LIVE UPDATES
Bota

Anulimi i marrëveshjes për grurin nga Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin diskutimet veçmas për vijimin e eksporteve

Reuters, duke cituar një zyrtar nga Departamenti amerikan i Shtetit që ka folur me gazetarët, raportoi më 30 gusht se SHBA-ja dhe Rumania po punojnë për të rritur eksportet e drithërave ukrainase përmes transportimit nëpër lumin Danub. Kjo po shihet si alternativë për nismën e dështuar të Detit të Zi.

30 Gusht 2023, 20:35 Nga a.l
Anulimi i marrëveshjes për grurin nga Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin
Det i Zi

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar veçmas për alternativat e marrëveshjes për eksportin e drithërave nga Deti i Zi, pasi Moska muajin e kaluar u tërhoq nga pakti i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara. Kjo marrëveshje mundësonte eksportin e sigurt të drithërave ukrainase në tregjet globale.

Reuters, duke cituar një zyrtar nga Departamenti amerikan i Shtetit që ka folur me gazetarët, raportoi më 30 gusht se SHBA-ja dhe Rumania po punojnë për të rritur eksportet e drithërave ukrainase përmes transportimit nëpër lumin Danub. Kjo po shihet si alternativë për nismën e dështuar të Detit të Zi.

Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, tha se Uashingtoni dhe Bukureshti janë duke studiuar mundësitë që “potencialisht të dyfishohen” eksportet e drithërave që aktualisht kalojnë përmes Danubit.

“Ne po shikojmë që të mbështesim rrugë alternative: rruga e Danubit është rruga kryesore aktualisht. Kjo rrugë kalon përmes ujërave territoriale të NATO-s. Prandaj, është një rrugë shumë atraktive për ne në mënyrë që të mbajmë një korridor më të sigurt”, tha ky zyrtar për gazetarët.

Zyrtari i DASH-it shtoi se një takim do të mbahet në javët në vijim me zyrtarët nga Rumania dhe Moldavia për të diskutuar se si mund ta përdorin rrugën e Danubit në nivel maksimal.

Pavarësisht se po diskuton për rrugë alternative, Uashingtoni po ashtu mbështet përpjekjet e Ankarasë që të kthejë në marrëveshjen origjinale Moskën, shtoi zyrtari amerikan.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, më 30 gusht tha se ai dhe homologu i tij turk, Hakan Fidan, planifikojnë të diskutojnë një propozim të Moskës për një alternativë për marrëveshjen e Detit të Zi.
Dy zyrtarët pritet të takohen gjatë kësaj jave. Përveç OKB-së, edhe Turqia kishte ndërmjetësuar marrëveshjen origjinale.

Sipas planit të Moskës, Rusia do të dërgonte 1 milion tonë drithëra në Turqi me çmim të lirë – me mbështetje financiare nga Katari – të cilat më pas Turqia do t’i përpunonte dhe do t’i dërgonte në shtetet që kanë më shumë nevojë. Rusia po ashtu tha se do të vazhdojë t’i shohë anijet që udhëtojnë drejt Ukrainës si caqe potenciale ushtarake.

Fidan në të kaluarën ka deklaruar se nuk ka alternativë për marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi. Rusia u tërhoq nga marrëveshja muajin e kaluar. Kjo ka shqetësuar liderët botërorë, të cilët kanë argumentuar se kjo lëvizje do të rrisë pasigurinë ushqimore në shtetet më të ndjeshme – shumia në Afrikë – dhe do të rrisë çmimet në mbarë botën.

Komisioni Evropian ka thënë se përpjekjet e Rusisë për të bllokuar dërgesat me drithërave ukrainase në Detin e Zi po krijojnë vështirësi në mesin e shteteve në zhvillim. Po ashtu, blloku evropian e ka akuzuar Moskën se po i përdor drithërat “si armë”.

Moska u tërhoq nga marrëveshja pasi akuzoi shtetet perëndimore se po bllokojnë eksportet e drithërave të Rusisë dhe të plehrave artificiale.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pritet të udhëtojë për në Rusi në ditët në vijim për të diskutuar për marrëveshjen e drithërave me homologun e tij rus, Vladimir Putin./ REL

det i zi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen