LIVE UPDATES
Bota

Azilkërkuesit rrisin tensionet mes Francës dhe Italisë, Meloni: Parisi agresiv! Ministrja franceze: U treguan çnjerëzor

Qeveria franceze e quajti Italinë “të papërgjegjshme” dhe “çnjerëzore” që nuk i erdhi në ndihmë anijes, e cila prej javësh kishte qëndruar në ujërat italiane. Në bordin e anijes kishte njerëz të sëmurë që ishin shpëtuar në detin midis Libisë dhe Italisë. 

11 Nëntor 2022, 16:57 Nga e.k
Azilkërkuesit rrisin tensionet mes Francës dhe Italisë, Meloni:
Anija e emigrantëve

ITALI- Franca dhe Italia kanë intensifikuar grindjet e tyre për emigracionin pasi një anije që transportonte qindra azilkërkues të shpëtuar në Mesdheun qendror u ankorua në portin francez të Toulon pas gati tre javësh të lënë në det të hapur pasi qeveria Meloni nuk jepte autorizm për zbarkimin e tyre në portet italiane. Qeveria franceze e quajti Italinë “të papërgjegjshme” dhe “çnjerëzore” që nuk i erdhi në ndihmë anijes, e cila prej javësh kishte qëndruar në ujërat italiane. Në bordin e anijes kishte njerëz të sëmurë që ishin shpëtuar në detin midis Libisë dhe Italisë. 

“Besimi është thyer”, tha për radion Franceinfo, ministrja franceze për çështjet evropiane, Laurence Boone.

Ajo tha se Italia kishte marrë një “vendim të njëanshëm” që “vuri jetë në rrezik” dhe nuk ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar ose rregullat evropiane. Përplasja shënon një përçarje të thelluar në marrëdhëniet e Parisit me kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni, Meloni iu kundërpërgjigj Francës,në një konferencë shtypi se ishte “e goditur nga reagimi agresiv i qeverisë franceze, i cili nga këndvështrimi i saj është i pakuptueshëm dhe i pajustifikuar”.

“Unë u trondita shumë nga reagimi agresiv i qeverisë franceze, i cili është i pakuptueshëm dhe i pajustifikuar. Në vend që të izolojnë Italinë, do të bënin mirë të izolonin skafistët. Që nga fillimi i vitit, në Itali kanë hyrë diku tek 90 mijë persona. Në marrëveshjen e zhvendosjes, pjesë e së cilës janë janë 13 vende europiane, llogaritet të zhvendosen rreth 8 mijë vetë, pra më pak se 10%. E dini sa janë zhvendosur deri tani? 117. E dini sa ka marrë Franca? 38 gjithsej. Për çfarë zemërohet Franca? Që Italia duhet të jetë porti i vetëm i zbarkimit të klandestinëve nga Mesdheu? Sepse nuk është shkruar asgjëkund në marrëveshje në gjë e tillë. Kjo nuk shkruhet në asnjë marrëveshje besoj se nuk është e drejtë", tha Meloni.

Të premten në mëngjes, 230 pasagjerët e anijes, përfshirë 57 fëmijë, mbërritën në Toulon. Katër pasagjerë me vështirësi të rënda shëndetësore ishin nxjerrë nga anija me helikopter të enjten dhe u transferuan në një spital francez.

Pasagjerëve të Ocean Viking do t'u jepet ndihma mjekësore dhe do të intervistohen në një qendër administrative në portin detar të Toulon. Ata që kanë të drejtë të bëjnë kërkesa për azil më pas mund të zhvendosen në vende të tjera evropiane, 11 prej të cilave duke përfshirë Gjermaninë, Luksemburgun, Bullgarinë dhe Portugalinë kanë ofruar të marrin dy të tretat e pasagjerëve në “solidaritet”. Ata që Franca vendosi se nuk kishin të drejtë të bënin një kërkesë për azil do të kthehen në vendet e tyre të origjinës, tha ministri i brendshëm francez, Gérald Darmanin.

Franca nuk kishte lejuar kurrë më parë një anije shpëtimi që transportonte refugjatë të zbarkonte në bregdetin e saj, por tha se e bëri këtë këtë herë sepse Italia u kishte refuzuar hyrjen. Darmanin tha se azilkërkuesit ishin përgjegjësi e Italisë sipas rregullave të BE-së dhe se masa franceze për të lejuar ankorimin e anijes ishte një masë e jashtëzakonshme e marrë për arsye njerëzore për shkak të situatës së rëndë të shumë njerëzve të sëmurë në bord. Ai tha se ata u shpëtuan në det kur kishin qenë vetëm "disa orë nga vdekja". Darmanin tha se presidenti francez, Emmanuel Macron, ishte përpjekur për ditë të tëra të bindte autoritetet italiane të pranonin ligjin ndërkombëtar që varka të mund të shkonte në portin më të afërt italian por hasi në kundërshtinë e fortë të Melonit.

Ai tha se refuzimi i Italisë për të pranuar emigrantët ishte i pakuptueshëm dhe se do të kishte “pasoja të rënda” për marrëdhëniet dypalëshe të Italisë me Francën dhe me BE-në në tërësi. Ai tha se autoritetet italiane kishin qenë joprofesionale për të lejuar anijen të priste në det për 20 ditë pa një vendim nëse mund të ankorohej. Si pasojë e mosmarrëveshjes, Franca tashmë ka vendosur të ngrijë një plan për të marrë 3500 azilkërkues aktualisht në Itali, pjesë e një marrëveshjeje evropiane për ndarjen e "barrës".

I pyetur në lidhje me komentin e lideres franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, se Franca po tregohej "dramatikisht" e butë ndaj imigracionit duke lejuar që varka të ankorohej, Darmanin tha: "Çfarë kërkon Marine Le Pen? Për të lënë fëmijët të vdesin në atë anije pak metra larg porteve tona?”

france itali laurence boone georgia meloni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet