LIVE UPDATES
Bota

Analizë nga VOA: Vendimet e Gjykatës së Lartë që i dhanë formë jetës amerikane

Në vitin 1898 vendimi për çështjen Shtetet e Bashkuara kundër Wong Kim Ark krijoi precedentin se cilido që lind në Shtetet e Bashkuara është shtetas amerikan pavarësisht nga shtetësia e prindërve.

28 Qershor 2022, 19:44 Nga d.a.
Analizë nga VOA: Vendimet e Gjykatës së Lartë që i
Foto Ilustruese

SHBA- Që nga krijimi i Gjykatës së Lartë amerikane në vitin 1790, ajo ka marrë vendime për dhjetëra mijëra çështje. Vendimet e gjykatës i kanë dhënë formë kuadrit ligjor të Shteteve të Bashkuara dhe aspekteve të panumërta të shoqërisë amerikane. Në materialin në vazhdim, le t’i hedhim një vështrim çështjeve që kanë patur një ndikim të madh në jetën amerikane, përfshirë vendimin historik për të drejtën e abortit, në çështjen Roe kundër Wade, si dhe vendimin më të fundit të Gjykatës së Lartë që e rrëzoi atë.

Në vitin 1898 vendimi për çështjen Shtetet e Bashkuara kundër Wong Kim Ark krijoi precedentin se cilido që lind në Shtetet e Bashkuara është shtetas amerikan pavarësisht nga shtetësia e prindërve.

Me një vendim 6 me 2, Gjykata e Lartë vendosi se Wong Kim Arkut, i cili u lind në San Françisko nga prindër kinezë, i takonte shtetësia për shkak se lindi brenda Shteteve të Bashkuara. Gjykata iu referua Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, ku thuhet se: “Të gjithë personat e lindur apo të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara, janë subjekt i juridiksionit në fjalë, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara”.

Për çështjen Brown kundër Bordit të Arsimit në vitin 1954, Gjykata e Lartë mori vendimin unanim se ndarja sipas racës në shkolla ishte jokushtetuese. Vendimi 9 me 0 rrëzoi një vendim të mëparshëm të vitit 1896 që gjykata kishte marrë për çështjen Plessy kundër Ferguson, që lejoi arsimin sipas parimit “të ndarë por të barabartë”.

Me vendimin e ri gjykata u shpreh se “mjediset e ndara arsimore janë në thelb të pabarabarta”, dhe vendosi se ndarja në shkolla shkel parashikimin për mbrojtje të barabartë në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës. Ky vendim i mundësoi qeverisë federale të urdhëronte heqjen e praktikës së ndarjes sipas racës në shkolla dhe ndihmoi lëvizjen e të drejtave civile në vend.

Çështja Engel kundër Vitale e vitit 1962 vendosi precedentin se shkollat publike nuk mund të organizojnë lutje fetare për nxënësit. Gjykata vendosi 6 me 1 se sistemi shkollor i Nju Jorkut po vepronte në mënyrë antikushtetuese duke e filluar çdo ditë me një lutje ku përmendej Zoti.

Megjithëse lutja ishte vullnetare, gjykata u shpreh se nuk ishte e përshtatshme për qeverinë që të përqafonte një sistem të caktuar besimi. Vendimi thotë se veprimet e qeverisë shkelën Amendamentin e Parë të Kushtetutës, ku garantohet liria e besimit dhe i ndalohet qeverisë të “vendosë” një fe të caktuar.

Vendimi për çështjen gazeta New York Times kundër Shteteve të Bashkuara në vitin 1971, të cilës shpesh i referohen si çështja e “Dokumentave të Pentagonit”, zgjeroi lirinë e shtypit. Vendimi i lejoi gazetat “The New York Times” dhe “The Washington Post” të botonin Dokumentat e Pentagonit, një raport i qeverisë amerikane për përfshirjen në Luftën e Vietnamit. Gjykata vendosi 6 me 3 se gazetat kishin të drejtën, sipas Amendamentit të Parë, për të publikuar dokumentat e klasifikuara dhe u shpreh se qeveria nuk arriti të provojë se botimi i tyre do t’i shkaktonte dëm Shteteve të Bashkuara.

