LIVE UPDATES
Bota

Armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit/ DW: A do të ketë takim tjetër në Uashington?

Izraeli dhe Libani arritën një marrëveshje për një armëpushim, që do të zgjasë dhjetë ditë. Këtë e bëri të ditur Donald Trumpi në platformën e tij Truth Social.

17 Prill 2026, 15:20 Nga E.d
Armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit/ DW: A do të ketë
Foto ilustruse

Izraeli dhe Libani ranë dakord për një armëpushim. Sipas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, armëpushimi pritet të zgjasë dhjetë ditë.

Izraeli dhe Libani arritën një marrëveshje për një armëpushim, që do të zgjasë dhjetë ditë. Këtë e bëri të ditur Donald Trumpi në platformën e tij Truth Social. Marrëveshja hyri në fuqi mesnatën e 17. prillit. Më parë ai kishte biseduar me presidentin e Libanit, Joseph Aoun dhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. 

Netanyahu më vonë konfirmoi përmes një videojo se e ndërmori këtë hap për të çuar përpara përpjekjet për paqe me Libanin. "Ne kemi mundësinë të arrijmë një marrëveshje historike paqeje me Libanin,” tha ai. Gjatë armëpushimit ushtria izraelite do të qëndrojë në një "zonë sigurie të përforcuar” në jug të Libanit.

Milicia Hezbollah nuk bëri ndonjë deklaratë të qartë nëse do ta respektojë armëpushimin. Ajo theksoi se çdo armëpushim duhet të jetë "gjithëpërfshirës për të gjithë territorin libanez” dhe nuk duhet të lejojë asnjë lëvizje trupash nga Izraeli. "Prania e vazhdueshme izraelite në tokën tonë i jep Libanit dhe popullit të tij të drejtën për të rezistuar,” thuhet në deklaratë. Vendimi për vazhdimin e luftës kundër Izraelit do të merret "në varësi të zhvillimeve të situatës.”

Takim tjetër në Uashington?

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Libanit përfshin një angazhim nga qeveria libaneze për të parandaluar çdo sulm të Hezbollahut ndaj Izraelit. "Qeveria e Libanit do të ndërmarrë hapa domethënës për të parandaluar Hezbollahun … nga kryerja e çdo sulmi, operacioni apo aktiviteti armiqësor kundër objektivave izraelite,” thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

"Dy vendet i njohin sfidat e mëdha me të cilat përballet shteti libanez nga grupet e armatosura jo-shtetërore, të cilat minojnë sovranitetin e Libanit dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal. Të dy vendet e kuptojnë se aktivitetet e këtyre grupeve duhet të kufizohen,” thuhet në deklaratë.

Presidenti Donald Trump njoftoi në platformën e tij Truth Social se do të ftojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin e Libanit, Joseph Aoun, në Shtëpinë e Bardhë.

Netanyahu deklaroi se tashmë e ka dhënë pëlqimin për këtë takim. Kurse Aoun ende nuk është shprehur lidhur me këtë propozim.

Irani përshëndet armëpushimin 10-ditor në Liban

Ministria e Jashtme e Iranit e përshëndeti armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit, duke e cilësuar atë si pjesë të një marrëveshjeje të mëhershme dyjavore armëpushimi mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuarapër të ndalur luftën në Lindjen e Mesme.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baghaei, theksoi se ndalimi i luftës në Liban ishte pjesë e mirëkuptimit për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, i ndërmjetësuar nga Pakistani./DW

izraeli libani shba

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë