Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një ditë më parë, Putin tha se Rusia ka testuar me sukses raketën lundruese, që funksionon me energji bërthamore, Burevestnik armë me kapacitet bërthamor që Moska pretendon se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse.
SHBA- Presidenti amerikan, Donld Trump, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend se të testojë raketa me kapacitet bërthamor. Udhëheqësi amerikan shtoi se vendi i tij e ka të pozicionuar një nëndetëse bërthamore afër brigjeve të Rusisë.
Një ditë më parë, Putin tha se Rusia ka testuar me sukses raketën lundruese, që funksionon me energji bërthamore, Burevestnik armë me kapacitet bërthamor që Moska pretendon se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse. Putin tha se shteti do të lëvizë drejt dislokimit të kësaj arme.
Moska tha se raketa 9M730 Burevestnik (e njohur si Storm Petrel) kishte fluturuar 14.000 kilometra. I pyetur në bordin e avionit presidencial për testimin e raketës, që NATO e ka quajtur SSC-X-9 Skyfall, Trump tha se SHBA-ja nuk ka nevojë të fluturojë aq larg, pasi ka një nëndetëse bërthamore në brigjet e Rusisë.
“Ata e dinë që ne kemi një nëndetëse bërthamore, më të mirën në botë, pranë brigjeve të tyre. Kështu që, nuk kemi nevojë të fluturojmë 8 mijë milje [14.000 kilometra]. Dhe, për hir të së vërtetës, nuk mendoj se është gjëja e duhur që Putini të flasë për këtë. Ai duhet t’i japë fund luftës, luftë që duhej të zgjaste vetëm një javë... e që tani është në vitin e katërt të saj, e jo të testojë raketa”, u tha Trump gazetarëve sipas një audio-incizimi të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Që kur u bë publik raketa 9M730 Burevestnik më 2018, Putin e ka paraqitur këtë armë si përgjigje ndaj lëvizjeve të SHBA-së për të krijuar një mburojë nga sulmet ajrore, pasi Uashingtoni më 2001 u tërhoq nga Traktati për raketa antibalistike i vitit 1972. I pyetur për deklaratat e Trumpit, Kremlini tha se Rusia udhëhiqet nga interesat e saj kombëtare, por nuk sheh arsye që testimi i raketës të përkeqësojë raportet me Shtëpinë e Bardhë.
“Pavarësisht gatishmërisë sonë për dialog me Shtetet e Bashkuara, Rusia para së gjithash presidenti i saj- udhëhiqet nga interesat kombëtare”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Trump vazhdimisht ka folur për dislokimin e nëndetëseve amerikane pranë brigjeve të Rusisë, pas deklaratave të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, mbi rrezikun e një lufte midis dy fuqive bërthamore. Megjithatë, është gjë e rrallë që palët të flasin publikisht për vendndodhjen e nëndetëseve të armatosura me armë bërthamore. Duke folur për testimin e raketës ruse, Trump u shpreh:“Ne testojmë raketa gjatë gjithë kohës”.
“Ata nuk po luajnë lojëra me ne, e as ne nuk po luajmë lojëra me ta”, tha Trump.
Foto ilustruse HUNGARI - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të diskutojë për sanksionet e SHBA-së ndaj kompanive ruse t&eum...
Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar IZRAEL- Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar ka thënë se Izraeli nuk do të pranoj&eum...
Foto ilustruese SHBA- Kryeministri kanadez Mark Carney thotë se është gati të flasë me Donald Trump pasi presi...
miliarderët SHBA- Miliarderët Richard dhe bashkëshortja e tij, Nancy Kinder nga Houston, SHBA, njoftuan se do të ndajnë ...
Brigitte Macron FRANCË- Gjyqi i dhjetë personave të akuzuar për ngacmim online të Brigitte Macron, bashkëshortes së...
Foto ilustruse JAPONI- Guvernatori i Prefekturës Akita të Japonisë, ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të mbroj...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në mes të një rinovimi.&nb...
Donald Trump SHBA- Donald Trump përjashtoi mundësinë e kandidimit për zëvendëspresident në vitin 2028, nj...
Foto ilustruese ITALI- Zyra e prokurorit të Milanos ka zbuluar një nga skandalet më të mëdha të mbikëqyrjes kibernetike ...
Muzeu i Luvrit PARIS- Një gjurmë ADN-je ishte ajo që "zhbllokoi" hetimet dhe çoi te autorët e grabitjes në Luv&e...