Në çështjen Roe kundër Wade në vitin 1973, vendimi i Gjykatës së Lartë u dha grave në mbarë Shtetet e Bashkuara të drejtën për të bërë abort gjatë tremujorit të parë të shtatëzanisë.

Me një vendim 7 me 2, gjykata u shpreh se gratë kanë të drejtën për privatësi, që u mundëson atyre të vendosin për fatin e shtatëzanisë së tyre në fazat e hershme të saj.

Megjithatë, gjykata ua lejoi shteteve të vendosin disa kufizime ndaj abortit në fazat e mëvonshme të shtatëzanisë, për të mbrojtur jetën e nënës dhe të fetusit. Ky vendim ka qenë në epiqendër të debatit për abortin në Shtetet e Bashkuara, që kur u mor gati 50 vite më parë.

Në vendimin për çështjen Teksas kundër Johnson në vitin 1989, Gjykata e Lartë konstatoi se edhe shprehitë shumë ofenduese, siç është djegia e një flamuri amerikan, mbrohen nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës.

Gjykata vendosi 5 me 4 se Gregory Johnson, i cili u arrestua për djegien e një flamuri amerikan jashtë godinës së bashkisë në Dallas, kishte qenë duke ushtruar të drejtën e tij për shprehjen e lirë.

Në vendimin për çështjen Distrikti i Kolumbias kundër Heller në vitin 2008, Gjykata e Lartë u shpreh se shtetasit amerikanë kanë të drejtën të mbajnë armë zjarri që nuk kanë lidhje me shërbimin ushtarak.

Me një vendim 5 me 4, gjykata iu referua Amendamentit të Dytë, të drejtës për të mbajtur armë, duke rrëzuar një vendim të Distriktit të Kolumbias që kufizonte përdorimin e armëve të brezit në kryeqytet.

Gjykata refuzoi argumentin se hartuesit e Kushtetutës përfshinë termin “milici” në Amendamentin e Dytë për të kufizuar posedimin e armëve vetëm tek personat që shërbejnë në ushtri. Gjykata u shpreh se gjatë epokës kur u hartua Kushtetuta, ky term u referohej të gjithë meshkujve të aftë për të mbajtur armë.

Me vendimin për çështjen Obergefell kundër Hodges në vitin 2015, Gjykata e Lartë u dha çifteve të të njëjtës gjini të drejtën të martohen në mbarë vendin.

Gjykata vendosi 5 me 4 se klauzola për një proces të drejtë në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës garanton të drejtën e njerëzve për martesë, ndërkohë që klauzola për mbrojtjen e barabartë siguron që kjo e drejtë të administrohet “me të njëjtën fuqi edhe për çiftet e së njëjtës gjini”.

Gjykata vendosi se ndalimi i martesave të së njëjtës gjini, në atë kohë në fuqi në mbi 12 shtete, ishte antikushtetues, duke legalizuar kështu martesat në të 50 shtetet.

Me vendimin për çështjen Dobbs kundër Organizatës Jackson për Shëndetin e Grave në vitin 2022, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e marrë në vitin 1973 për çështjen Roe kundër Wade, duke eliminuar kështu të drejtën kushtetuese për abort, dhe duke e lënë në dorën e shteteve individuale që të vendosin për këtë çështje.

Gjykata nuk rrëzoi një ligj të shtetit Misisipit që ndalon abortin pas 15 javëve të para të shtatëzanisë, shumë më herët se precedenti i vendosur në çështjen Roe kundër Wade.

Me një vendim 5 me 4, shumica e gjykatësve u shprehën se asnjë e drejtë për të abortuar nuk “mbrohet në mënyrë indirekte nga ndonjë parashikim kushtetues”.

Gjykata gjithashtu rrëzoi argumentat se vendimi për çështjen Roe duhej mbajtur për shkak se kishte krijuar tashmë një precedent prej pothuajse 50 vitesh.

Marrë nga VOA.

wong kim arkut gjykata e lartë amerikane

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri