LIVE UPDATES
Bota

Asambleja e Republikës Sërpska diskuton për kushtetutën e re që e përcakton atë si shtet

Kjo është një lëvizje tjetër secesioniste nga autoritetet e RS-së, pasi javën e kaluar Asambleja miratoi ligje që ndalojnë punën e institucioneve shtetërore të drejtësisë së Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

12 Mars 2025, 14:55 Nga r.ll
Asambleja e Republikës Sërpska diskuton për kushtetutën e re
Foto ilustruese

BOSNJE HERCEGOVINË- Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska (RS) e ka filluar njërën nga dy seancat e posaçme, ku po diskutohet për miratimin e një kushtetute të re, e cila do ta përkufizonte si shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës.

Menjëherë pas përfundimit të seancës së parë, do të nisë seanca tjetër, ku Asambleja pritet të diskutojë për një draft-kushtetutë të RS-së dhe përmes saj, ajo pritet ta përcaktojë këtë entitet si shtet të popullit serb në Bosnje, t’ia japë të drejtën e vetëvendosjes, ta formojë ushtrinë dhe ta zhbëjë Këshillin e Popujve.

Kjo është një lëvizje tjetër secesioniste nga autoritetet e RS-së, pasi javën e kaluar Asambleja miratoi ligje që ndalojnë punën e institucioneve shtetërore të drejtësisë së Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezulloi zbatimin e ligjeve, RS-ja ka ngulur këmbë se ligjet do të zbatohen. Sistemi i qeverisjes në Bosnje e Hercegovinë – vend me rreth 3.1 milionë banorë – është ndër më të ndërlikuarit në botë.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Derisa Republika Sërpska mund të miratojë ligje për çështje të brendshme, ligjet dhe institucionet në nivel shtetëror mbeten mbi të gjitha, sipas kushtetutës.

Duke shpjeguar arsyet për miratimin e një kushtetute të re, ministri i Drejtësisë në RS, Millosh Buklloviq, tha se qëllimi është që të “përmirësohet rendi kushtetues dhe të harmonizohet kushtetuta me sovranitetin e Republikës Sërpska”.

“Miratimi i kushtetutës së re fillimisht është i nevojshëm që të ofrojë siguri ligjore, efikasitet të institucioneve dhe ruajtjen e kompetencave kushtetuese të RS-së, në përputhje me pozicionin e saj të përcaktuar nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit dhe Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës”, tha Buklloviq.

Ai shtoi se kushtetua aktuale e RS-së është miratuar në “rrethana specifike” dhe gjatë dekadave të fundit ka pësuar shumë ndryshime, “shumë nga të cilat ishin të imponuara, kundër vullnetit të institucioneve dhe qytetarëve të RS-së”.

“Ndryshime të tilla kanë shkelur rendin kushtetues dhe kanë dobësuar sovranitetin institucional”, tha Bukelloviq.

Deputeti dhe lideri i Listës së Drejtësisë dhe Rendit në opozitë, Nebojsha Vukanoviq, u bëri thirrje deputetëve që të mos marrin vendime për kushtetutën e re, pasi kjo është një “lëvizje shumë e rrezikshme” që synon mbrojtjen e Millorad Dodik.

"Dhe ju doni të ndryshoni të gjithë kushtetutën në ditëlindjen e liderit tonë (Dodikut). Do të lini pasoja katastrofike. A ka njeri që mund t'i thotë atij në fytyrë se po gaboni? Ju na urreni për të vërtetën”, tha Vukanoviq.

Para nisjes së seancës plenare, përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, u bëri thirrje deputetëve që ta “parandalojnë sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”.

Drafti për kushtetutën e re të RS-së paraqet shkelje të marrëveshjes për paqe dhe asaj të Bërçkos, dhe i vë të dyja në rrezik, shkroi Schmidt në X.

Në po të njëjtën seancë, deputetët do të diskutojnë edhe për krijimin e një gjykate të posaçme dhe të një zyreje prokuroriale për “mbrojtjen e rendit kushtetues”.

Seanca udhëhiqet nga Nenad Stevandiq, kryetar i Asamblesë Kombëtare të RS-së, ndaj të cilit Prokuroria e Bosnjës ka lëshuar një urdhër për ndalim në mënyrë që të merret në pyetje.

Urdhër i tillë është lëshuar edhe ndaj presidentit të RS-së, Millorad Dodik, dhe kryeministrit të këtij entiteti, Radovan Vishkoviq.

Seanca e Asamblesë Parlamentare të RS-së vjen pas një sërë vendimesh që entiteti serb i Bosnjës i mori në ditët e fundit, pasi presidenti i saj Millorad Dodik u dënua më 26 shkurt nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës së presidentit për gjashtë vjet.

Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska miratoi ligje më 27 shkurt të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Dodik i dekretoi këto ligje më 5 mars. Por, dy ditë më vonë, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës i shpalli jokushtetuese këto ligje, duke i pezulluar përkohësisht, ndërsa pritet t’i ndalojë ato përfundimisht pas një shqyrtimi të plotë. Sekretari amerikan i Shtetit Rubio tha më 8 mars se veprimet e Dodikut përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj./REL

republika srpska

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj