trump mund të urdhërojë pushtimin e ishujve.

A do të kishte sukses?

Farsi tha se ishte skeptik se kapja e Abu Musas, Tunbit të Madh dhe Tunbit të Vogël do të arrinte qëllimin e deklaruar për të mbajtur ngushticën e hapur për cisternat e naftës.

“Kërcënimi nga Irani nuk kërkon anije apo mjete detare”, tha ai. “Irani mund të sulmojë nga distanca me dronë dhe raketa”.

Sipas Farsit, për sa kohë infrastruktura iraniane e raketave dhe dronëve në Iran mbetet e paprekur, asnjë garnizon në ishuj apo forcë shoqëruese detare nuk mund të garantojë në mënyrë të besueshme kalimin e sigurt përmes ngushticës.

H.A. Hellyer, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Mbretëror për Shërbime të Bashkuara dhe Studime të Sigurisë, tha se udhëheqja e Iranit e sheh Ngushticën e Hormuzit si levë: “një mekanizëm presioni që ndikon në tregjet globale të energjisë dhe opinionin ndërkombëtar”.

Prandaj, kontrolli mbi tre ishujt për Shtetet e Bashkuara do të ishte “gjeografik dhe strategjik”.

“Këta ishuj ndodhen pranë Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më kritike detare në botë. Kontrolli mbi ta ka implikime për rrugët e transportit detar, dërgesat e energjisë dhe pozicionimin ushtarak të mundshëm në çdo skenar që përfshin rihapjen ose sigurimin e Ngushticës”, tha ai, duke shtuar se nuk po sugjeronte që SHBA-ja të ndërmarrë një veprim të tillë.

“Në fund të fundit, këta ishuj nuk janë periferikë. Ata gjenden në kryqëzimin e mosmarrëveshjeve territoriale, sigurisë detare, tregjeve të energjisë dhe aleancave në zhvillim në Gjirin Persik. Çdo veprim që përfshin këta ishuj do të riformësonte peizazhin strategjik rreth Hormuzit”./REL

iran shba ishuj

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë