LIVE UPDATES
Bota

Applebaum: Autokracitë janë bashkuar kundër demokracive

Në librin e saj të ri, “Autocracy, Inc.: The Dictators Who Want To Rule The World”, Applebaum ka shkruar se qeveri të tilla forcohen përmes “rrjeteve të sofistikuara që përbëhen nga struktura financiare kleptokratike, teknologji të mbikëqyrjes dhe propagandistë profesionalë, të cilët bashkëpunojnë nëpër regjime të shumta”, thuhet në libër, sipas ueb-faqes së autores.

13 Gusht 2024, 17:58 Nga N.F
Applebaum: Autokracitë janë bashkuar kundër demokracive
Foto ilustruese

SHBA- Autokracitë në mbarë botën gjithnjë e më shumë po bashkëpunojnë kundër shoqërive demokratike, tha fituesja e Çmimit Pulitzer, gazetarja dhe historiania amerikane, Anne Applebaum, në një intervistë për Current Time.

“Rusia, Kina, Irani, Koreja e Veriut, Venezuela, Zimbabveja, Azerbajxhani dhe Angola nuk kanë ideologji të përbashkët”, tha Applebaum. “Por, ata gjejnë çështje për të cilat mund të bashkëpunojnë dhe kanë interesa të përbashkëta. Disa prej interesave të tyre janë financiare”.

“Kina investon në regjimet autokratike në mbarë botën dhe i ndihmon që të përgatiten”, shtoi ajo. “Rusët e bëjnë të njëjtën gjë... – ata u ofrojnë mercenarë diktatorëve në Afrikë të cilët kanë telashe. Ata kërkojnë zona ku mund të kenë diçka të përbashkët dhe ku mund të ndihmojnë njëri-tjetrin”.

“Por, për të bërë këtë atyre nuk u nevojitet që të kenë ideologji të njëjtë”, tha Applebaum.

Në librin e saj të ri, “Autocracy, Inc.: The Dictators Who Want To Rule The World”, Applebaum ka shkruar se qeveri të tilla forcohen përmes “rrjeteve të sofistikuara që përbëhen nga struktura financiare kleptokratike, teknologji të mbikëqyrjes dhe propagandistë profesionalë, të cilët bashkëpunojnë nëpër regjime të shumta”, thuhet në libër, sipas ueb-faqes së autores.

Applebaum i tha Current Time se ky është dallim thelbësor nga situata gjeopolitike në shekullin e 20-të, “kur atëherë ekzistonte një gjë që quhej blloku komunist dhe që të gjithë përdornin një gjuhë...dhe që të gjithë madje kishin sisteme shumë të ngjashme politike dhe shoqërore”.

Pavarësisht se nuk kanë një ideologji të përbashkët, autokracitë në botë kanë një “armik të përbashkët”, theksoi ajo.

“Armiku i përbashkët është... kushdo që jeton në botën demokratike dhe kushdo që përdorë gjuhën e demokracisë... të të drejtave të njeriut, transparencës, llogaridhënies, sundimit të ligjit, drejtësisë”, tha Applebaum. “Ajo gjuhë paraqet kërcënim për ta dhe, sigurisht, është kërcënim në i madh për ta kur vjen nga lëvizjet opozitare brenda shteteve të tyre apo nga kritikët e brendshëm dhe... disidentët”.

Për më tepër, të çliruar nga ideologjia, regjimet moderne autokratike kanë hapësirë më të madhe për të ndikuar në zhvillimet politike dhe shoqërore në shoqëritë e hapura.

“Propaganda autoritare tani mund të depërtojë te njerëzit në Shtetet e Bashkuara në një mënyrë që propaganda komuniste nuk mund ta bënte”, tha Applebaum. “Po ashtu, siç thash, paratë që shtetet autoritare kanë u japin atyre një lloj fuqie që, sërish, Bashkimi Sovjetik nuk e kishte, qoftë për të investuar si investitorë, qoftë për të blerë ndikimin e politikanëve apo të komunitetit të biznesit, qoftë edhe në formën e parave për të financuar fushatat politike”.

“Të gjitha këto gjëra u japin atyre më shumë mjete ndikimi në debatet e brendshme dhe në bisedat politike të demokracive, por edhe të ekonomive të tyre”, shtoi ajo.

Organizatat mediale sikurse rrjeti i Kremlinit, Russia Today, shtoi Applebaum, “janë të mira për të krijuar narrativin autoritar që i përshkruan autokracitë si të sigurta dhe të qëndrueshme dhe demokracitë si të përçara, kaotike dhe të degjeneruara”.

“Dhe disa versione të kësaj, në milionë forma, janë të qasshme në internet”, tha ajo. “Dhe kjo.... e shoqëruar me një pjesë të spektrit politik amerikan që ndihet i pakënaqur, të cilit si pëlqejnë ndryshimet shoqërore, demografike, ekonomike dhe politike në dekadat e fundit dhe po synojnë t’i zhbëjnë këto ndryshime”.

Regjimet autoritare nuk e shkaktuan “kundërshtimin kundër demokracisë” në SHBA dhe shtete të tjera demokratike, “por ato ndihmuan që të formësohej gjuha”, tha ajo. “Ato i thellojnë përçarjet ekzistuese”.

Megjithatë, këto regjime e kuptojnë se vlerat demokratike dhe gjuha demokratike janë të lakmueshme. Në Venezuelë, për shembull, njerëzit kanë protestuar duke kërkuar transparencë, drejtësi dhe sundim të ligjit, pavarësisht “diktaturës vërtetë të shëmtuar” të vendit.

“Njerëzit duan të jetojnë në një shtet ku ka sundim të ligjit, ku gjykatësit janë gjykatës të vërtetë”, tha Applebaum për Current Time, rrjetit në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë. “Mendoj se këtë mund ta shihni në shumë vende. Ka të bëjë me dëshirën e lindur për të jetuar në një shoqëri më të drejtë, ku qytetarët kanë një lloj ndikimi”.

“Prandaj, mendoj se kjo është një nga arsyet pse bota autokratike është riarmatosur ose e ka përgatitur veten kundër botës demokratike në një mënyrë më dramatike sesa e bëri dy dekada më parë”, tha Aplebaum./ REL

applebaum autokraci demokraci

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë