LIVE UPDATES
Bota

Arrestimi i “Mbretërve Latinë” në Milano/ 'Pandilla-t' të lidhur me mafian shqiptare në Ekuador, furnizojnë Evropën me kokainë! Metoda e transportit-qentë

Carlos Manuel Macias Saverio është një emër me peshë përsa i përket krimit të organizuar ekuadorian: njeriu në Ekuador i një organizate kriminale shqiptare e investuar në trafikun e drogës. Sipas hetimeve, kokaina do të ngarkohej në anije në portin e Guayaquil dhe më pas do të transportohej në portet evropiane të Roterdamit dhe Antwerp.

8 Maj 2023, 19:23 Nga k.m.
Arrestimi i “Mbretërve Latinë” në Milano/
Foto ilustruese

ITALI- Më 19 prill 2023, një operacion i Policisë së Shtetit, i koordinuar nga prokuroria e Milanos, çoi në arrestimin e nëntë anëtarëve të bandës nga Amerika e Jugut, "Mbretërit Latinë", fraksioni "Chicago", të gjithë nga 20 deri në 36 vjeç. Të arrestuarit janë katër shtetas ekuadorianë, tre peruan, një salvadoran dhe një argjentinas. Operacioni filloi nga hetimet në lidhje me një sulm shumë të dhunshëm që u zhvillua më 5 mars 2022 përpara kioskës "el Asadito" në via Chiese, kundër ish-kreut të një bande rivale të njohur si "Kamikazët", MS13 salvadorian.

Doli gjithashtu se të njëjtët anëtarë të Kings Latin kishin qenë përgjegjës për dy përleshje që u zhvilluan më 30 prill 2022 në një park në Brenta dhe në via Avezzana në Milano (përfshirë vjedhjen e një skuteri elektrik) dhe më 30 Qershor 2022 në Assago, në të dyja rastet me anëtarë të MS13.

Për më tepër, mëngjesin e 6 nëntorit 2022, disa anëtarë të së njëjtës “klikë” kishin sulmuar djem të Amerikës Latine që nuk kishin lidhje me ambientin e grupeve kriminale jashtë disko “Caffe Glamour” në via Stamira d’Ancona. Njëri prej tyre është goditur vazhdimisht me gurë në gjoks, qafë dhe ballë derisa ra në tokë. Një pjesë e sulmit është filmuar në celular nga një shok i djalit të rrahur dhe është publikuar në rrjetet sociale; falë kësaj videoje u bë i mundur edhe identifikimi i përgjegjësve.

Personi në fjalë është Isaac Giovanny Velez Garcia, i njohur si "Chukino" ose "Cuchillo", një shtetas ekuadorian i lindur në vitin 1998, tashmë i njohur për policinë pasi u arrestua në disa raste midis 2021 dhe 2022 dhe ë pas u la në gjendje të lirë.

Lidhjet e "mbretërve latinë" në Ekuador dhe mafian shqiptare

Një element me interes të veçantë u shfaq gjatë një përgjimi telefonik më 15 maj 2022 midis liderit të Mbretërve Latin "Chicago" të Milanos, Kleber Miguel Cortez Cortez, i njohur ndryshe si "Cao" dhe një prej bashkatdhetarëve të tij, ku referohet vrasja e udhëheqësi i Mbretërve Latinë në Ekuador, Manuel Zuniga "Majestic", i vrarë në një pritë në Quito më 14 maj 2022. Gjatë bisedës, Cao deklaron se një anëtar i grupit të tyre do ta kishte kryer vrasjen, duke u mburrur se prita kishte ndodhur në orën 7 të mëngjesit dhe fotot i kishte marrë në celular në orën 7:10.

Cao më pas i referohet një grindjeje brenda "Mbretërve latinë" në Ekuador, duke i shpjeguar bashkëbiseduesit se grupi ishte ndarë dhe se disa muaj më parë, pala tjetër kishte vrarë një nga "Inca" (shefin). Jo vetëm kaq, por Cao shpjegoi gjithashtu se, sipas thashethemeve që i kishin siguruar nga Ekuadori, Majestic ishte vrarë nga një tjetër udhëheqës i të njëjtëve mbretër latinë "Chicago", i referuar si "El Diablo", alias i Carlos Manuel Macias Saverio.

Carlos Manuel Macias Saverio është një emër me peshë përsa i përket krimit të organizuar ekuadorian: njeriu në Ekuador i një organizate kriminale shqiptare e investuar në trafikun e drogës. Sipas hetimeve, kokaina do të ngarkohej në anije në portin e Guayaquil dhe më pas do të transportohej në portet evropiane të Roterdamit dhe Antwerp. Gazeta flet më pas për Dritan Rexhepin si drejtuesin e trafikantëve shqiptarë të drogës që vepronin në Ekuador, i njohur ndryshe edhe si “mbreti i kokainës”, i dënuar nga autoritetet shqiptare me 25 vjet burg në mungesë, por edhe nga belgët dhe italianët. 

Pavarësisht akuzave të rënda për të cilat ai ishte në burg në Ekuador, autoritetet lokale në fakt e kishin liruar në nëntor 2021, e më pas shqiptari ishte zhdukur, por sipas burimeve të sigurta ai banon në një lagje luksoze jo shumë larg portit të Guayaquil.

Precedentët e trafikut të drogës në Milano

Në mars 2013, një operacion masiv i Policisë së Shtetit i quajtur “Amor del Rey” kishte çuar në arrestimin e 75 personave, pothuajse të gjithë me origjinë nga Amerika Latine dhe anëtarë të "Latin Kings-Chicago". Përveç arrestimeve, Policia kishte kryer kontrolle në provincën e Milanos dhe në ato të Bergamos, Brescia, Lodi, Pavia, Piacenza, Novara, Romë dhe Varese.

Grupi ishte në kontakt me kartelin meksikan "Los Zetas" falë një ndërmjetësi italian, i cili ishte mjaft i njohur në qarqet e trafikut të drogës si në Itali. Për të transferuar drogën në Itali, ata përdornin qen të mëdhenj si San Bernardo, Dog de Bordeaux, Mastiff dhe Labrador, të cilët i mbushnin me drogë me më pas i vrisnin dhe pasi arrinin në destinacionin e tyre për të rimarrë mallin (rreth një kilogram dhe 200 gram për qen) i vrisnin. Rreth 48 udhëtime u bënë duke përdorur këtë metodë.

Milano tashmë është cilësuar disa herë nga mediat ndërkombëtare si “kryeqyteti europian i grupeve kriminale”, në veçanti të atyre salvadoriane si MS13 dhe Barrio 18, por jo vetëm. Operacioni i prillit të kaluar tregon se si edhe mbretërit latinë kishin arritur të riorganizohen pavarësisht arrestimeve të vitit 2013. Problemi i bandave ekziston në Lombardi dhe në Itali dhe për këtë arsye duhet të trajtohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre.

Marrë dhe përkthyer nga Itstime.it

grupet kriminale latin kings

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet