Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të enjten amerikanët do të mësojnë nëse vendimi për shpalljen fajtor të ish-presidentit Donald Trump do të përdoret si një pikë sulmi në skenën e debatit nga rivali i tij demokrat, presidenti Joe Biden.
SHBA- I pari nga dy debatet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet të enjten. Pak ditë para, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, retorika e kandidatëve rreth temave më të ndjeshme si emigracioni dhe çështjet penale kundër ish-presidentit Donald Trump, po ashpërsohet.
Të enjten amerikanët do të mësojnë nëse vendimi për shpalljen fajtor të ish-presidentit Donald Trump do të përdoret si një pikë sulmi në skenën e debatit nga rivali i tij demokrat, presidenti Joe Biden.
“Nuk është vetëm përmendja e Donald Trumpit si një kriminel i dënuar, por edhe sjellja dhe karakteri i tij. Mos harroni, ai ka falimentuar gjashtë herë. Kjo nënkupton se ai nuk është thjeshtë një sipërmarrës i keq. Kjo do të thotë se ai ka mashtruar punonjësit e vegjël, që mbështeteshin tek ai për jetesë”, thotë Mitch Landrieu, bashkëkryetar i fushatës së dyshes demokrate Biden-Harris.
Zoti Trump i mohon këto akuza. Ai është zotuar se do ta apelojë vendimin.Ndërsa zoti Biden po përgatitet për debatin e ardhshëm presidencial pas dyerve të mbyllura, republikani Trump vazhdoi fushatën gjatë fundjavës.
Ai foli në dy tubime, në Uashington dhe Filadelfia. Zoti Trump nuk e fshehu dëshirën e tij për të debatuar dhe herë pas here pyeste mbështetësit e tij se si duhet të sillet gjatë përballjes me presidentin Biden.
"A duhet të jem i ashpër dhe i pamëshirshëm dhe t’i them se ju jeni presidenti më i keq në histori, apo duhet të jem i sjellshëm, i qetë dhe ta lë të flasë?”, pyeti zoti Trump mbështetësit të cilët brohorisnin “i ashpër”.
Kandidati i pritshëm republikan për president u kujtoi votuesve gjatë tubimeve qëndrimin e tij ndaj emigrantëve pa dokumente.
"Në ditën e parë, do të fillojmë opreacionin më të madh të deportimit në historinë e Amerikës. Nuk kemi rrugë tjetër”, tha zoti Trump.
Presidenti Biden vendosi kufizime për numrin e azil-kërkuesve në kufirin jugor. Por ai gjithashtu njoftoi një plan javën e kaluar, që do t’u hapte rrugë drejt nënshtetësisë bashkëshortëve pa dokumente të qytetarëve amerikanë.
Në një intervistë për rrjetin NBC, bashkëkryetari i fushatës elektorale të presidentit Biden fajësoi zotin Trump dhe republikanët për status quo-në.
"Kufiri ka patur probleme gjatë 20, apo 30 viteve të fundit. Në ditën e parë, Joe Biden dërgoi në Kongres një propozim gjithëpërfshirës për reformën e emigracionit. Ata nuk bënë asgjë me të”, tha zoti Landrieu.
Përveç emigracionit, presidenti Biden dhe ish-presidenti Trump do të pyeten edhe për çështje të tjera me rëndësi në debatin e parë presidencial që organizohet nga rrjeti CNN më 27 qershor./ VOA
Foto ilustruese FINLANDË- Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve kundër gripit të shpezëve nga java...
Cameron BRITANI- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ra viktimë e një mashtrimi nga disa rusë që imitonin ish-preside...
mark rutte BRUKSEL- Vendet anëtare të NATO-s kanë finalizuar zgjedhjen e tyre për Mark Rutte si sekretarin e ri të Aleancës, ...
Foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presidentit Joe Biden në çështjen e ngritu...
anija MEKSIKË- Një zjarr ka shpërthyer në "Ikonën e deteve", anijen më të madhe të lundrimit në...
Foto ilustruese PODGORICË- Në konferencën ndërqeveritare të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi, e cila u mbajt të më...
Trump UASHINGTON- Në vitin 2016, fushata presidenciale e zotit Donald Trump i bënte jehonë zotimit për të goditur “ter...
albin kurti BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas dështimit të mbajtjes së takimit trepalësh në Bruksel ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur pas takimit tre palësh të zhvilluar me kryem...
Scholz GJERMANI- Sukseset elektorale të së djathtës populiste "ngjarje drastike": në një deklaratë qeveritare, kancelari Scho...