10 Maj 2025, 09:55
Nga M.L
Foto ilustruese
KIEV- Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer mbërritën në Kiev ditën e sotme në mëngjes me qëllim që të shprehin mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe t'i kërkojnë Rusisë të pranojë një armëpushim "të plotë dhe pa kushte" 30-ditor dhe tashmë po takohen me Volodymyr Zelensky dhe Donald Tusk në pallatin presidencial.
Të tre udhëheqësit zbritën së bashku nga treni që i çoi ata nga Polonia në Kiev. Vizita e udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Britanisë dhe Polonisë i përgjigjet simbolikisht festimeve të mbajtura të premten në Moskë për 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në prani të Presidentit rus Vladimir Putin dhe rreth 20 udhëheqësve të huaj, përfshirë Presidentin kinez Xi Jinping.
"Ne vazhdojmë të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën. Po intensifikojmë presionin tonë mbi makinën ruse të luftës derisa Rusia të pranojë një armëpushim të qëndrueshëm", theksuan të katër udhëheqësit në një deklaratë të përbashkët dje.
Macron, Starmer, Merz dhe Tusk do të marrin pjesë së bashku me Zelenskyn në një konferencë online me udhëheqës të tjerë të "aleancës së të vullnetshmëve", vendeve perëndimore, kryesisht evropiane, që janë të gatshme t'i ofrojnë "garanci sigurie" Ukrainës.
Udhëheqësit evropianë po shkojnë në Kiev të mbështetur nga apeli i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili të enjten i bëri presion Rusisë të pranonte një "armëpushim 30-ditor pa kushte", ndërsa kërcënoi Moskën me sanksione të reja nëse ajo refuzon.
Duke folur për rrjetin televiziv amerikan ABC, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, vlerësoi se përpara se të shpallet një armëpushim, dërgesat e armëve perëndimore në Kiev duhet të ndalen, pasi përndryshe "Ukraina do të gjendet në një pozicion të favorshëm", në një kohë kur "trupat ruse po përparojnë me besim" në front. Peskov deklaroi gjithashtu se Kievi nuk është gati për negociata.
emmanuel macron friedrich merz keir starmer
Bota
10 Maj 2025, 09:41
M.L
Jacqueline Ma
SHBA- Një ish-mësuese e vlerësuar me çmime nga Kalifornia do të kalojë 30 vitet e ardhshme në burg p&eum...
Bota
10 Maj 2025, 09:35
M.L
Papa Leo XIV
ITALI- Menjëherë pasi përshëndeti turmën nga ballkoni me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit të enjten në ...
Bota
10 Maj 2025, 09:26
r.ll
foto ilustruese
DANIMARKË- Këtë të premte, vëmendja është përqendruar në ishullin danez Bornholm në ...
Bota
10 Maj 2025, 09:22
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Nëse ndonjëherë ju është bërë e pavendosur mendja ndërsa po bënit diçka, nuk jeni...
Bota
10 Maj 2025, 09:18
M.L
Foto ilustruese
IRAN- Irani po përgatitet t’i dërgojë Rusisë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, të...
Bota
10 Maj 2025, 09:12
M.L
Foto ilustruese
INDI- Bota vazhdon të shikojë me padurim mundësinë që India dhe Pakistani të vazhdojn&eum...
Bota
10 Maj 2025, 08:38
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump , programi i të cilit për deportimin masiv po përballet me pengesa l...
Bota
10 Maj 2025, 08:35
M.L
Foto ilustruese
INDI- India ditën e sotme e përshkroi si një përshkallëzim të rrezikshëm valën e sulmeve të ni...
Bota
10 Maj 2025, 08:27
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Izraeli është i shqetësuar për lëvizjet e fundit të Presidentit Trump, të cilat tre...
Bota
10 Maj 2025, 08:16
M.L
Papa Leo XIV
ITALI- Nga Çikago dhe famullia ku ishte prift, Robert Prevost u ngjit në krye të Kishës Katolike si&...