Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por shumë qytetarë në Gjermani janë të pakënaqur edhe me këtë qeveri. Sipas sondazhit të fundit për "Deutschlandtrend", që zhvillohet me porosi të televizionit publik gjerman ARD, vetëm një ndër pesë gjermanë është i kënaqur me punën e qeverisë së KancelaritMerz.
GJERMANI- Kancelari Friedrich Merz foli për kthesë në Gjermani, pas fitores në zgjedhje, si dhe një vrull të ri në zhvillimin ekonomik. Kur mori drejtimin e vendit në maj ai tha se për ta parë këtë ndryshim do të duheshin vetëm 100 ditë.
Por shumë qytetarë në Gjermani janë të pakënaqur edhe me këtë qeveri. Sipas sondazhit të fundit për "Deutschlandtrend", që zhvillohet me porosi të televizionit publik gjerman ARD, vetëm një ndër pesë gjermanë është i kënaqur me punën e qeverisë së KancelaritMerz.
Nëse këtë të dielë do të zhvilloheshin zgjedhje, Kristiandemokratët e Merzit dhe partnerët e koalicionit, Socialdemokratët, nuk do të kishin më shumicën.
Në disa sondazhe të tjera Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia pjesërisht ekstremiste e djathtë ka marrë tashmë vendin e parë. Ndërsa sipas Deutschlandtrend, AfD zë vendin e parë bashkë me Kristiandemokratët, me nga 26 përqind. SPD është shumë më e dobët me vetëm 14 përqind, të Gjelbrit do të kishin 12 ndërsa e Majta 10 përqind.
Ribashkimi i Gjermanisë
3 tetori 2025 shënoi edhe 35-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë. Në këtë sondazh i kushtohet natyrisht një pyetje edhe këtij përvjetori Në lindje të vendit, vetëm një në dy persona (pra rreth gjysma) mendojnë se ribashkimi ka pasur një ndikim pozitiv, ndërsa në perëndim, dy të tretat e njerëzve mendojnë kështu.
Gjermanolindorët përmendin në mënyrë specifike lirinë e lëvizjes si një avantazh, ndërsa demokracia dhe liritë politike theksohen si arritje e madhe vetëm nga një në pesë. Siç pritej, ata vlerësojnë negativisht hendekun në prosperitet dhe zhvillim, që ende ekziston midis lindjes dhe perëndimit të vendit.
Në të dy pjesët e vendit, mbizotëron pakënaqësia me mënyrën se si funksionon demokracia në Gjermani sot. Në Perëndim, 53 përqind janë të pakënaqur, në Lindje madje deri në 67 përqind.
NATO dhe Rusia
Pas shkeljeve të fundit ruse të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, me avionë dhe dronë, deri në dy të tretat e gjermanëve kanë frikë se Rusia mund të sulmojë një vend tjetër në Evropë.
Më shumë se gjysma (54 përqind) janë të mendimit që NATO duhet t'i përgjigjet me vendosmëri Rusisë, ndërsa 34 përqind preferojnë përmbajtje.
Më së shumti votuesit e AfD-së, dy të tretat e të cilëve nuk janë të shqetësuar se Rusia do ta përhapë agresionin e saj në vende të tjera, janë në favor të përmbajtjes.
Pro njohjes së Palestinës
Java e ardhshme (7 tetor) shënon përvjetorin e dytë të sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit. Shumica e qytetarëve gjermanë (63 përqind) e kundërshtojnë mënyrën se si Izraeli reagoi ushtarakisht, duke e përshkruar atë si të tepruar. Vetëm 15 përqind besojnë se një reagim i tillë është i përshtatshëm, ndërsa gjashtë përqind mendojnë madje se veprimi izraelit nuk është mjaftueshëm i ashpër.
55 përqind e të anketuarve janë në favor të njohjes së pavarësisë së Palestinës, 20 përqind janë kundër. Gjithashtu, 55 përqind besojnë se Gjermania duhet të mbështesë planin e Komisionit Evropian për të hequr privilegjet tregtare dhe doganore për Izraelin.
Nga ana tjetër, dy të tretat e të anketuarve mendojnë se artistët dhe atletët izraelitë nuk duhet të ndëshkohen për veprimet e autoriteteve të tyre, për shembull duke u përjashtuar nga Eurosong apo nga garat e futbollit të UEFA-s. Ajo që ka ndodhur më 7 tetor dhe gjithçka që ndodhi pas tij, ka pasur një ndikim edhe në shoqërinë gjermane - numri i incidenteve antisemite është rritur në Gjermani.
Shumica e qytetarëve besojnë se lufta kundër antisemitizmit nuk duhet të zbutet. 40 përqind e tyre besojnë se duhen bërë përpjekje edhe më të forta. Në nëntor 2023, menjëherë pas sulmit të Hamasit, kjo përqindje ishte 56%. Rreth 35 përqind e qytetarëve mendojnë se po bëhet mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin, ndërsa 10 përqind mendojnë se po bëhet tepër./DW
foto ilustruese GJERMANI- Aeroporti i Mynihut u mbyll përsëri të premten në mbrëmje pasi u panë dronë në zonë...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë një deklaratë, ku thekson se ...
foto ilustruese SHBA- Donald Trump ka thënë se Hamasi është gati për një paqe të qëndrueshme pasi militantët p...
Kongresi amerikan SHBA- Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka tërhequr nominimin e Mark Brnovichit pë...
Gaza GAZA- Hamasi i është përgjigjur propozimeve të armëpushimit të SHBA-së duke i pranuar ato pjesërisht, por duke...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten se “të gjith...
Pedro Sanchez SPANJË- Spanja do të vendos një ligj të ri, i cili mbështet të drejtën e grave dhe vajzave për ...
Foto ilustruse ZVICËR - Zvicra ka deklaruar se do të vendos një mur mbrojtës ndaj dronëve, si një mjet sigurie të s...
SHKUP- Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi të premten se është konfirmuar aktakuza kundër 34 personave dhe tri kompanive të...
Fermer kokaine ANGLI- Gazeta britanike Sky News i ka bërë një artikull qytetit Medellin të Kolumbisë. Ky qytet njihet si sht&...