Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan, u arrestuan në Rumani dhe aktualisht po mbahen në një qendër paraburgimi në Bukuresht. Autoritetet dukej se ishin në gjurmët e dy vëllezërve, pasi një video e vetë Tate që tallte Thunberg në Twitter ishte ajo që zbuloi vendndodhjen e tij.
RUMANI- Deklaratat e Andrew Tate dhe sherri në internet që nisi dje me Greta Thunberg, duket se kanë pasur një përfundim të keq për influencerin, i cili kërkohej nga autoritetet me akuzën e trafikut seksual. Tate dhe vëllai i tij, Tristan, u arrestuan në Rumani dhe aktualisht po mbahen në një qendër paraburgimi në Bukuresht. Autoritetet dukej se ishin në gjurmët e dy vëllezërve, pasi një video e vetë Tate që tallte Thunberg në Twitter ishte ajo që zbuloi vendndodhjen e tij. Më konkretisht, pica rumune që ai kërkoi të shijonte në një nga videot e tij dhe logoja e saj çoi në zbulimin dhe arrestimin e tij më pas. Influencuesi britanik, i cili ndonjëherë është akuzuar për mizogjini dhe është ndaluar nga disa platforma të mediave sociale, po hetohej nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT).
I would not be at all surprised if the EU and/or the US government strong-armed Romania into arresting Andrew Tate.
— Ben Kew ???? (@ben_kew) December 30, 2022
He is a threat to their worldview and they would have no qualms about throwing him in jail on trumped-up charges. pic.twitter.com/XNDJ3F3h2c
Sipas informacioneve të Daily Mirror, dy vëllezërit kishin shkuar në hetuesi në muajin prill, pasi dy vajza kishin pretenduar se ishin detyruar të kryenin akte seksuale nga Tates, kundër dëshirës së tyre. Mirëpo, të dy u lanë të lirë, pavarësisht se hetimet vazhduan dhe rezultuan me zbulimin dhe arrestimin e tyre mbrëmë. 36-vjeçari Andrew, 34-vjeçari Tristan dhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, pritet të përballen me akuzat e përdhunimit, trafikut seksual dhe formimit të një grupi të krimit të organizuar.
Sipas prokurorëve rumunë, vëllezërit Tate dhe dy individët drejtuan një grup krimi të organizuar për të rekrutuar dhe shfrytëzuar gra duke i detyruar ato të krijonin përmbajtje pornografike. Ata, nga ana tjetër, fitonin një grumbull të konsiderueshëm parash.
yes, please do enlighten me. email me at [email protected] https://t.co/V8geeVvEvg
— Greta Thunberg (@GretaThunberg) December 28, 2022
Një zëdhënës i Andrew Tate tha për Daily Mirror: Ne nuk mund të japim asnjë detaj në këtë moment në lidhje me raportet se ata janë arrestuar. Andrew dhe Tristan Tate kanë respektin maksimal për autoritetet rumune dhe do të ndihmojnë në çdo mënyrë që munden për të zgjidhur çështjen.
Oksimoroni i çështjes është se ishin veprimet e vetë Andrew Tate ndaj aktivistes popullore Greta Thunberg, që bëri që autoritetet ta gjurmonin atë në Rumani. Më konkretisht, Tate ka shkruar duke iu drejtuar aktivistes suedeze në Twitter: Kam 33 makina, ndërsa në postimin e tij ka përmendur një Bugatti dhe dy Ferrari, duke theksuar se ky është vetëm fillimi.
Thank you for confirming via your email address that you have a small penis @GretaThunberg
— Andrew Tate (@Cobratate) December 28, 2022
The world was curious.
And I do agree you should get a life ❤️ https://t.co/mHmiKHjDGH pic.twitter.com/SMisajQRcf
"Ju lutem më jepni emailin tuaj që të mund t'ju dërgoj listën e plotë të koleksionit të makinave të mia dhe emetimet e tyre të mëdha të gazit,"- shtoi ndikuesi, duke iu drejtuar aktivistit suedez. Ndërsa adoleshentja iu përgjigj: Po, ju lutem më ndriçoni, më dërgoni email në [email protected].
Nga ana tjetër, 36-vjeçari influencues dërgoi në adresën e e-mail pa e ditur se po përgjohej, ndërsa vazhdonte përleshjen me aktivisten, duke e tallur. Gjatë videos, Tate i kërkon një personi jashtë ekranit t'i japë një picë, por i kujton që të mos e riciklojnë kutin në një përpjekje për të tallur Greta Thunberg.
Pas arrestimit, Thunberg nuk e la dot pa tallur Tate, duke shkruar në Twitter: Ja çfarë ndodh kur nuk e ricikloni kutinë e picës!
Donika Gërvalla KOSOVË- Zëvendës kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Sch&...
Andrew Tate RUMANI- Andrew Tate është arrestuar nga policia në Rumani me dyshimin për përdhunim, trafikim njerëzor dhe vepra ...
Jens Stoltenberg UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s q...
pompa e oksigjenit GJERMANI- Fiku aparatin e oksigjenit të 79-vjeçares sepse shkaktonte zhurmë, e moshuara në Gjermani akuzohet ...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden, aktualisht me pushime në Ishujt e Virgjër të SHBA-së, ka thënë se do të shfryt&eum...
1.066.895 pensionistë, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet gjermane, kanë vazhduar të punojnë edhe pse janë b&e...
pika kufitare KOSOVË- Dy pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vendosura q&e...
Ushtria Në veri të Kosovës ka elemente ekstreme, që nuk janë nën kontrollin e Beogradit zyrtar, dhe atyre nuk u konvenon heqj...
Barrikadat do të hiqen, por tensioni dhe mosbesimi mes palëve mbeten. Kështu mbyllet ky vit në Kosovë. DW pyeti analistë në...
Personazhet BRITANI E MADHE- Është koha për të përkujtuar yjet dhe fytyrat e shquara që ne i kemi thënë lamtumir&eu...