LIVE UPDATES
Bota

Arrestohet Artan Grubi pas më shumë se një viti në arrati

Ai raportohet se është në mbajtje në një paralagje të Shkupit. Autoritetet kanë thënë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe që është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit Publik.

23 Shkurt 2026, 18:15 Nga E. D

Arrestohet Artan Grubi pas më shumë se një viti në arrati

MAQEDONI E VERIUT- Ish-zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi është arrestuar më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë - mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës - pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Ai raportohet se është në mbajtje në një paralagje të Shkupit. Autoritetet kanë thënë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe që është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit Publik.

Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”, rast për të cilin ka raportuar më herët edhe Radio Evropa e Lirë.

Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.

Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende nëse Grubi do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit apo do t’iu dorëzohet autoriteteve gjyqësore më vonë gjatë ditës.

Reagimet e partive për arrestimin e Grubit

Parti të ndryshme kanë reaguar pas arrestimit të Grubit. Bashkimi Demokratik për Integrim, subjekt që i përkiste Grubi, e ka vlerësuar si pozitive vendimin e tij për t’u kthyer në Maqedoni të Veriut. Ky subjekt tha se pret që procesi të zhvillohet sipas standardeve më të larta të sundimit të ligjit, transparencës dhe respektimit të rregullit të prezumimit të pafajësisë.

“BDI-ja mbetet e përkushtuar në qëndrimin e saj se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa selektivitet, pa standarde të dyfishta dhe pa ndikim politik. Vetëm një proces profesional i shpërben të vërtetës, institucioneve dhe besimit të publikut”.

BDI-ja ka thënë se do të monitorojë me kujdes procesin ndaj Grubit.

“Ashtu siç u pajtuan që ta lirojë atë, ashtu janë pajtuar edhe tani që ai të kthehet”, është shprehur zëdhënësja e Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Bogdanka Kuzeska.

Ajo e ka cilësuar arrestimin e tij në kufi si “teatër” dhe pretendoi se arratisja e tij kishte qenë në bazë të një marrëveshjeje politike. Kuzeska tha se për këtë, partia e saj kishte njoftuar në dhjetor të vitit 2024 dhe “tani vetëm është konfirmuar në sytë e publikut maqedonas”.

“Qëllimi është shpërqendrimi politik dhe mbrojtja e Qeverisë. Në këtë mënyrë, VMRO-DPME-ja, me mbështetjen e BDI-së, dëshiron të fsheh skandalin më të madh të drogës me 5 tonë narkotikë, që çon në krye të Qeverisë së [Hristijan] Mickoskit. Si ka mundësi që nuk ka pasur asnjë kamerë për pesë tonë drogë dhe ka kamera për Grubin? Qeveria po e vë nën kontroll gjyqësorin dhe Prokurorinë, rastet e Prokurorisë Speciale së po shkatërrohen, tani është momenti i duhur që Grubi të dorëzohet”, ka thënë Kuzeska.

Partia në pushtet VMRO-DPMNE iu përgjigj LSDM-së duke thënë se e kupton nervozizmin brenda kësaj partie për shkak të arrestimit të Grubit.

“Tani ai mund të paraqesë të dhëna për aferat dhe krimet për të cilat ka punuar së bashku me Zoran Zaevin, zëvendësin e Zaevit, Oliver Spasovskin dhe Venko Filipçen. Pikërisht për këtë arsye LSDM-ja po përpiqet të mbulojë gjurmët dhe në këtë mënyrë të shpëtojë veten”, është thënë në reagimin e VMRO-së.

Për arrestimin ka reaguar edhe koalicioni i partive shqiptare, VLEN, që bën pjesë në Qeverinë maqedonase. Nga ky koalicion thanë se Grubi përfaqëson “kutinë e zezë” për qeverisjen e BDI-së dhe se nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër përveçse të përballet me “mëkatet e tij”.

“Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofike zgjedhjet lokale dhe dështuan të gjitha premtimet e rreme të [Ali] Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe për hyrje të supozuar në qeveri, Artanit nuk i mbetet tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por, kush do të sakrifikohet bashkë me të, mbetet të shihet”, ka thënë koalicioni VLEN-i.

Arratisja e Grubit

Më pak se një muaj para se të jepte dorëheqje nga pozita e prokurorit të shtetit, Lupçe Kocevski ka thënë se hetimet për rastin e Lotarisë Shtetërore tashmë kanë përfunduar dhe pritet vetëm ekstradimi. Ikja e tij ka qenë pengesë për nisje të gjykimit.

Për dallim prej Grubit, i cili gjatë periudhës së arratisë kishte dyshime se po fshihej në Kosovë ose Shqipëri, avokati i Bajramit ka thënë më parë se klienti i tij nuk ka ikur, por ka jetuar jashtë Maqedonisë së Veriut disa muaj para se t’i bastisej shtëpia.

Prokuroria pati kërkuar ndalimin e Grubit dhe Bajramit, me arsyetim se ekziston dyshim i bazuar se veprimet e të dyve kanë pasur qëllim përfitimin e paligjshëm material.

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Penale pati kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për Grubin dhe Bajramin dhe po atë ditë autoritetet maqedonase patën lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar për të dyja figurat.

Artan Grubi pati thënë përmes një postimi në Facebook se nuk po arratiset mirëpo që ishte në një vizitë private në Kosovë dhe që do të kthehej në shtëpi. Ditën pas asaj deklarate, policia ka kërkuar në dy lokacione mirëpo nuk e ka gjetur atë.

Kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski pati thënë atëbotë se Grubi “bashkë me një person tjetër, biznesmen, është larguar nga Maqedonia [e Veriut] me makinë me targa diplomatike dhe është nisur drejt vendit fqinj Kosovës” dhe që Bajrami, sipas tij, nuk ka qenë brenda territorit maqedonas për kohë të gjatë.

Mes tjerash, Grubi është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit më 9 dhjetor, për shkak të, siç është thënë, përfshirjes në korrupsion, për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të mashtruar gjyqësorin.

Arsyetimi për përfshirje në këtë listë ishte sepse ata kanë marrë ryshfet për të ndikuar në procedurat gjyqësore që lidhen me dënimin penal të ish-drejtorit të Administratës së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, në rastin "Target" të hapur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), i cili kishte të bënte me përgjimet masive.

Grubi ishte anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të opozitës, dikur deputet dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së./REL

artan grubi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë