LIVE UPDATES
Bota

Avionë luftarakë për Ukrainën, si po përgatiten furnizimet

Kancelari Scholz refuzon avionët luftarakëri Scholz në një intervistë për “Tagespiegel” u shpreh se furnizimet me avionë luftarakë nuk janë në rend të ditës.

5 Shkurt 2023, 09:15 Nga A.B

Avionë luftarakë për Ukrainën, si po përgatiten

Në Ukrainë analistët ushtarakë janë të bindur, se vendi brenda pak muajsh do të zotërojë avionë perëndimorë luftarakë. “Tema e avionëve luftarakë është në rend të ditës, dhe mendoj, se zgjidhja do të jetë brenda pak muajsh”, tha në Kiev për DW, analisti ushtarak, Taras Khmut. Që në “pjesën e dytë të vitit, ndoshta në fund të vitit ato mund të jenë në Ukrainë.” Analisti ukrainas është i bindur rreth “99,8%” se është marrë “vendimi politik”. Sipas tij zbatimi praktik për avionët luftarakë që tani ka shkuar deri në “70%”. Vërtet që ka shenja, se diskutimi i Kievit me më shumë se 50 vendet mbështetëse të grupit të kontaktit të Ukrainës nën drejtimin e SHBA ka ecur përpara dhe se vlerësimi ukrainas është më pranë planeve faktike, se debati për avionët luftarakë në perëndim, sidomos në Gjermani. Kancelari Scholz refuzon avionët luftarakëri Scholz në një intervistë për “Tagespiegel” u shpreh se furnizimet me avionë luftarakë nuk janë në rend të ditës.

“Këtu bëhet fjalë për armatim me një potencial më të madh strategjik, që do të ndikojnë shumë në ecurinë e luftës, shumë më tepër se tanket”, është i mendimit eksperti ushtarak nga Kievi, Khmut. Në mesin e shkurtit takohet sërish në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein Grupi i Kontaktit. Andrij Jermak, këshilltar i presidentit ukrainas shkroi se “puna për sigurimin e avionëve luftarakë F-16 vazhdon”. Sipas Jermak Ukraina ka marrë sinjale pozitive nga Polonia. Kurse “New York Times” përgjigjen negative të Joe Biden ndaj pyetjes së një gazetareje para disa ditësh, nëse SHBA do të dërgojnë avionë luftarakë F16 në Ukrainë e interpreton si një model të njohur. Fillimisht Ukraina kërkon publikisht armë moderne, gjë që refuzohet nga administrata e Bidenit. Kjo pastaj propozon në heshtje që Ukraina të marrë të njëjtën tip armësh më shpejt nga aleatët perëndimorë, kështu fillon debati e vazhdon, derisa në fund Uashingtoni hap dyert për sisteme të tjera armësh. Një model që përsëritet me synimin për të çorientuar Kremlinin.

Instituti amerikan kritikon hezitimin gjerman

Në një kohë që debatet disamujore për furnizimin e Ukrainës me tanke perëndimorë luftarake si Leopard 2 nga prodhimi gjerman, mund të kenë përshpejtuar vendimin për avionët luftarakë perëndimorë. Në frontet në lindje dhe jug të Ukrainës, ushtria ruse ka filluar ofensivën në disa zona. Ushtria ukrainase pas rifitimit të territoreve deri në fund të verës 2022 është sërish nën presion. Në Uashington ka kritika për hezitimin e kancelarit Scholz. “Vonesat e vazhdueshme të vënies në dispozicion të materialit perëndimor, kur bëhej e qartë se ai nevojitet ose do të nevojitet shumë shpejt kanë çuar në zgjatjen e konfliktit”, shkroi në fund të janarit, Instituti për Studimet e Luftës, “Institute for the Study of War (ISW)”.

Vërtet që premtimet gjermane për tanke luftarake janë të rëndësishme për ofensivat e tjera, por vonesat ndoshta kanë bërë që Ukraina të mos ketë shans për një kundërofensivë këtë dimër, sipas ISW. Edhe Nico Lange, ekspert ushtarak për Ukrainën nga Konferenca e Sigurisë në Mynih shkruan në një blog për një “shans të humbur për Ukrainën”. Rusia ka pasur “kohë të rrisë dendësinë e trupave, të forcojë pikat e mbrojtjes dhe trajnojë dhe të afrojë trupa të reja”. Por në të njëjtën kohë shtetet mbështetëse të Ukrainës nën lidershipin amerikan ranë dakord në fund të janarit për hop cilësor në drejtim të mbështetjes së Ukrainës me tanke luftarake.

Avionë të vegjël luftarakë të shpërndarë në Ukrainë?

Instituti i njohur londinez, Royal United Services Institute (RUSI), që këshillon forcat e armatosura britanike që në fillim të nëntorit, në fazën e debatit për tanke luftarake kishte kërkuar avionë luftarakë për Ukrainën. “Aviacioni luftarak ukrainas ka nevojë për avionë perëndimorë modernë dhe raketa”, për të mbajtur në distancë aviacionin luftarak rus. Sipas institutit edhe “një numër i vogël avionësh perëndimorë luftarakë do të kishte një efekt të madh kërcënues”, shkruan eksperti Justin Bronk. RUSI rekomandon shpërndarjen e avionëve luftarakë perëndimorë në grupe të vogla në Ukrainë.

Sipas Bronk “çdo avion luftarak perëndimore që jepet si furnizim shpejt ose në plan afatmesëm duhet të jetë në gjendje të veprojë i shpërndarë, me ekipe të vogla dhe aparatura mobile që të fluturojë edhe nga pista jo të përshtatshme fluturimi për të mënjanuar neutralizimin nga sulmet e raketave ruse.” Sipas zëdhënësit të aviacionit luftarak ukrainas, Jurij Ihnat për televizionin francez, Ukraina duhet të ngrejë 5 brigada aviacioni luftarak me një tip të vetëm avioni perëndimor shumëpërdorimësh. Për momentin sipas tij bëhet fjalë “se cili tip avioni do të jetë”./ DW

avione

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen